• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
Cameria Ime

Cameria Ime

Cameria Ime - Faqe e Dedikuar Popullit Cam

  • Historia
  • Genocidi
  • Publikime
  • Figura te Shquara
  • Tmerre te Jetuara
  • Lajme
  • Dokumentare
  • Etnografia
  • Gjeografia e Çamerise
  • Poezi Letersi
  • CESHTJA CAME
  • Show Search
Hide Search
You are here: Home / Historia / Viti 1918. Organizimi i parë i Çamërisë ne USA

Viti 1918. Organizimi i parë i Çamërisë ne USA

Cameria · June 25, 2011 · Leave a Comment

Hapin e parë drejt një organizimi të ri, çamët e hodhën në Ëorçester Mass të SHBA, në fillim të vitit 1918, duke formuar Shoqërinë “Çamëria” dhe u inkuadruan në Partinë Politikeose siç quhej ndryshe, Partia Kombëtare Shqiptare. Në krye të Shoqërisë “Çamëria” u zgjodhën patriotë me zë të Vorçesterit, si Haxhi Murat Çami, nga Spatari i Filatit, Mesut Çami, Beqo Kushi (Izeti) nga Spatari, Jasin Isufi nga Filati, nipi i Haxhi Muratit, Mit`hat Margëlliçi, Malo Çeço nga Filati etj. Degë simotra të saj u krijuan nga çamët, brenda një kohe të shkurtër, edhe në qytete të tjera të Amerikës, (gazeta “Albania”, Ëorçester Mass, dt.18 shkurt 1918).
Hapjen e Konferencës së Paqes në Paris (janar 1919) Partia Politike dhe Shoqëria e Çamërisë në SHBA e shihte si një moment të favorshëm për të sensibilizuar administratën amerikane dhe për të influencuar në qëndrimet që do të merrte ajo në Konferencën e ardhshme të Paqes, në favor të zhdukjes së padrejtësive të bëra në kurriz të popujve që ajo kishte marrë përsipër mbrojtjen e tyre…
Ndërkohë, drejtuesit e Shoqërisë së Çamërisë në SHBA i drejtuan një notë presidentit Uillson, ambasadorëve të Anglisë, Francës e Italisë në Uashington, në të cilën u bëhej prezent situata e rëndë që përjetonin çamët shqiptarë nga dhuna që ushtronte qeveria greke dhe u kërkonin të ndërhyhej për çlirimin e tyre, (ASH, gazeta “Albania”, Ëorçester Mass, dt.18 shkurt 1918).

Historia 1918, albania, amerikan, amerikane, ardhshme, ASH, Beqo, Çami, drejtuesit, Filat, filati, Filatit, gazeta albania, greke, inkuadruan, Isufi, Itali, janar, jasin, KUSHI, mbrojtjen, merrte, Mesut, murat, Muratit, organizimi, Paqes, PARI, paris, Partia, Presidentit, qeveria, qytete, SHBA, shkurt, Shqiptare, Simo, situata, Spatar, Spatari, Uashington, Uillson, ushtronte, Viti 1918. Organizimi i parë i Çamërisë ne USA, zgjodh

Reader Interactions

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Cameria Ime

© 2025 Cameria Ime. All Rights Reserved. Cameriaime ne Facebook

  • Historia
  • Genocidi
  • Publikime
  • Figura te Shquara
  • Tmerre te Jetuara
  • Lajme
  • Dokumentare
  • Etnografia
  • Gjeografia e Çamerise
  • Poezi Letersi
  • CESHTJA CAME