• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
Cameria Ime

Cameria Ime

Cameria Ime - Faqe e Dedikuar Popullit Cam

  • Historia
  • Genocidi
  • Publikime
  • Figura te Shquara
  • Tmerre te Jetuara
  • Lajme
  • Dokumentare
  • Etnografia
  • Gjeografia e Çamerise
  • Poezi Letersi
  • CESHTJA CAME
  • Show Search
Hide Search
You are here: Home / Etnografia / Gjeografia e Çamerise / Janine – nga Sami Frasheri

Janine – nga Sami Frasheri

Cameria · May 26, 2011 · Leave a Comment

Është një qytet, qendër e vilajetit me te njëjtin emër. Ndodhet ne jug te vilajetit te Shkodrës 700 km ne jugperendim te Stambollit e 210 km ne jugperendim te Selanikut, ne bregun perendimor te liqenit me te njëjtin emër. Ka 35. 000 banorë, 30 xhami, 6 kisha, 2 sinagoge, 3 teqe, disa medrese, një biblioteke, një gjimnaz, një shkolle fillore e disa shkolla fillore kuranike(mektep), një gjimnaz me emrin Zosimea, disa shkolla fillore dhe një shkolle për vajza vetëm për greket, një shkolle plotore

për vllehet, një azil grek për jetim e te varfer si dhe një spital, një spital tjetër te ndertuar kohët e fundit nga bashkia, treg te bukur, hane e hamame te shumta, një keshtjelle te mbetur nga Ali pashë Tepe-lena,që ndodhet mbi gadishullin që futet brenda ne liqen, te rrethuar me hendek;përreth ka disa pende dheu. Ne rrethet e qytetit ka vreshta e toka pjellore, punishte lekuresh;prodhohen sende prej argjendi dhe prej lekure dhe zhvillohet një tregti mjaft e rëndësishme. Janina është ndertuar nga i quajturi Jani, një nga princat e vendit ne kohën e rënies se perandorise bizantine. Ajo i është dorezuar paqesisht sulltan

Bajezit Jellderemit, pastaj u kishte dalë dorë (osmaneve) dhe ne vitin 1431 ne kohën e sulltan Muratit II u pushtua përfundimisht.

Me vonë ne kohën kur sundoi i pavarur Ali pashë Tepelena, (qyteti) u zhvillua dhe u zbukurua tepër prej tij dhe kishte me shumë popullsi. Kazaja e Janines, ndodhet ne mes te sanxhakut e te vilajetit që mban te njëjtin emër. Se bashku me dy nahijet e quajtura Zagor dhe Korondos, perfshin 233 fshatra me 87. 256 banorë. Toka është e ndryshme, ka fusha pjellore, kullota dhe disa pyje. Shumica e popullsise se fshatrave është e krishtere dhe perbehet nga greke dhe vllehe. Sanxhaku i Janines. Është

sanxhaku qendror i vilajetit që mban te njëjtin emër. Kufizohet nga juglindja me kufirin e Greqise, nga verilindja me vilajetin e Manastirit, nga veriperendimi me sanxhakun e Gjirokastres, nga perëndimi me detin Jon, nga jugu me sanxhakun e Prevezes. Sanxhaku perbehet prej 6 kazave dhe dy nahijeve me 439 fshatra dhe 166. 691 banorë si me poshtë:

Sanxhaku Kazate Nahijet Fshatra

Janine Zagore 233

Korondos 49

Leskovik 34

Janine Konice 3

Mecove 62

Ajdonat 68

Gjeografia e Çamerise, Janine Ali PashÃ, Bajezit, biblioteke, Bizantin, bizantine, dorezuar, Emri, fshatrave, Gadishullin, Gjirokastres, hamame, hendek, Janina, Janine, Janines, Jellderemit, Jon, jugperendim, Kazaja, Kazate, Konice, Korondos, kullota, Kuran, Leskovik, Manastir, Manastirit, Mecove, medrese, mektep, Muratit, Osman, paqesisht, pjellore, plotore, Prevezes, rfundimisht, sanxhakun, shkolla, Stambollit, sulltan, Tepe-lena, Tepelena, vaj, vendi, vilajeti, vilajetit, vreshta, xhami, Zagor

Reader Interactions

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Cameria Ime

© 2025 Cameria Ime. All Rights Reserved. Cameriaime ne Facebook

  • Historia
  • Genocidi
  • Publikime
  • Figura te Shquara
  • Tmerre te Jetuara
  • Lajme
  • Dokumentare
  • Etnografia
  • Gjeografia e Çamerise
  • Poezi Letersi
  • CESHTJA CAME