Rreth Artikullit

Autori

Çamet leter presidentit francez Sarkozy

Çamet leter presidentit francez Sarkozy

Komuniteti shqiptar cam ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, i ka kerkuar presidentit francez, Nicolas Sarkozy ndihme ne menyre qe Greqia te njohe te drejtat e tyre. Sipas agjencise se lajmeve INA, e cila ka publikuar lajmin, ne letren derguar Sarkozy, kerkohet denimi i genocidit grek te ushtruar ndaj shqiptareve te Camerise. Njohjen e te drejtave si shtetesine, gjuhen, pronen, traditat dhe kulturen, kompensimin 60 vjecar te shfrytezimit te padrejte te shtepive, pronave dhe pasurive te tjera nga pronaret e paligjshem. “Mohimi i te drejtave elementare si konfiskimi i pronave, mos hapja e shkollave ne gjuhen amtare, reprezaljet, burgosjet dhe diskriminimi total te cilat nuk u nderprene asnjehere. Ndersa ne 1944 – 45, pas masakrave c'njerezore e vrasjeve te me se 2.900 njerezve te kryesisht gra, femije e pleq, u perzune me dhune per ne Shqiperi mbi 30.000 came qe jetonim ne trojet tona etnike prej mijera vitesh”, thuhet ne letren e cameve presidentit francez. Gjithashtu nenvizohet se vetem ne Shqiperi jetojne mbi 200.000 te ardhur ose me prejardhje nga Cameria. “Diskriminimi ndaj popullsise came, vazhdon edhe sot. Qeveria greke, nepermjet ambasades se saj ne Tirane, vjet u refuzoi vizat e hyrjes 26 cameve me banim ne Shqiperi, me arsyen se nuk kane lindur ne Greqi. Po ju drejtohemi juve si i Frances si dhe vendi qe mban Presidencen e radhes se BE-se, te nderhyni qe ceshtja came, si problem i te drejtave te njeriut te marre zgjidhjen e duhur”, thuhet ne letren e drejtuar presidentit francez Sarkozy, nga komuniteti came qe jeton ne SHBA.

Permbajtja e letres :

Shkelqesise se Tij Z. Nikolas Sarkozy

President i Republikes Franceze

Shume i nderuar Z, President

Me pershendetjet me te sinqerta per veprimtarine tuaj aq demokratike evropiane dhe me gjere, po ju drejtohemi ne shqiptaret, te lindur shtetas greke ne krahinen shqiptare te Camerise martire, qe sot jetojme e punojme ne SHBA.

Z. President, Cameria (sot Thesprotia ne VP te Greqise), eshte nje nga krahinat me vitale shqiptare. Dialekti shqip i camerishtes eshte me i vjetri ne gjuhen shqipe( ne kete dialekt Dhespoti i Camerise detyrohet te perktheje Dhiaten e Re me 1877, se besimtaret e krishtere nuk e kuptonin meshen ne gjuhen greke), dhe jo per cudi edhe mbas me shume se 500 viteve flitet ende sot, nga pasardhesit tone dhe ne Kalabri te Italise.

Ne saje te protestave e kembenguljes se popullsise se vendit, Kongresi i Berlinit me 1879, anuloi vendimin e tij te meparshem, duke mos e shkeputur nga trungu shqiptar, deri me Gjirin e Ambrakise ( Arta e sotme). Per kete veper atdhetare u emerua Cami nga Lopesi, Abedin Pasha Dino-Minister i Jashtem i Perandorise Osmane.

Por me 1913, pavaresisht luftes se popullsise came, ne baze te vendimeve te Konferences se Ambasadoreve ne Londer, padrejtesisht, kjo krahine shqiptare ju aneksua Greqise.

Ne kundershtim me premtimet per respektimin e te drejtave te kesaj popullate shqiptare administrata greke filloi reprezaljet, diskriminimin, ndalimin e gjuhes shqipe dhe konfiskimin e pasurive te shqiptareve te Camerise. Me 1925 ne saje te rezistences se kesaj popullsie te mbeshtetur edhe nga qeveria shqiptare e asaj kohe prane Lidhjes se Kombeve, u ndalua debimi si shkembim me greket e debuar nga Turqia.

Megjithate, mohimi i te drejtave elementare si konfiskimi i pronave, mos hapja e shkollave ne gjuhen amtare, reprezaljet, burgosjet dhe diskriminimi total nuk u nderprene asnjehere.

Djemve came kur thirreshin ne ushtri nuk u jepeshin arme, por vetem kazma e lopata per te punuar. Per me teper, ne prag te luftes Italo-Greke, u internuan te gjithe meshkujt mbi 13 vjec ne ishujt e Egjeut. Atje nga keqtrajtimi vdiqen disa qindra prej tyre.

Ndersa me 1944-45, mbas masakrave c'njerezore e vrasjeve te me se 2900 njerezve te pafajshem kryesisht gra, femije e pleq u perzune me dhune per ne Shqiperi mbi 30.000 came qe jetonim ne trojet tona etnike prej mijera vitesh.

Sot vetem ne Shqiperi jetojne mbi 200.000 shqiptare te ardhur ose me prejardhje nga Cameria.

Shkelqesia e Juaj,

Me keqardhje ju themi se ne nje kohe qe vellezerit e nje gjaku, na priten krahe hapur e me shume dashuri, pavaresisht se te shkaterruar e te varferuar nga lufta ( ndihme te cmueshme na u dha edhe nga Misioni I UNRA-s), qeveria komuniste e E.Hoxhes ne 1949, internoi 900 burra came sepse keta refuzuan te beheshin mish per top qe sipas kerkeses se Partise Komuniste Greke, te luftonin ne Greqi kunder qeverise se ligjshme greke.

