Rreth Artikullit

Autori

Lulja e thyer e nje Kombi – Alma Ajazi

 

eshte armiku i drejtesise. Heshtja tregon dobesi dhe ajo turbullon dhe kyc te verteten. Nuk duhet te triumfoje dallga kallkan, por buzeqeshja e diellit ne faqet e historise.Mund te themi me bindje se ka ardhur koha qe padrejtesite te rivendosen ne vend,krimi te ndeshkohet dhe progresi dhe civilizmi te domonojne ne nje bote te paqte dhe korrekte.Ne kete rrefim ekskluziv,Alma Ajazi tregon per sfiden e se ardhmes se saj,si pjese integrale e shqiptarizmit ajo kerkon te ndeze driten e shpreses se madhe per kombin tone.

Alma mund te flisni pak per projektin Lulja e thyer e nje Kombi….

Lulja e thyer i nje kombi do jete titulli i nje libri i nderthurur me poezi qe kam deshire te publikohet ne te ardhmen.

Kur keni deshire te publikohet?

Pikesynimi im eshte te publikohet brenda vitit, eshte nje liber qe po i perkushtohem shume.

Pse pikerisht zgjodhet kete titull?

Te them te drejten, me lindi shume natyrshem ky titull. E dija shume qarte thelbin e drejtimit te permbajtjes se faqeve te ketij libri dhe cilat tema do prekeshin ne kete liber.Ne shikimin tim lulja perfaqeson qytetaret, individet, njerezit ne nje . Dhe kjo lule eshte e thyer, ose eshte vyshkur nga padrejtesite dhe fenomenet brutale qe kane mundur te prekin shoqerine brenda mureve te nje Kombi.Pikerisht simbolin e lules, sepse lulja eshte e bukur dhe delikate. Duke hedhur syte nga ngjarjet historike dhe politike, shtetet e fuqishme kane pasur dukshmerine te triumfojne ndaj nje shteti qe nuk eshte i fuqishem.Nga historia jemi njohur qe shtete shtetet e vogjel jane gjithmone perpara presioneve te shteteve me te fuqishem.Kjo diskordance ka  qene e dukshme ose edhe fshehur. Nuk duhet te harrojme qe nenshtrimi sjell gjithmone pasoja te rrenda ne te ardhmen.

Sipas idese tuaj ne kopertinen e librit paraqitet nje femer,kush eshte kjo dhe perse pikerisht kjo zgjedhje?

Do kisha deshire ne keto momente mos te diskutoja dhe te perqendrohesha ne aspektin e kopertines, por do preferoja te preknim thelbin kryesor te librit dhe si u lind kjo ndjenje tek une.

Cfare temash do te trajtohen ne kete liber?

Me kujtohen disa fjale te Presidentit John F. Kennedy: “Mos prit se cfare do bej vendi per ju, por cfare do te besh ti per vendin”. Ky liber me poezi do pasqyroje nje teme teper delikate dhe nje tragjedi te erret dhe te dhimbshme te nje pjese vitale te kombit tone. Nje teme e cila akoma nuk ka gjetur zgjidhjen qe meriton, pasi heshtja dhe mospranimi ka turbulluar te verteten,kur historia e vertete eshte shendruar ne nje deformim te ngjarjeve aktuale qe kane ndodhur. Une si nje qytetare shqipetaro-amerikane dhe si nje intelektuale e re ndjej pergjegjsine te them      e te mbroj verteten historike, ta nxjerre ne drite ate,te luftoj per drejtesine me mundesite qe me jepen.Babait im me thote shpesh: “Heshjat eshte per te vdekurit……..” Kam shume vite qe po ndjek me shume vemendje tragjedine Came, duke lexuar versione te ndryshme ndaj ngjareve.Dua te shkruaj mbi ceshtjen Came,te shkruaj per Camerine sepse ne keto momente historike ku ndodhemi duhet me teper pergjegjsi e perkushtim per kete pjese Shqiperie.Materialet qe do te shfaqen neper faqe do pershkruajne ngjarjet me te egra dhe te pameshirshme qe mund ti behet nje popullsie te pafajshme,shqiptareve te Camerise.

Pse pikerisht i referohesh kesaj ceshtje?

Gjyshja ime e cila jeton ne Sarande, ka lindur ne Filat. Dhe kur isha e vogel,me benin te qaja historite e dhimbshme qe ajo tregonte per genocidin ne Cameri, dhe se si u nda Shqiperia ne Konferencen e ne vitin 1913. Isha nje femije shume kurioz dhe i lutesha gjyshes te fliste me shume. Sa do qe isha e vogel,ruaj ende imazhin e gjyshes ne mendjen time, zerin e saj te perlotur, nje fytyre engjellore e cila shfaq lumenjte e dhimbjes ne lekuren e saj. Ndjej qe kam nje detyrim personal ndaj saj dhe ndaj te gjitha gjysheve came.Kam deshire qe kjo padrejtesi,ky genocid makaber, perdhunimet antinjerezore, shtepite qe digjeshin, krimet brutale qe u orkestruan ndaj cameve ne Filat, Gumenice, Paramethi,Parga, Margellic te dalin ne drite, dhe te njihet si genocid antinjerezor, sic njihet dhe Genocidi i Holokaustit.Pra te njihen ngjarjet aktuale, ashtu sic kane ndodhur ato.Kam deshire te triumfoje e verteta dhe jo deformimi historik.Asnje komb dhe asnje shoqeri nuk meriton keto akte brutale. Deshiroj qe kjo ceshtje te marr drejtesine e duhur, qe viktimat e gjenocidit, femijte e tyre te kene nje ndjenje te ngrohte shpirterore, sa do qe i kane te lenduara nga keto ngjarje dhe traumat qe kane kaluar.

