Është një qyteze, qendër kazaje ne sanxhakun e Prevezes te vilajetit te Janines,ndodhet 50 km ne veriperendim te Prevezes,ne një distance 10 km prej bregut te detit.Ka 3000 banorë, te gjithë janë myslimane shqiptare. Kazaja e Margellicit se bashku me nahijet e Parges e te Fanarit ka 71 fshatra me afersisht 25.000 banorë. E gjithë popullsia është shqiptare, pjesa me e madhe myslimane. Janë te njohur për guxim e trimëri. Toka e saj është pjellore, prodhohen drithera, oriz, ullinj e te tjera. Ne vendet afër bregut te detit klima është e bute gjatë dimrit, prandaj andej ka kullota te mira dimerore. Pervec Parges, ka edhe disa skela te vogla, ne te cilat mund te hyhet me barka te vogla.

Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.