Rreth Artikullit

Autori

Paramithia – nga Sami Frasheri

Paramithi -Ajdonat

Është një qyteze, qendër kazaje ne krahinen e Camerise, e cila formon pjesen juglindore te Shqipërisë, varet vilajeti dhe sanxhaku i Janines. Ajdonati ndodhet afersisht 40 km ne jugperendim te Janines dhe 18 ne lindje te limanit te Myrtos,rreze një mali, ne anën e majte te lumit Vuvo d. m. th ne lindje te tij. Pozicioni i tij është i lartë, me ajër shumë te mirë dhe i rrethuar me vreshta e kopshte. Popullsia e tija arrin ne 2500 njerëz, thuajse te gjithë myslimane dhe shqiptare.

Keshtjella quhet Ajos Dhonatos dhe emri Ajdonat që perdohet ne gjuhën zyrtare për qytezen, e cila njihet nga vendesit me emrin Paramithi, është marrë nga emri i sipermendur. Perreth gjenden rrenimet e qytetit te vjetër Uria. Është një qyteze ku zhvillohet mjaf tregeti dhe çdo vit me dhjetë shtator bëhet një panair i madh që vazhdon pesë ditë. Burnot i cilesise se lartë,i njohur me emrin burnoti i Janines, prodhohet nga duhani, që rritet ne këtë qyteze dhe ne disa vende te kësaj kazaje.

Qyteza me kazane ka 64 , 40 nga këto janë ne veri te qendres se kazase dhe 24 ne te saj. Ne juglindje te kësaj kazaje ndodhet e Sulit, popullsia e se cilës është e njohur për qendresen e guximshme kundër Ali pashë Tepelenes. Toka e saj është , por ka edhe disa lugina e pllaja te bukura. Toka e saj është pjellore, prodhon drithera të ndryshme dhe duhan. Ka një afersisht prej16.000 njerezish shumica e te cileve janë shqiptare e afro gjysma myslimane. Brenda kazase ka 22 e mesxhide, 1 shkolle plotore, një , 4 shkolla fillore kuranike, 3 punishte për regjien lekureve, 13 ura. Rrethi i kazase mund te pershkohet për 23 ore.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.