• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
Cameria Ime

Cameria Ime

Cameria Ime - Faqe e Dedikuar Popullit Cam

  • Historia
  • Genocidi
  • Publikime
  • Figura te Shquara
  • Tmerre te Jetuara
  • Lajme
  • Dokumentare
  • Etnografia
  • Gjeografia e Çamerise
  • Poezi Letersi
  • CESHTJA CAME
  • Show Search
Hide Search
You are here: Home / Publikime / Per shpirtin e Çamerise

Per shpirtin e Çamerise

Cameria · June 9, 2011 · Leave a Comment

Nga:Namik SELMANI

Ndonëse paksa i rënduar nga shëndeti, Profesori francez, Bernard  Jakob, një njohës i shkëlqyer i muzikës ballkanike e sidomos asaj
çame, nuk ngurroi që ta bënte udhëtimin në Greqi. Para pak kohësh i kishte thirrur këngëtarët popullorë çamë Shaban Zeneli e Refat
Sulejmani në Paris në një koncert të pashlyer nga kujtesa e miliona francezëve. në atë koncert të këngës çame në radion më të njohur
pariziene edhe profesori qante nën zë .

Nuk kishte parë njerëzit çamë të vrarë në tokat e tyre , por kënga tregonte më shumë se ato pamje . Kush e ndjen muzikën di edhe ta “lexojë” atë me të gjitha shkronjat e pentagramit. Dëgjues të Radio Francës ato ditë kërkuan të ritransmetohej disa herë koncertin që ata dhanë në sallën me
publikun më të zgjedhur të Parisit. Më shumë i mrekulluar nga kjo muzikë, nga këto këngë ishte pikërisht Ideatori i këtij   bashkëpunimi. Professor Bernardi.
Një këngë që në atë ujëvarë tingujsh polifonikë kishte ca ujëvara shpirtrash të Çamërisë që zgjoheshin vrullshëm mes Parisit plot drita. Si dikur në fillimvitet e shekullit XX, kur toka e Çamërisë u nda nga trungu amë. Në atë vjeshtë pariziene shpirtrat e trimave, të njerëzve pa varre, të luleve të ullinjve që atë vjeshtë ishin kokërrzuar sërish pa vjelësit e vërtetë të tyre.

Bredhëronin nëpër Parisin e dritëzuar si një klithmë për padrejtësinë më të madhe të shekullit XX kur Sëpata e Fuqive e preu në dysh tokën shqipfolëse.
Po jo këngën. Jo vallen. Jo gjuhën. Jo traditat e kulturën….JO. JO.
Kësaj radhe Profesor Bernardi kishte dëshirë që t’i shihte këto shpirtëra në tokën ku kishin lindur. Ku kishin fluturuar. Një kujtesë të mohuar, të plaguar, të përgjysmuar, të shprishur. Dhe e shkeli. Dhe e preku këtë truall që kësaj radhe ishte nën një flamur të një shteti tjetër. Dhe ia dëgjoi këngën atje ku ajo kishte lindur e prej nga kishte ardhur një ditë në Paris. Tashmë po bënte një film për muzikën polifonike çame. Me një peng të një studiuesi kaq të popullarizuar, të realizuar në vitet e fundit. Po njihte muzikën më të bukur, më qëndrestaren e shekujve. Më brilanten në atë
uljengritje tingujsh.

Ishte vjeshtë. Vjeshtë ballkanase. Një vjeshtë që tërhiqte zvarrë një verë të nxehtë. Përvëluese. Sërish mori me vete një këngëtar, të kësaj krahine.. Njeriun – orkestër të tingujve Shaban Zenelin. Donte një sfond tingujsh. Nuk mund të prekej kjo Çamëri pa tingujt e  këngës. Të poezisë që buron nga ky hambar ëndrrash të pafund. Pa gjuhën shqipe që ai e dëgjoi në Kastri. I thanë se banorët e Kastrisë rridhnin nga familja princërore e Kastriotëve të Dibrës. E gostitën me gjellët që bëheshin me vajin e ëmbël të këtyre shpateve. Kësaj radhe fjalëve të Bajronit që tregonte për trimëritë e suliotëve po i shtoheshin mbresat e një muzikanti që shihte një pjesë të re të Shpirtit të Çamërisë. I folën shqip kudo ku ai shkoi.
Kur erdhi në Tiranë, e pyetën për klimën. Për ditët që kaloi në Çamëri. E ndiqnin miqësisht shëndetin e tij dhe ishte shumë normale
një pyetje e tillë.

Akoma edhe tani pas disa ditësh të kthimit nga Çamëria, kam aromën e portokalleve dhe të ullinjve. Të limonave që ishin mbushur sa degët preknin tokën. Më dhanë një SHPIRT të ri brenda qënies sime…- tha ai.
Në këtë bredhërim të shpirtrave të Çamërisë në shpirtrat e artistëve më të mëdhenj të Botës, m’u kujtuan Gijotinat e të gjitha kohërave. Gjithmonë, ato, gijotinat, kanë patur vetëm disa pëllëmbë larg urdhërdhënës për ekzekutimet e rastit dhe urdhërzbatues të bindur me e pa maska në fytyrat e tyre të ftohta.

Jo gjithmonë me shikues. Nuk ka rëndësi se cili ishte vrastari. Se si bëhej veprimi, me litar apo me sëpatë. Me..

Për fat të keq, Shpirtin e Çamërisë përherë e kanë lakmuar Gijotinat. Madje e kanë çuar edhe në vendin e tyre. Për t’i vrarë historinë. Për t’i memecëruar këngën. Për t’i lënë pa dasma në truallin e tyre stërgjyshor. Për t’i tharë Pusin e mençur të Fjalës.
Për t’i mbyllur gojën drejt urimit. Për ta lënë pa legjendat e saj që do të pushtonin telajot e piktorëve më të mëdhenj të botës anglezë, francezë që shkonin në sofrat e saj në disa shekuj me radhë. Por asnjëherë nuk e bënë këtë gjë.

