I nënshkruari Dervish Sulo nga Spatari i Çamërisë deklaroj sa vijon mbi masakrat, që bandat zerviste kryen kundër popullsisë çame në katundin tim Spatar. Në shtatorin e 1944 çetat zerviste të komanduara nga kolonel Kranja, etj., rrethuan nga të gjitha anët Spatarin. Të premten pas dreke në orën 11:00 allaturka zervistët hynë në katund. Në […]
masakre
Zajo Tafil Haxhiu – Tregon per masakren ne Çamëri
“Isha 12 vjeç kur erdhën këta katilë të pashpirt. Ndo-nëse isha një vajzë e vogël, ndërrova edhe emrin tim, duke u quajtur Leni. Kështu me këtë emër kisha mundësi të dilja jashtë e të shikoja të vrarët andej dhe këtej. Ditën e premte pashë Abaz Llaçon që e shpinte Shuaip Metja për të marrë hua, […]
Fatime Prenjo – Tregon per masakren ne Çamëri
Ushtarët zervista hynë në Paramithi më 28 qershor 1944 të Martën dhe të mërkurën, ushtari zervist Kiço Koma nga Paramithia mori burrin tim Velinë, vjeç 68 dhe ma theri me thikë. Të enjten ushtarët zervista erdhën të merrnin vajzën time Shuquranën por e shpëtova se ju dhashë të gjitha paratë që kisha afro tridhjetë miliona […]
Melika Met Sali – Tregon per masakren ne Çamëri
Unë Melika Met Sali nga Filati i Çamërisë njoftoj se në shtator të 1944 kur hynë ushtarët e Zervës në Filat, na mblodhën të gjithë neve shqiptarët duke na ndarë gra e çiliminj veç ku përbëheshin prej 500 vetash dhe burrat veç, na burgosën në ikotrofio të Filatit ku nga uria vdiëq mëse 70 gra […]
Idriz Bajrami – Tregon per masakren ne Çamëri
Unë Idriz Bajrami nga Karbunari Çamërisë vërtetoj se në shtator të 1944 trupat e Zervës të komanduara nga kolonel Kamara dhe nënkolonel Kranja hynë në fshatin tonë dhe vranë nanën time Luftie Bajrami vjeç 60 me 5 gra të tjera Mehani Isufi së bashku me nusen e djalit Saja (Gjylsim Vehipin) