• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
Cameria Ime

Cameria Ime

Cameria Ime - Faqe e Dedikuar Popullit Cam

  • Historia
  • Genocidi
  • Publikime
  • Figura te Shquara
  • Tmerre te Jetuara
  • Lajme
  • Dokumentare
  • Etnografia
  • Gjeografia e Çamerise
  • Poezi Letersi
  • CESHTJA CAME
  • Show Search
Hide Search
You are here: Home / Etnografia / Traditat Çame / Të huajt për dashurinë e Çamëve për vendlindjen

Të huajt për dashurinë e Çamëve për vendlindjen

Cameria · June 9, 2011 · Leave a Comment

Të huajt, kanë vërejtur te çamët një veçori esenciale: dashurinë për vendin e tyre. Lidhur me këtë, Pukëvili thotë: “Çamët, vendin e tyre e duan me entuziazëm. Kur flasin për të, e vënë mbi vendet e tjera. Vështrimi i tyre vete kurdoherë mbi malet e Epirit”, (Pouqueville, “Voyage”, Vëll.I, Kap.29, vep.e përm., Vëll.III).
Ndërsa Bartholdy, që ka qëndruar pranë çamëve në ditë të vështira, tregon se “…çamët nuk ishin nënshtruar kurrë nga Turqia e në çdo kohë në Paramithi e rrethinat e saj mund të dilnin 2000 luftëtarë”, ( Bartholdy, “Voyage en Grece”, (1803-1804), vëll.II, f.243).
Ka shumë shembuj e vlerësime që shprehin lidhjet e shqiptarëve çamë me fatet e vendit të tyre, pa marrë parasysh vështirësitë dhe rreziqet, vendet ku ndodhen dhe funksionet që kryejnë. Le të kujtojmë se shqiptarët e Çamërisë, të emigruar pas pushtimit të vendit të tyre nga qeveria greke (1912-1913), nisen të zhvillojnë një veprimtari të dendur patriotike e politike, për të sensibilizuar diplomacinë e Fuqive të Mëdha për çështjen e Çamërisë. Kjo kërkonte një organizim të ri dhe një strategji të qartë politike, madje dhe gjetje të figurave më të spikatura e më të përkushtuara të politikës e të çështjes çame.

Traditat Çame ASH, Bartholdy, Çamët, emigruar, Epiri, Epirit, esenciale, fatet, figurave, funksionet, Fuqive, Grece, grek, ishin, kushtuar, malet, Para, Paramithi, parasysh, Pika, Pouqueville, pushtim, pushtimi, pushtimit, qeveria, rrethinat, sensibilizuar, shembuj, shqiptar, spikatura, Të huajt për dashurinë e Çamëve për vendlindjen, tregon, Trimi, Turqia, vendet, vendin, veprimtari, vili, Voyage

Reader Interactions

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Cameria Ime

© 2025 Cameria Ime. All Rights Reserved. Cameriaime ne Facebook

  • Historia
  • Genocidi
  • Publikime
  • Figura te Shquara
  • Tmerre te Jetuara
  • Lajme
  • Dokumentare
  • Etnografia
  • Gjeografia e Çamerise
  • Poezi Letersi
  • CESHTJA CAME