……Vetëm disa ditë më parë në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar kishin ardhur disa vizitoreë të moshuar të Çamërisë nga Paramithia,
nga Kastria, nga Filati….
Një ëndërr që për 18 vjet akoma nuk po e respekton qeveria greke për t’i dhënë një vizë të thjeshtë pleqve të Çamërisë, dikur djem e vajza që vraponin në Karvanët e Krismave e Gjakut duke lënë shpirtrat e gjyshërve të vetmuar në trevat e stërgjyshërve. me ca gurë të stralluar të vatrave dhe furrave nëpër bohçatë e udhëtimit më tragjik që ka parë shekulli XX. Duke ecur pranë detit të gjithë këndonin ninullat që iu kishin rritu trupin e iu kishin mbushur të gjitha skutat e shoirtit të tyrë aq të brishtë.
Kishin ardhur shpirtërat që të dëgjonin zërat e thellësive të kohërave të një vendi që e kishin vetëm disa orë larg. Ishin njerëz që e flisnin shqipen aq mirë.

Me atë dialekt të bukur të çamçes. Me një vrull emocionesh, që sytë, duart, fjalët nuk i mbanin dot.

– U jam ka Paramithia,- tha një nënë e moshuar.

Me një fjalë të ngadaltë që të mos e dëgjonin ata që e shoqëronin.

-Të vini të rregulloni token! Të rregulloni shtëpinë, sepse janë të rrëzuara. Jo për një kahave. Jo.

– U jam ka Kastria – tha një tjetër.

Të gjithë ishi çamë të krishterë të Çamërisë që ende jetonte në gjuhën e saj, te këta njerëz që nuk kishin bërë shkollë shqipe e as që mund ta kërkonin atë në kohërat e mungesës së popullsisë myslimane të Çamërisë.
Kësaj radhe ishin të gjallët që e kishin sjellë SHPIRTIN çam. Mund të ishin dhe të vdekurit. Të vdekurit me varre, pa varre. Mund të sillnin këtë Shpirt djepet e fëmijëve që flenë ende në gërmadhat.
Mund ta sillnin amanetet e shkruara e të pashkruara. Të paarkivuara në ndonjë arkiv fshati, shteti.
Dua të besoj se Shpirti çam është i gjallë e duhet të jetë i tillë edhe në poezitë për të. Te ajo duhmë e shpirtit të poetit të të gjithë moshave e të të gjithë kohërave. Për t’i treguar atyre që ulen në tryeza politikanësh dhe diplomatësh se problemi çam nuk është një kasafortë që e ka një Çelës në duart e një Pronari. Jo.
Çelësat e saj , udhërrëfyesat e shpirtrave të pagjumë të Çamërisë i ka një komb i tërë.

Nga Shqipëria deri në Amerikën e largët ku ka aq rrahje zemre për Çamërinë sa duhen valët e Jonit për t’i numëruar.
Duhen palët e maleve shqiptare për të kuptuar forcën e këtij shpirti të paepur. Një shoqëri e tërë që kërkon të drejtën e saj si drita e
diellit.
Çelësat e Portave të këtyre Shpirtrave sot i ka dhe deti Jon që në vitet e mbushura me jetë , me punë ballëdjeristur në tokat çame, bënte garë me vajin e ullinjve që prodhohej çdo vit në fshatrat e saj të begata.
Nuk kanë rëndësi Gijotinat që duan ta godasin Shpirtin çam Të vjetra a të reja qofshin. Nuk kanë rëndësi dhe aq shumë dinakëritë e thurura aq saktësisht shumë herë edhe në dritën e fortë të diellit.
Nuk kanë rëndësi urdhërdhënësit e tyre që mund të kenë në duar letra të shkruara në të gjitha gjuhët. Rëndësi ka që SHPIRTI i Çamërisë
rron ndër brezat që e kanë të gjallë këngën, kujtimin, ëndrrën, amanetin, vallen, kujtesën, të nesërmen,…

 

Nga:Namik SELMANI

Publikime bajroni, Bajronit, ballkanase, ballkanike, dasma, dialekt, dysh, filati, fillimvitet, Film, France, francez, fshatrat, fundit, Gijotinat, gjak, gjaku, gjakut, Gjonin, Greqi, Ideatori, Kastrisë, koncert, koncertin, kujtesa, liman, Me., myslimane, namik, ndrestaren, NJERIU, normale, pamje, Paramithia, paris, Parisit, pariziene, pentagramit, Per shpirtin e Çamerise, Poezi, polifonike, politika, popullarizuar, portokalle, preu, profesor, Profesori, professor bernardi, publikun, radio, radion, realizuar, selman, SELMANI, shaban, shekujve, shekullit, shpirtin, shpirtrash, shpirtrat, Shqiptare, shteti, Sulejmani, timin, TOKE, traditat, tregon, trimave, truall, ullinj, ullinjve, vajza, valle, vallen, vdekur, vdekurit, vendi, vite, vjetra, Zeneli

Reader Interactions

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Cameria Ime

© 2025 Cameria Ime. All Rights Reserved. Cameriaime ne Facebook

  • Historia
  • Genocidi
  • Publikime
  • Figura te Shquara
  • Tmerre te Jetuara
  • Lajme
  • Dokumentare
  • Etnografia
  • Gjeografia e Çamerise
  • Poezi Letersi
  • CESHTJA CAME