• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
Cameria Ime

Cameria Ime

Cameria Ime - Faqe e Dedikuar Popullit Cam

  • Historia
  • Genocidi
  • Publikime
  • Figura te Shquara
  • Tmerre te Jetuara
  • Lajme
  • Dokumentare
  • Etnografia
  • Gjeografia e Çamerise
  • Poezi Letersi
  • CESHTJA CAME
  • Show Search
Hide Search
You are here: Home / Tmerre te Jetuara / Fatime Prenjo – Tregon per masakren ne Çamëri

Fatime Prenjo – Tregon per masakren ne Çamëri

Cameria · May 30, 2011 · Leave a Comment

Ushtarët zervista hynë në Paramithi më 28 qershor 1944 të Martën dhe të mërkurën, ushtari zervist Kiço Koma nga Paramithia mori burrin tim Velinë, vjeç 68 dhe ma theri me thikë. Të enjten ushtarët zervista erdhën të merrnin vajzën time Shuquranën por e shpëtova se ju dhashë të gjitha paratë që kisha afro tridhjetë miliona dhrahmi një unazë floriri dy gjysma lirash dhe një palë vathë floriri si edhe sende të tjera të çmuara. Zervisti Dhimo Pasko me djalin e tij Sotir Pasko nga Paramithija më morën djalin tim Abedinin vjeç 19 dhe ma vranë brenda në shtëpi. Një tufë lesh bashkë me lëkurën e kokës së tij e mbaj akoma në xhep për kujtim. Ushtarët zervista rrahën për vdekje djalin tim të vogël Prenjën para syve të mi dhe mbasi unë doja ta mbroja më rrahën barbarisht dhe mua. Kërkoj që komisioni të shkojë në vend për të hetuar rreth këtyre ngjarjeve të tmerrshme.
Delvinë më 26 shkurt 1947
Fatime Prenjo

 

A E DËGJOJMË KAMBANËN

Në qershor 1944
Rezervisti Dhimo Pasko
Me djalin e tij Sotir Pasko
Ma vranë djalin brenda në shtëpi
Në Paramithi

Lëkurën e kokës së djalit
E mbaj në jetë për kujtim

Kur të vdes varrosmëni
Bashkë me lëkurën e djalit tim
Të mos e hanë qentë sërish

Ky rrëfim në mos u bëftë libër
U bëftë Kambanë
Të mos e harrojnë njerëzit tragjedinë
Të mos e harrojnë shqiptarët Çamërinë

(Vargje që nuk u shkruan nga Fatime Prenjo
në Paramithi, në qershor 1944)

Tmerre te Jetuara Abedin, Abedini, Abedinin, brenda, burrin, Dhimo, dhrahmi, djalin, Fatime, Fatime Prenjo - Tregon per masakren ne Çamëri, gjitha, gjysma, hetuar, komisioni, masakre, masakren, mbasi, mbroja, merrnin, miliona, mori, Paramithi, Paramithia, Prenjo, Qershor, shkurt, Sotir, theri, tmerrshme, tova, tregon, ushtari, vaj, zervist, zervista, Zervisti

Reader Interactions

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Cameria Ime

© 2025 Cameria Ime. All Rights Reserved. Cameriaime ne Facebook

  • Historia
  • Genocidi
  • Publikime
  • Figura te Shquara
  • Tmerre te Jetuara
  • Lajme
  • Dokumentare
  • Etnografia
  • Gjeografia e Çamerise
  • Poezi Letersi
  • CESHTJA CAME