Rreth Artikullit

Autori

Vallja e Osman Takës

Intervista/ Flet një nga kërcimtarët më të mirë të  kësaj valleje, Taip Madani

që e shpëtoi Osman Takën nga litari

Përfaqësia e saj

Nisja është e qetë, i shkon orkestrës pas duke u harmonizuar tërësisht me të. Vallja nis me hap të thjeshtë dhe vërtet thua se diçka do të bësh. Në mbarim të strofës së parë muzikore valltari me kokën dhe dorën duke e lëvizur paksa përpara të jep atë se diçka do të bëhet. Çuditërisht kjo valle sa më mjedis të ngushtë të ketë aq më bukur e më mirë kërcehet, qoftë edhe mbi një tavolinë. Taip Madani tregon se është dashuruar marrëzisht me këtë valle i kanë zbërthyer kuptimin tërësor të saj. Çfarë tregonte dora, këmba, gjoksi, koka, vendosja e dorës mbas koke, që lidhet me zakonin, kapelën pak të shtypur në cep.
Në Festivalin Folklorik në Gjirokastër, në 1973-shin, ai ka marrë çmimin “Laureat i Festivalit” dhe nga komisioni qendror ka marrë personalisht vlerësim të veçantë.

Vallja e Osman Takës është një nga më të bukurat dhe më burrëroret e Çamërisë. Një valle që të sjell në kujtesë Osman Takën, djaloshin që u përjetësua falë dëshirës së tij të fundit për të kërcyer një valle para se të varej në litar. Kaq mjaftonte që ai të përjetësohej dhe kjo valle të merrte emrin e tij e ta shpëtonte nga vdekja. Por vitet kaluan, sazexhinjtë e i binin muzikës, por askush nuk e kishte kërcyer dot deri atëherë vallen. Por, do të ishte Taip
Madani ai që me kërcimin e tij brilant në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës në tetor 1978, e bëri vallen e Osman Takës një nga vallet më të bukura dhe më të vlerësuara të atyre viteve. Në një intervistë për gazetën “”, ish-mësuesi i shkollës së mesme bujqësore të Konispolit, Taip Madani, krenohet  teksa tregon për vallen e Osman Takës dhe për  e mësimit të saj.

A mund të na tregoni se kur ka qenë ngacmimi juaj i parë për vallen çame në tërësi dhe natyrisht edhe atë të Osman Takës?

Ngacmimi i parë për vallen popullore çame më ka ardhur në fshatin tim, në Shalës, kur isha veçse 8-9 vjeç, aty rreth viteve 1957. Për herë të parë si muzikë, vallen e Osman Takës e kam dëgjuar të fërshëllyer nga një çoban. Isha fëmijë, shkoja me keca dhe kur e kam dëgjuar si muzikë më ka pëlqyer shumë e mu fiksua keq.

Sa herë ka dalë Taip Madani me këtë valle në skenë?

Shumë herë e për shumë vite. Mbas 1973-shit kam qenë i kërkuari dhe i preferuari edhe në ansamblet e shumë qyteteve si: në Vlorë, Ballsh, Gjirokastër e në Durrës. Në 1978-ën kam qenë me ansamblin e shtetit me një turne në Greqi.

Si është stili i valles dhe ku është e veçanta e kësaj  valleje?

Së pari duhet të themi që vallja e Osman Takës është një valle tradicionale çame, me të gjithë elementet çame. Kërcehet me shumë elegancë. Ajo është valle epike, por brenda këtij epizmi ka një lirizëm, ka një lirshmëri që i tërë kërcen në organikë me shpirtin e atij që e kërcen vallen, por edhe me ata që i bien veglave muzikore. Këtë valle e luajnë edhe grekët, edhe maqedonasit, bullgarët, jugosllavët, por të gjithë e quajnë Vallen e Osman Takës. Madje shkolla koreografike e Janinës e jepte edhe tekstin shqip.

Kur e ka kjo valle pikën kulmore?

Vallja ka disa pika kulminacioni. Pikën kulmore e ka në momentin kur në mënyrë akrobatike kthehesh në urë dhe mbi barkun tënd luajnë dy tre valltarë, pra të jesh në gjendje që me muskujt e barkut të mbash dy, tre valltarë të kërcejnë njëri mbas tjetrit për rreth një minutë e gjysmë. Këtu pra kemi të bëjmë me anën historike të valles.. Nuk kemi të bëjmë me një urë të zakonshme, por me atë që quhet ura e brezave, e historisë, e përpjekjeve, e sakrificave, e gjakut dhe mençurisë popullore.

A keni që të mësoni ndonjë grup për këtë valle?

Po, kam përgatitur disa grupe në Konispol. Një grup djemsh kanë konkurruar edhe në Berat, madje u vlerësuan me çmim.

A ka arritur ansambli i këngëve dhe i valleve popullore ta kopjojë këtë valle?

Ansambli i këngëve dhe valleve popullore këtë valle e ka përvetësuar dhe e ka vënë në programet e tij. Unë e kam vënë në shkollën koreografike që të mësonin mënyrën e të kërcyerit çam.

e valles

Kjo valle në origjinë ishte e Epirit, por u quajt vallja e Osman Takës, atëherë kur valltari patriot Osman Taka nga Konispoli, patriot i kohës, u kap dhe u burgos në Burgun e Janinës, ku dhe dënohet me varje.
Para se ta varnin ai shprehu dëshirën e tij të fundit,një orkestër, e cila të luante vallen çame. Osman Taka nisi të kërcejë para valiut të Janinës dhe bashkëshortes së tij. Vallen e kërceu shumë bukur.
Falë bukurisë trupore, shkathtësisë dhe zhdërvjelltësisë bëri që vajza e valiut pothuajse të
rrëzohej nga dritarja. Dokumente arkivorë të Janinës thonë realisht se që pas kësaj valleje e shoqja e valiut ka kërkuar atij që Osman Taka të mos vritet.
Dhe në të vërtetë ai u fal e që nga ajo ditë kjo valle u quajt Vallja e Osman Takës.

http://www.youtube.com/watch?v=wEmeRVTd4oQ

 

Osman Taka ka lindur në një nga familjet më të pasura të Konispolit rreth viteve 1848 – 1887, ku u edukua me idetë e Rilindjes Kombëtare. Ishte organizator i kryengritjeve me armë të krahinës kundër turq. U shndërrua si veprimtar i lëvizjes kombëtare për çlirim nga zgjedha osmane. U bashkua me lëvizjen e përgjithshme antiosmane dhe luajti një rol të rëndësishëm në degën e Lidhjes së Prizrenit në Prevezë. Arriti të bëhej një nga krerët më të rëndësishëm të kryengritjeve antiosmane dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë.

http://www.youtube.com/watch?v=5aBsS3b48n0

Ka qenë njëkohësisht valltar i njohur popullor.
Tregojnë se kur e dënuan me varje te rrapi i Konispolit, ai shprehu një dëshirë për të kërcyer një valle para litarit. Ajo valle e luajtur me mjeshtëri të rrallë prej tij mahniti të pranishmit. Që nga ajo kohë vallja e kërcyer prej Osman Takës para litarit ka ngelur një nga vallet më të bukura të Çamërisë, e cila ka arritur deri në ditët tona, madje duke u quajtur edhe Vallja e Osman Takës.

Mira ZENATI

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.