Rreth Artikullit

Autori

Janine – nga Sami Frasheri

Është një qytet, qendër e vilajetit me te njëjtin emër. ne jug te vilajetit te Shkodrës 700 km ne jugperendim te Stambollit e 210 km ne jugperendim te Selanikut, ne bregun perendimor te liqenit me te njëjtin emër. Ka 35. 000 banorë, 30 xhami, 6 kisha, 2 sinagoge, 3 teqe, disa medrese, një biblioteke, një gjimnaz, një shkolle fillore e disa shkolla fillore kuranike(mektep), një gjimnaz me emrin Zosimea, disa shkolla fillore dhe një shkolle për vetëm për greket, një shkolle plotore

për vllehet, një azil grek për jetim e te varfer si dhe një spital, një spital tjetër te ndertuar kohët e fundit nga bashkia, treg te bukur, hane e hamame te shumta, një keshtjelle te mbetur nga Ali pashë Tepe-lena,që ndodhet mbi gadishullin që futet brenda ne liqen, te rrethuar me hendek;përreth ka disa pende dheu. Ne rrethet e qytetit ka vreshta e toka , punishte lekuresh;prodhohen sende prej argjendi dhe prej lekure dhe zhvillohet një tregti mjaft e rëndësishme. Janina është ndertuar nga i quajturi Jani, një nga princat e vendit ne kohën e rënies se perandorise bizantine. Ajo i është dorezuar sulltan

Bajezit Jellderemit, u kishte dalë dorë (osmaneve) dhe ne vitin 1431 ne kohën e sulltan Muratit II u pushtua përfundimisht.

Me vonë ne kohën kur sundoi i pavarur Ali pashë Tepelena, () u zhvillua dhe u zbukurua tepër prej tij dhe kishte me shumë popullsi. Kazaja e , ndodhet ne mes te sanxhakut e te vilajetit që mban te njëjtin emër. Se bashku me dy nahijet e quajtura Zagor dhe Korondos, perfshin 233 fshatra me 87. 256 banorë. Toka është e ndryshme, ka fusha pjellore, kullota dhe disa pyje. Shumica e popullsise se fshatrave është e krishtere dhe perbehet nga greke dhe vllehe. Sanxhaku i Janines. Është

sanxhaku qendror i vilajetit që mban te njëjtin emër. Kufizohet nga juglindja me kufirin e , nga verilindja me vilajetin e Manastirit, nga veriperendimi me sanxhakun e Gjirokastres, nga perëndimi me detin Jon, nga jugu me sanxhakun e Prevezes. Sanxhaku perbehet prej 6 kazave dhe dy nahijeve me 439 fshatra dhe 166. 691 banorë si me poshtë:

Sanxhaku Kazate Nahijet Fshatra

Janine Zagore 233

Korondos 49

Leskovik 34

Janine Konice 3

Mecove 62

Ajdonat 68

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.