• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
Cameria Ime

Cameria Ime

Cameria Ime - Faqe e Dedikuar Popullit Cam

  • Historia
  • Genocidi
  • Publikime
  • Figura te Shquara
  • Tmerre te Jetuara
  • Lajme
  • Dokumentare
  • Etnografia
  • Gjeografia e Çamerise
  • Poezi Letersi
  • CESHTJA CAME
  • Show Search
Hide Search
You are here: Home / Tmerre te Jetuara / Komisioni Çam kerkon viti 1947

Komisioni Çam kerkon viti 1947

Cameria · May 30, 2011 · Leave a Comment

Ne çamët e vendosur në Nënprefekturën e Sarandës të persekutuar nga repartet ushtarake të Napolon Zervës në qershor e shtator të vitit 1944 e shkurt mars të vitit 1945 mbasi lamë në Çamërinë tonë eshtrat e 100 vëllezërve motrave, baballarëve, nanave dhe çilimiqëve tanë, mbasi na u grabit e tërë pasuria tonë mbasi motrat dhe vajzat tona pësuan ç’nderimet më ç’njerëzore, emigruam në Shqipëri ku gjetëm përkrahjen më vëllazërore nga populli shqiptar. Vuajtjet tona nuk përshkruhen. Ne nuk e meritonim këtë trajtim, sepse edhe ne u radhitëm krahas popujve përparimtarë antifashist për zhdukjen e murtajës naziste. Ne i dhamë kauzës së përbashkët të kombeve të bashkuara repartet tona partizane dhe dëshmorët tanë. Kërkojmë që komisioni për shqyrtimin e kaq pësimeve tona të shkojë në Çamërinë tonë për të konstatuar së afërmi tragjedinë e popullatës çame. Atje do të diktohen vendet ekzakte të masakrave barbare, atje do të vihet ekzaktësisht gishti ujkut fashist atje do të dalin në dritë kockat e viktimave, atje do të duket begatia e Çamërisë sonë larë me djersën tonë dhe shkatërrimet përfundimtare të vatrave tona nga njerëzit e autorizuar të barbarëve zervista.
Delvinë më 27 shkurt 1947
Komisioni: Ismail Halili, Dine Mani, Ferik Meço, Idriz Bajram, Mehlika Meti

Tmerre te Jetuara Antifashist, Arte, autori, autorizuar, Bajram, barbare, Bashkuara, diktohen, Dine, ekzakte, Ferik, gishti, gra, grabit, halil, Halili, ismail, komision, komisioni, Komisioni Çam kerkon viti 1947, konstatuar, Krahas, Mani, masakra, masakrave, mbasi, Mehlika, meritonim, Meti, motra, motrave, Napolon, naziste, nderime, partizane, pasuria, persekutuar, Populli, Qershor, rrimet, SarandÃ, sepse, shqip, shqiptar, shqyrtimin, shtator, uria, ushtarake, vaj, vajza, vajzat, vendet, vendosur, vitit, vuajtjet, zervist, zervista, zhdukjen, zore

Reader Interactions

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Cameria Ime

© 2025 Cameria Ime. All Rights Reserved. Cameriaime ne Facebook

  • Historia
  • Genocidi
  • Publikime
  • Figura te Shquara
  • Tmerre te Jetuara
  • Lajme
  • Dokumentare
  • Etnografia
  • Gjeografia e Çamerise
  • Poezi Letersi
  • CESHTJA CAME