About the Post

Author Information

Ceta Cameria dhe pabesia e Enver Hoxhes !

Ceta ka qene iformacjoni i pare luftarak ne Jug te Shqiprise. Ajo u krijua me 2 shkurt 1943 ne fshatin te rrethit te Sarande dhe ishte berthama e pare e grupit te katert partizane te zones se pare operative Vlore-Gjirokaster. Me mbrapa ky informacione mori emrin brigada e 19 sulmuse. Ditet e para te krijimit te saje, Ceta kishte ne rradhet e saje 50-60 veta dhe me vone ky numer u rite ne 350. Shumica e luftetareve dhe komandanteve te ketij njesiti luftarake, ishin nga , kurse nje pjese e vogel nga Delvina dhe Kurveleshi. dhe krijuesi i cetes partizane Cameria ishte patrioti cam Haki Rushiti. Aktivitetet luftarake te Cetes Cameria kunder okupatorve italo- mbulonin gjith Jugun e Shqiperise. Disa nga aksionet me ne ze te kesaj cete, ishin lufta per marjen e postave ushtarake te Sopikut dhe Sminecit ku te gjithe italjane u dorzuan dhe nga ta u zu nje sasi e madhe municionesh luftarake qe me vone do te kthehej ne bazen luftarake per rezistencen e famshme te Konispolit. Lufta e Konispolit ishte lufta me e ashper dhe me e pabarabarte ku ceta Cameria me heroizem te pa shoqe i beri balle per me shume se nje muaj fuqise ushtarake Gjermane qe vinte nga Greqia dhe kerkonte te hynte nepermjete Qafe- Botes ne Juge te Shqiperise. Kjo lufte filloi me 5 gushte 1943 dhe vashdoje deri me 11 shtator 1943. Gjermanet ne perpjekje per te care rrugen drejte Jugut te Shqiperise, vune ne perdorim te gjithe arsenalin e tyre luftarake. Nate e dite, per me shume se nje muaj, tanket dhe artileria e rende gjermane se pushuan zjarin e tyre kunder pozicjoneve te cetes Cameria Ne kete beteje te pa barabarte qe vashdoi dhe trup me trup u vrane me shume se 200 gjermane, kurse nga ana e partizanve te cetes Cameria ngelen te vrare 12 partizane dhe u plagosur 17 vete. Me mbrapa Shtabi i Pergjithshem me Enver Hoxhen ne krye e coptuan dhe kete informacion luftarake. I nderuan emrin nga ceta Cameria ne Thanas dhe me vone Lefter Talo . Komandatet e cetes si Haki Rushiti dhe drejtuesit e tjere u ndoqen dhe persekutuan dhe si perfundim identiteti dhe perpjekiet e kesaj cete u shduken plotesishte nga historia e Shqiperise.

E bera kete ekspoze te shkurter te aktivitetit luftarak te cetes Cameria, jo vetem per te qartesuar ate pjese te shqiptarve qe nuk kane dieni per heroizmin e cameve ne luften e II boterore, por desha te tregoja dhe nje te vertete te madhe qe eshte fshehur qellimishte nga Enver Hoxha dhe regjimi i tij komuniste. Dua te tregoje se; si Enver Hoxha dhe komunistet e shkateruan kete njesit luftarak, mohuan luften dhe sakrifucat per liri te cameve, duke aritur deri ne tradheti te interesave kombetare. Po ..po… shitie te interesave kombetare shqiptare per hater te grekeve te liqe. Placke e kesaj tregetije te pa ndershme dhe mes Enver Hoxhes dhe grekeve, sigurisht u be Cameria tone dhe popullsia came qe u persekutua per 55 vjete me rradhe dhe ne menyren me brrutale. Cameria u harua, kurse Enver Hoxha dhe regjimi i tij despotik, nuk u shqetesua asnjehere nga greket qe e lanete ate te lire te sundonte i qete per 55 vjete te gjata.
Kontrolli i cetes Cameria dhe shperberja e saj, nuk qe e rastesishme, por e programuar qarte nga Enver Hoxha dhe miqte e tij Jugosllave ne marveshje te plote me greket.

Nuk thomi ndonje gje te pa vertete kur pranojme se Komuniste Shqiptare u themelua dhe udhehoqe nga Jugosllavet dhe lideret e saje faktik ishin antishqiptaret sllave, serbi Dushan Mugosha dhe malazezi Milidan Popovici. Vija politike dhe direktivat e saje Komuniste Shqiptare i mirte nga “Boshti i Djallit”, nga boshti obskuratist Ruso-Serbo-Greke. Historikisht, plaget me te medha, gjakderdhjet me te medha, shqiptaret i kane pesuar nga ky bosht i se keqes. Aleanca e obskuratizmit bizantine ne shqiptarve na ka bere demin me te madhe, na ka coptuar dhe gjakosur per shekuj te tere. Ketu e ka burimin dhe lufta e pa bese e Enver Hoxhes dhe shokeve te tij komuniste kunder Camerise dhe popullsise se saj martire. Nepermjet Dushan Mugoshes dhe Miladin Popovicit, Enver Hoxha mirte orjentimet se si te vepronte, ke te godiste dhe ke te asgjesonte. Serbi Dushan Mugosha ishte orakulli i Enver Hoxhes dhe Shtabit te Pergjithshem, ishte nderlidhesi mese Athines dhe Tiranes, ishte truri dhe ideatori i platforms politike antikombetare kunder Camerise dhe patriotve came. Enver Hoxha si nje sherbetor besnik i “Boshtit te Djallit” e vuri ne zbatim kete platforme te sugjeruar nga miqte e tij Jugosllave dhe me 12 Marse te vitit 1944 nisi zbatimin e saje. Ne letren qe do te lexoni me poshte, shifet fare qarte kjo platforme anti-kombetare dhe anti-came. Ne kete leter porosi sekrete, Enver Hoxha i drejtohet Shtabit te Zones se Pare Operative Vlore- Gjirokaster dhe u jepe porosite e para te “Boshtit te Djallit”. Sugjeron se si duhej te veprohej kunder Camerise dhe popullsise came qe me vone po i pregatitej nje kasapane e pa pare ndonjehere mes shqiptarve.

Ja dhe letra qe dokumenton tradhetine e Enver Hoxhes dhe shokeve te tij komuniste :

-12 Mars 1944-
Udhezim i Shtabit te Pergjitheshem dhe i Komisarit Politik Enver Hoxha drejtuar Zones se I Operative Vlore-Gjirokaster ne lidhje me terheqien e misjonit Anglez per te mos prishur rrugen Sarande-Vlore, per organizimin e brigades se VIII- S, si dhe me punen qe duhet te bejme me popullin cam ne “Camerine e jashteme” (keshtu e quan Camerine e okupuar ki derdimen i pa cipe)…Cameria eshte me rendesi te posaceme per luften tone. “Cameria e jashtme” mund te behet nje thike per kurizin tone. Ajo mund te behet nje ure bashkimi per te dy popujt tane(greko-shqiptar e) ose nje faktor qe mund te sabotoje bashkepunimin e dy popujve tane fqinje. Ne “Camerine e jashteme” Ju ne lidhje me regjimentin 25 grek mund te futeni ushtarakishte per propagande dhe agjitacione, te ngrini popullatat shqiptare ne luften kunder armikut te njejte qe eshte gjermani okupator dhe luftetaret shqiptare came te organizojne cetat e tyre dhe te vihen nen komanden e shtabit te ushtris clirimtare greke. Tu shpjegohet popullatave te “Camerise se jashteme” (shikoni se sa here e perserite fjalen “Camerise se jashteme”) se lirine ata do ta fitojne vetem duke luftuar me armet qe kane ne dore, ne luften e paprere qe do te bejne kunder okupatorit gjermane dhe ne bashkepunim te plote me luften nacionalclirimtare greke, e me ndihmen qe do tu jape lufta nacinalclirimtare shqiptaret, neser do te jene te lire te vetevendosin per fatin e tyre. Te ndihmojme nga ana tjeter “camet e jashtem” me shoke qe punojne ne terren, por te ruhemi e mos te dergojme njeri qe te “mos dije vijen politike” dhe te na ngateroje ceshtien e minoriteteve qe eshte sa delicate dhe e koklavitur. Shokeve greke tu japim te kuptojne dhe atyre rendesine e punes ne ate sektore, ne menyre qe edhe ata te kene parasysh se Cameria e jashteme mund te behet nje rezike si per ne ashtu edhe per ata. Nuk duhet te haroni Rezomen e Delvinen. Prezenca e armikut ne ate sektor mban gjalle reaksionin e Rezomes. Ky reaksion nga pozita gjeografike ku ndodhet, ka mundesi te bashkohet sot dhe neser me reaksionin came dhe te na nxiere telashe. Nga ana tjeter Rezoma lidhet me qafen e Skerfices, ne zonen e Kardhiqit ku kemi element reaksioni dhe kusar te cilet hiqen sikur jane me ne pse kemi forcen, por ne nje situate me pak te favorshme per ne, mund te mobilizohen prej kundershtarve ose prej te huajve. Kijeni parasyshe kete gje dhe mos harroni qe batalionet partizane te punojne politikishte ne ato rrethe dhe te bejne gjithashtu dhe mobilizimin” .

Komisari Politik Enver Hoxha. .
V.F.L.P.

Gjithmon kam pyetur veten se si ka mundesi qe Ceta Cameria nuk pati mundesi ti vinte ne ndihme vellezerve te tyre came qe u persekutan kaq barbarishte dhe pabesishte nga krimineli Napolon Zerva dhe greket e liqe?! Kush e pengoje kete Cete?! Perse Enver Hoxha dhe regjimi i tij komuniste i persekutoi camet ?! Perse kjo merri kaq e madhe e regjimit komunist kunder kesaj popullsie martire?! Dhe ja….. sic e shifni dhe vete, enigmat e mia u qartesuan plotesishte pas leximit te kesaj letre porosi te Enver Hoxhes qe me vone u kthye ne nje platforme politike kunder Camerise dhe cameve. Si perfundim: Ja kush e shiti Camerine tone, ja kush e pregatiti kete tradheti te madhe, ja arsyet e persekutimit te cameve, ja se kush e ndaloi Ceten Cameria tu vinte ne ndihme vellezerve te tyre came dhe sigurishte arsyet e shdukjes se identitetit te cetes Cameria. Ja kush e “haroi” dhe fali Camerine tone ne dore te grekeve. Fatkeqesishte e njejta politike anti-kombetare dhe anti-came po vashdon dhe sot nga qeverite e ndryshme shqiptare.

Nga: Arber Thesproti

ps: Letra e Enver Hoxhes eshte mare nga libri i z.Albert Kotinit “Cameria Denoncone”.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Comments are closed.