Rreth Artikullit

Autori

Vendimi për zhvendosjen e popullsisë Çame në Azi

Më 23 janar 1923 u nënshkrua Traktati i Lozanës. Në nenin e fundit të saj, përcaktohej shkëmbimi i popullsisë turke në Greqi, me atë greke në Turqi. Ky angazhim u konfirmua disa herë nga qeveria greke. Por në mënyrë të kundërligjshme u bënë shumë përpjekje të dhunshme nga qeveria greke dhe administrata lokale, që shqiptarët myslimanë me kombësi shqiptare të përfshiheshin në shkëmbim dhe të dërgoheshin në Azinë e Vogël. Tashmë ishte bërë e qartë për të gjithë se ishte planifikuar një strategji e tërë për shpronësimin e kolonizimin e shqiptare, me refugjatët grekë të ardhur nga e Vogël. Në mbështetje të kësaj ideje, Ministria e Bujqësisë Greke, më 1 tetor 1922, me anën e një Qarkoreje urdhëronte administratën e përgjithshme të Epirit, që”… familjet e refugjatëve të stabilizoheshin në pronat e myslimanëve shqiptarë”, (AYE/A/5 (9). (Guvernatori i Përgjithshëm i Epirit, MPJ Greke, Janinë 2 mars 1923). Njëkohësisht, me urdhër, nisi zhvendosja e çamëve nga shtëpitë e trojet e tyre. Ja si shkruan Krapsites:
“Qeveria greke, planifikuar të vendoste në krahinën e Çamërisë, në pronat e shqiptarëve, 18.000 refugjatë grekë të ardhur nga Azia e Vogël. Ndërkohë, kontigjente kolonësh grekë, kishin nisur të vendoseshin në fshatin , Dhragomi, Karbunarë, Vole, Niste, Arpicë etj. Kështu p.sh., në fshatin Arpicë nga 300 shtëpi që kishte , 250 i kishin zënë refugjatët, ndërsa shqiptarët u detyruan të sistemoheshin 3-4 familje në një shtëpi. (Vas.Krapsites, “Oi Mousolmanoi tsamides tis Thesprotias”, Athina, 1986, f.33). Edhe në fshatrat myslimane të Shkallës (), si në Picar, Muzhakë, , Pjadhul dhe Sklav, u zaptuan me forcë nga refugjatët grekë, shtëpitë dhe pronat e myslimanëve.
Më 15 shkurt të vitit 1923 u lëshua një urdhëresë tjetër lidhur me sistemimin e të krishterëve pa tokë, sipas të cilit, tokat publike dhe ato në pronësi të myslimanëve shqiptarë, do të ndaheshin për t'u sistemuar refugjatët . Ligji i shpronësimit u vu në bazë të Kushtetutës Greke të vitit 1911 dhe hyri në fuqi para vitit 1923. Ky ligj nuk ishte gjë tjetër, veçse një grabitje zyrtare dhe ishte i mjaftë për t'i lënë shqiptarët pa bukë dhe t'i shtrëngonte të largoheshin nga Çamëria, (“Oi Mousolmanoi tsamides tis Thesprotias”, Athina, 1986, f.33)…

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.