Rreth Artikullit

Autori

Parga – nga Sami Frasheri

Është një qyteze, qendër nahijeje ne kazane e Margellicit te sanxhakut te Prevezes te vilajetit te Janines, ne pjesen jugorete bregdetit shqiptar. Ndodhet 45 km ne veriperendim te Prevezes dhe 55 km ne te Janines.Ka 5000 banorë,një xhami, një keshtjelle te vjetër te ndertuar mbi një shkemb te futur ne det;përreth ka kopshte me portokalle e limone dhe ullishta te . Ka shumë nerenxa që janë tepër te kerkuara dhe që pelqehen nga çifutët. Nga ky prodhim, popullsia ka nxjerre shumë te ardhura. Eksportimet e tjera kryesore janë portokallet, limonat e vaji i ullirit; ne qyteze prodhohet një lloj

sapuni ne ngjyrë geshtenje;e ka ajrin te kendshem e te mirë, që u sjell mjaft dobi që vuajne nga semundje te mushkerive.

Ka edhe banja deti shumë te dobishme. Megjithëse anijet nuk ndalin aty, ajo është skele për krahinen e Camerise, pasi aty vijnë e shkojnë barka me vela dhe zhvillojne tregti me Korfuzin dhe Triesten. Kjo qyteze për shumë kohe ka qenë ne dorë te anglezeve, por Ali pashë Tepelena e bleu qytezen nga shteti i lartpermendur, dhe me këtë rast popullsia u shperngul dhe ne ishujt. Qyteza dhe toka e u be ciflig i Ali pashes dhe pas te tij, i kaloi thesarit te shtetit. Ne atë kohe u ble prej Rifat pashes që ishte ministër i financave dhe sot gjendet ne dorë te trashegimtareve te tij.

Nga popullsia e saj, ata që janë myslimane dhe një pjesë e te krishtereve janë shqiptare, te tjerët janë greke. Nahija e Parges

varet nga kazaja e Margellicit, që formohet nga pjesa qendrore e krahines se Camerise, se me qytezen perfshin edhe tre cope fshatrash përreth. Me përpara se bashku me një numer fshatrash formonte një kaza me vete.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.