• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
Cameria Ime

Cameria Ime

Cameria Ime - Faqe e Dedikuar Popullit Cam

  • Historia
  • Genocidi
  • Publikime
  • Figura te Shquara
  • Tmerre te Jetuara
  • Lajme
  • Dokumentare
  • Etnografia
  • Gjeografia e Çamerise
  • Poezi Letersi
  • CESHTJA CAME
  • Show Search
Hide Search
You are here: Home / Lajme / Në kujtim të masakrës çame

Në kujtim të masakrës çame

Cameria · June 28, 2011 · Leave a Comment

67 vjetori i masakrës ndaj popullsisë çame ka mbledhur mijëra shqiptarë të ardhur nga zona të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, në një marshim fillimisht në varrezat e Kllogjerit.(UPDATE)
Në këtë pike u përkujtuan 2600 çamë të cilët humbën jetën nga etja dhe uria të përzënë nga tokat e tyre prej ushtrisë greke. Më pas marshimi ka vijuar drejt Qafë-Botës ku u zhvillua një protestë paqësore në kërkim të të drejtave të çamëve.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, shprehu bindjen se problemi i popullsisë çame do të zgjidhet dhe nuk do të humbë në heshtje. Ndërkohe ai propozoi Greqisë edhe riblerjen nga ana e çamëve të pronave të tyre nga të cilat janë përzënë me forcë në një masakër që shkaktoi mijëra viktima të pafajshme.

http://www.youtube.com/watch?v=Q0dtgZxQHdA


“Ne shqiptarët e Çamërisë jemi gati t’i blejmë prap pronat tona dhe t’i ndihmojmë fqinjët tanë të cilët janë në një katastrofë ekonomike. Ne do t’i thyjmë kufinjtë e padrejtësisë kombëtare me lule dhe demokraci, me themelin e të drejtave të njeriut”, tha zoti Idrizi.

Në të njëjtën vijë ishin edhe përfaqësuesit e tjerë të lartë të PDIU-së.

“Sot jam krenar për këtë mbështetje që me jepni këtu në Qafën e Botës. Ky flamur nuk e ka vendin këtu, por e ka në Prevezë”, deklaroi deputeti, Dashamir Tahiri.

“Shteti grek megjithëse është në moment krize, po bën veprime jo si një shtet europian. Po kthen baballarët tanë të cilët kanë ardhur 3 vjeç, 5 vjeç, 10 vjeç dhe sot kanë moshën 70 vjeç dhe të vetmen arsye që kanë lindur në Çamëri, shteti grek i kthen në mënyrë të turpshme”, u shpreh presidenti i PDIU-së, Tahir Muhedini.

Gjatë paradites deputeti Tahiri ishte i vetmi që u lejua nga policia greke të kalonte kufirin në Qafë-Botë, ndërsa grupi që ai drejtonte u refuzuan për shkak se mbajnë në pasaportë vendlindjen Çamëri.

Në këtë marshim dhe protestë në mbështetje morën pjesë edhe përfaqësues të forcave të tjera politike si kreu i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia, princi Leka dhe djali i heroit, Adem Jashari.

Lajme Baba, cilat, Dashamir, demokraci, deputeti, djali, Drejtave, ekonomik, ekonomike, Ekrem, Europian, fillimisht, forcave, Greqi, heshtje, Idrizi, Kllogjerit, krenar, kufirin, Legalitetit, marshim, marshimi, mbledhur, mish, ndryshme, policia, problem, problemi, prona, pronat, pronave, refuzuan, Shami, shqiptar, shtet, tahir, Tahir Muhedini, tokat, turpshme, UPDATE, uria, vendi, vendlindjen, vetmi, viktima, zhvillua, Zoti

Reader Interactions

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Cameria Ime

© 2025 Cameria Ime. All Rights Reserved. Cameriaime ne Facebook

  • Historia
  • Genocidi
  • Publikime
  • Figura te Shquara
  • Tmerre te Jetuara
  • Lajme
  • Dokumentare
  • Etnografia
  • Gjeografia e Çamerise
  • Poezi Letersi
  • CESHTJA CAME