Keshtu qe diskriminimi jone, megjithese te kombesise shqiptare, vazhdoi edhe ne Atdheun nene. Dhe kulmi i ketij diskriminimi ndodhi me 1953. Qeveria komuniste e komanduar nga E.Hoxha na imponoi, te gjithe refugjateve came, shtetesine shqiptare ne bllok?! Ata qe refuzuan u burgosen dhe u internuan. Ky veprim anti ligjor, i pa pare ndonjehere. u be per te vetmen arsye qe ajo klike komuniste antishqiptare, te siguronte pushtetin, pa krijuar telashe me qeverine greke.

Dhe cudia e mohimit dhe diskriminimit tone nuk mbaroi, vazhdoi edhe me vone. Mbas vendosjes se marredhenieve diplomatike ne 1971, ambasadori shqiptar ne Athine, informon ministrine e jashtme shqiptare se gjate vizites ne Gumenice, kryeqendren e Camerise (Thesprotise), Kryetari i Bashkise i flet shqip, duke pohuar se ka mbi 40 fshatra ne kete krahine qe flasin shqip. Bile shume prej tyre, kryesisht pleq, nuk dine greqisht!!

Keto informacione kuptimplote, i behen te njohura publikut te gjere,vetem me 2002!!

Diskriminimi ndaj popullsise came, vazhdon edhe sot. Qeveria greke, nepermjet Ambasades se saj ne Tirane, vjet u refuzoi vizat e hyrjes 26 cameve me banim ne Shqiperi me arsyen se nuk kane lindur ne Greqi. Ata faktikisht kerkonin te vizitonin vatrat ku kishin lindur gjysherit dhe te vendosnin nje tufe me lule ne vendet ku kane qene varrezat e te pareve te tyre..

Aq me teper, si mund te pretendosh per respektimin e te drejtave njerezore, vecanerisht per te drejten e prones, kur nuk te jepet e drejta per te hyre legalisht ne Greqi?!

Shkelqesi,

Po ju drejtohemi juve si president i Frances si edhe vendit qe mban Presidencen e radhes ne BE-simbol i demokracise dhe mbrojtjes se te drejtave njerezore per te gjithe banoret e atij Unioni Shumekombesh, i cili eshte misherim i qyteterimit me te larte dhe traditave demokratike te gjithe vendeve qe perfshihen ne te.

Po ju drejtohemi Juve Shkelqesi, nje dashamiresi dhe mikut te SHBA, shtet ku ne jetojme, shtet ashtu si Franca, qe ka hapur krahet per mijera emigrante shqiptare, te vuajtur nga regjimi komunist antinjerezor, te punojme dhe te gjejme e te respektojme veten tone.

Po ju drejtohemi Juve Shkelqesi si Kryetar i nje vendi Evropian hartues dhe respektues i nje afrimi demokratik te gjithe vendeve te Mesdheut, per nje te ardhme paqesore dhe vellazerore midis popujve dhe racave te ndryshme njerezore, qe me kulturen demokratike evropiane te frymezuar dhe realizuar nga i Madhi De Gol, te nderhyni qe ceshtja Came, si problem i te drejtave te njeriut ( vec te tjerave, njohur edhe nga Keshilli i Evropes), te marri zgjidhjen e duhur.

Neve nuk kerkojme ndryshimin e kufijve, por kerkojme te njihen te drejtat tona,

– denimin e genocidit grek te ushtruar ndaj shqiptareve te Camerise;

– njohjen e te drejtave si shtetesine, gjuhen, pronen, traditave dhe kulturen;

– kompensimin prej mbi 60 vjecar te shfrytezimit te padrejte te shtepive, pronave dhe pasurive te tjera nga pronaret e paligjshem.

Shkelqesi, kemi besim te plote se vetem me mirekuptimin dhe demokracine evropiane dhe Tuajen ne vecanti, do te mundet ai mentalitet ballkanik i urrejtjes dhe mos respektimit te njeri-tjetrit. Ballkani nuk duhet te me “fuci baruti”, por pjese e Evropes se Bashkuar Demokratike.

Me shume :

– Kadrije Pronjo lindur Paramithi me 1920, Nju Jork

– Safet Rojba Margellic 1927 Cikago

– Rasim Bebo Konispol 1927 Cikago

– Eqrem Beqiri Vrohona 1932 Filadelfia

– Rexhep Llaias Filat 1927 Jaksonville

– Mehmet Zenelaj Pica 1934 Boston,

– Tahir Tare Paramithi 1935 Detroit

– Latif Zenelaj Picar 1936 Boston

– Beqir Bako Paramithi 1935 Boston

– Habibe Beqiri Mazreke 1936 Filadelfia,

– Rahmi Telushi Varfanje 1936 Filadelfia

– Fadil Delli Margellic 1936 Filadelfia,

– Sali Bollati Paramithi 1937 Nju Jork,

– Abedin Teme Mazreke 1937 Filadelfia,

– Nijazi Teme Mazreke 1938 Filadelfia

– Hetem Baki Paramith 1938 Boston

– Qerime Hyseni Paramithi 1940 Jaksonville

– Nurije Teme Skopjan 1940 Filadelfia

– Hajrije 1940 Filadelfia,

– Hava Zenelaj Gllobocar 1940 Boston

– Aferdita Llaias Konispol 1940 Jaksonville

– Hane Hima Kalibaq 1941 Boston,

Rafete Bako Paramithi 1941 Boston,

Nurije Zenelaj Grikohor 1941 Boston,

-Afete Xhemali Arpice 1941 Florida

Bule Bollati Paramithi 1944 Nju Jork 17184470436.

KohaJone

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.