Je ne dijeni qe po trajtoni nje teme teper provokuese dhe delikate?

E di dhe e ndjej plotesisht me qenien time qe kjo teme eshte teper delikate. Dhe kur ulem ne tavoline,qe behem gati te shkruaj, perfytyroj ngarjet se si mund te kene ndodhur. Dua qe shkrimet qe do shfaqen ne faqet e ketij libri, te afrojne nje emocion dhe sinqeritet njerezor tek lexuesi.Po e shpreh perseri,kam deshire te pasqyrohet e verteta. Po trajtoj nje teme teper te dhimbshme dhe me shume plage, nje genocid qe nuk kam deshire te mbyllet nga heshtja dhe harresa e qellimte.Nuk jam une e para qe po shkruaj mbi Camerine. Pergezoj faktin dhe lavderoj autoret shqipetare dhe te huaj qe kane patur kurajon te shkruajne mbi Camerine, por me teper qe nuk e braktisin te verteten ndaj asaj qe ka ndodhur. Po permend Miranda Vickers,nje shkrimtare e huaj qe ka hedhur shume drite mbi kete ceshtje.Por edhe organizata dhe forca politike qe veprojne ne Shqiperi e diaspore.

Si mendoni te zgjidhet kjo ceshtje?

Se pari,kur nje shteti i mungon thelbi patriotik dhe dashuria per atdheun, kjo eshte nje semundje e cila tret rrenjet dhe shtyllat e nje kombi. Te lutem,nuk dua te keqkuptohemi, nuk po flas per nje patriotizem ektrem, por te shfaqim dashurine dhe respektin qe Shqiperia meriton dhe pergjesite tona si pjese perberse e saj.Se dyti, kjo teme nuk duhet te neglizhohet nga politikanet tane, por te shtrohet si teme dite.Se treti, kam besim tek diplomacia shqiptareper detyrimin qe duhet te kete ndaj ketij problemi madhor. Shteti shqipetar duhet te krijoje nje klime dialogu dhe bashkepunimi me qeverine greke per kete problem. Sic cdo qe ka detyrime te mbroje dhe qytetaret e tij, shteti yne duhet te eci ne kete rruge dhe jo te trembet nga bizantizma qe do te verehen tek bashkedialoguesit.Dilemat dhe sfidat qe prekin nje shtet, duhen te zgjidhjen nepermjet diplomacise,negociateve, dhe instuticioneve te drejtesise, pra duhet kultivuar zgjidhja juridike qe qeshtja Came te fitoj drejtesine qe i takon.Sigurisht qe problemet nuk zgjidhen brenda dites, por duhet marre iniciativen e paster dhe miqesore per bashkepunim dhe mirkuptim njerezor e politik.

Keni qene ndonjehere ne Greqi?

Po kam qene dhe kam jetuar atje, ne periudhen kur isha studente ne shkollen Amerikane. Ishte nje ekperience e vlefshme per mua.

Si i konsideroni greket?

Greket jane te dashur dhe mireprites si ne shqiptaret. Ne cdo shoqeri egzisotjne njerez qe te lejne mbresa te embla dhe te hidhura nga mbas. Te pergjithesosh njerezit dhe ti futesh ato ne nje kategori, eshte nje arsyetim i gabuar.

A flisni gregjisht, dhe nqs po pse e keni zgjedhur si gjuhe ?

Kam nje pasion per gjuhet e huaja, pasi cdo gjuhe e huaj qe te flasesh tregon kulture tek njeriu. E zoteroj greqishten per te komunikuar dhe besoj so ne te ardhmen do ta zoteroj pothuajse te plote.

Kur mendoni qe libri te hyje ne treg dhe si do ti prisni kritikat?

Kritikat jane gjithmone te mirepritura tek une, dhe i degjoj me shume vemendje, sepse ne kritika, kritika duhet konsideruar nje mesim,kur njeriu reflekton mbi vetevetem dhe mundohet te permiresohet.Por ne kete liber une kam djekur nje nga pasionet e mija, e cila eshte fryma e drejtesise.

Ne nje poezi qe titullohet “Perdhunimi filatit 1944″, cfare te ka frymezuar?

Me kane frymezuar shume faktore,por do te mund te permend vetem nje,familja.Ka qene faktore si familja, natyra, muzika nje nga melodite e Enio Morricone “Vittime di Guerra” qe kur e degjoj me ngjeth mishin, bukurite,dramat,sfidaT, dhimbjet e jetes, bukurite mahnitese te Shqiperise, kontaktet e ndryshme qe kam me njerezit ne diten e perditshme. Pasioni im per ceshtjen e Camerise,kurioziteti te eci prane te vertetes dhe te ndjek te vertetes. Por mbi te gjitha, morali ndaj shoqerise sone.

Kujt ja dedikon kete liber?

Do te lexohet ne faqet e para te librit.

Dua te di Alma,si e kuptoni fjalen civilizim, mbase po dal pak nga tema?

Kur njerezit arrijne te bashkejetojne sebashku ne harmoni dhe paqe duke respektuar kulturen,traditat, dhe diferencat e njeri tjeterit, atehere kete konsideroj civilizim. Fjala civilizim tek une nuk eshte vetem te kuptosh arritjet e shkences, mjekesise, apo te teknologjise. Kam tendencen ti analizoj gjerat me thelle.

Alma ju urojme suksese me projektet e te ardhmes.

Ju faleminderit, gjithashtu edhe ju, dhe perzemersisht ju uroj nje Vit te mbare.

Bisedoi: Ilirian  JANINA

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.