Rreth Artikullit

Autori

Kadrie Jakupi – Tregon per masakren ne Çamëri

Rrëfen dhe druhet të tregojë shumë gjëra, pasi kërkon t'i harrojë, pse e ka të pamundur: vegimet, ëndrrat e natës e rikthejnë në ato vite të vegjëlisë së saj, të pafajësisë së saj, moshë që e përballi me situata të frikshme, por ajo mbijetoi…

Është plot 80 vjeç, rrethohet nga fëmijë, nipër e mbesa, rrudhat i kanë përshkruar tërë pjesët e trupit, por vuajtjet e kanë mësuar të jetë e fortë. Kadrie Jakupi, e njohur nga të gjithë me pseudonimin “Dea”, do të rrëfehet pikërisht përpara mbesës së saj, e cila bashkë me të do të hynë në atë botë që rinia e sotme e pagëzon me emrin “bota e vrasjes”. “Isha vetëm 15-vjeçe, pikërisht në vitin 1944. Jetoja në fshatin Nihuar të qytetit të bukur Paramthi. Napoleon Zerva, ‘Banditi', të paktën me këtë emër e në fshat, pushtoi Paramthinë. Nëna më vdekur dhe unë jetoja me babanë dhe vëllanë, që ishte vetëm 5 vjeç. Zerva pushtoi qytetin, theri gra, fëmijë, burra dhe u drejtua për në fshatin Nihuar. I gjithë fshati u grumbullua në Nimin (qendra e fshatit), aty isha dhe unë me babanë dhe vëllanë tim. Më kujtohet se në këtë qendër mblidheshim gjithmonë kur kishte alarm dhe, edhe pse isha e vogël, kuptova se diçka e keqe po ndodhte me ne popullin çam. Ikëm fshat më fshat, nga Minina në Varfaj, në Spatar dhe aty na kapi Napolon Zerva me ushtarët e tij. I mori të gjithë burrat dhe u tha se do të shkonin në një xhami shumë pranë Spatarit. Por në të vërtetë më pas dëgjuam se burrat i burgosi në një burg të Filatit, kryeqytetit grek, dhe pas një kohe shumë të shkurtër i vrau. Shumë u vranë me armë, shumë të tjerë u bënë copa me thika e sëpata. Më morën edhe babanë, i cili mbaj mend se më puthi në ballë dhe më tha: ‘Mos u nda nga turma dhe ik… ik…Mos e lësho nga dora vëllanë.' Me lot në sy, e humba babanë tim dhe kurrë nuk e pashë më. E vrau Zerva atje në burg, e kështu mbeta fillikat, e vetme. Pasuria ime ishte vëllai dhe unë gjithashtu isha e vetme pasuri e tij. Isha me fat, sepse dija greqisht dhe dëgjova ushtarin, i cili në një gjuhë të egër greke tha: Parta vrosta tuta ta korica! (“Merri këto vajzat përpara!”), ndërsa dëgjova ushtarin tjetër, që ia ktheu: Ine mikra (“Janë të vegjël”). Dhe kështu u detyrova të pushoja vëllanë, i cili nisi të dëneste, dhe u nisa drejt. Ecja, ecja, pa e ditur ku shkoja. E zbathur, e lodhur, pa ngrënë, me vëllanë herë në krahë dhe herë për dore, ndiqja turmën e madhe me gra e me vajza, që po shkonin drejt kufirit, në Konispol. Ikëm fshat më fshat, nga Minina në Varfaj, Spatar, flinim në rrugë, pinim ujë moçali, shumë fëmijë vdiqën rrugës, shumë të moshuara patën të njëjtin fat. Por unë ecja e ecja, shikoja krime, masakra, të vrarë, të sëmurë, të plagosur, të cilët kanë vdekur më pas dhe nuk mund të ndalonim. Zerva mund të vinte pas nesh dhe ne mund të kishim të njëjtin fat. Ushtarët e Zervës kishin vetëm një qëllim: të na vrisnin. ecur me ditë të tëra, dëgjoja ngjarje nga më të ndryshmet: nëna pa dashur hodhi fëmijën në humnerë, fëmija vdiste nga e pangrëna dhe nga etja, burrat, gratë shtatzëna vdisnin në rrugë bashkë me fëmijët e tyre në bark. Dhe pas shumë vuajtjesh, mes dhimbjesh, se vëllai im ishte shumë i sëmurë, munda të shpëtoja dhe të arrija në Konispol. Me qindra çamë kishin ngritur çadrat dhe munda të gjeja xhaxhanë tim, i cili kishte më shumë se pesë ditë që më kërkonte. Isha shumë e vogël për të marrë ndonjë gjë nga shtëpia me vete. I kujtim ishte një shami e babait, të cilën atë ditë që u ndava ma dha pasi lotët më rridhnin çurg. Kisha shumë nevojë për të, i cili pas vdekjes së nënës asnjëherë nuk na kishte lënë vetëm. Por gjithsesi shpëtova, xhaxhai u kujdes për ne të dy, për mua dhe vëllanë. Pasi ndenjëm njëfarë kohe në Konispol, erdhëm këtu ku jetojmë sot. Kurrë nuk dua të shkoj më atje! Torturat që përjetuan njerëzit e mi atje, edhe sot e kësaj dite më dalin përpara szve. Ajo tokë, po të shtrydhet, nxjerr veç gjak. Ne populli çam jemi të zotë, që një ditë të marrim vatanin tonë, uroj që fëmijët e mi të gëzojnë atë që nuk e gëzova dot unë, por unë uroj që atë ditë të prehem e qetë dhe të mos kthehem më atje, ku në çdo rrugë, në çdo fshat, në çdo shtëpi prehen shumë shpirtra, shumë njerëz, të cilët vdiqën padrejtësisht nga një .

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.