Rreth Artikullit

Autori

Në kujtim të masakrës çame

67 vjetori i masakrës ndaj popullsisë çame ka mbledhur mijëra shqiptarë të ardhur nga zona të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, në një marshim fillimisht në varrezat e Kllogjerit.(UPDATE)
Në këtë pike u përkujtuan 2600 çamë të cilët humbën jetën nga etja dhe uria të përzënë nga tokat e tyre prej ushtrisë greke. Më pas marshimi ka vijuar drejt Qafë-Botës ku u zhvillua një protestë paqësore në kërkim të të drejtave të çamëve.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, shprehu bindjen se problemi i popullsisë çame do të zgjidhet dhe nuk do të humbë në heshtje. Ndërkohe ai propozoi Greqisë edhe riblerjen nga ana e çamëve të pronave të tyre nga të cilat janë përzënë me forcë në një masakër që shkaktoi mijëra viktima të pafajshme.

http://www.youtube.com/watch?v=Q0dtgZxQHdA


“Ne shqiptarët e Çamërisë jemi gati t'i blejmë prap pronat tona dhe t'i ndihmojmë fqinjët tanë të cilët janë në një katastrofë . Ne do t'i thyjmë kufinjtë e padrejtësisë kombëtare me lule dhe demokraci, me themelin e të drejtave të ”, tha Idrizi.

Në të njëjtën vijë ishin edhe përfaqësuesit e tjerë të lartë të PDIU-së.

“Sot jam krenar për këtë mbështetje që me jepni këtu në Qafën e Botës. Ky flamur nuk e ka vendin këtu, por e ka në Prevezë”, deklaroi deputeti, Dashamir Tahiri.

grek megjithëse është në moment krize, po bën veprime jo si një . Po kthen baballarët tanë të cilët kanë ardhur 3 vjeç, 5 vjeç, 10 vjeç dhe sot kanë moshën 70 vjeç dhe të vetmen arsye që kanë lindur në Çamëri, shteti grek i kthen në mënyrë të turpshme”, u shpreh presidenti i PDIU-së, Tahir Muhedini.

Gjatë paradites deputeti Tahiri i vetmi që u lejua nga policia greke të kalonte kufirin në Qafë-Botë, ndërsa grupi që ai drejtonte u refuzuan për shkak se mbajnë në pasaportë vendlindjen Çamëri.

Në këtë marshim dhe protestë në mbështetje morën pjesë edhe përfaqësues të forcave të tjera politike si kreu i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia, princi Leka dhe djali i heroit, Adem Jashari.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.