Kur u shfaqën në jug të Shqipërisë, inicialet e para të UÇÇ-së (Ushtria Çlirimtare e Çamërisë) pala greke për herë të parë u ndje e frikësuar në sigurinë e saj. Kishin kaluar pak kohë dhe UÇK-të (Ushtritë Çlirimtare në Kosovë dhe Maqedoni) ia kishin dalë misionit të tyre. Mos vallë…po përsëritej diçka në veri?! […]
kaloi
Çamëria pas Kongresit te Berlinit
Çështja çame lindi si problem i mprehtë në marrëdhëniet mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë, që me Kongresin e Berlinit, më 1878, u përligj mbas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër 1913, ku Çamëria dhe vende të tjera të Shqipërisë u shkëputën me pa të drejtë, duke kënaqur me aneksimet e tyre shtetet fqinje. […]


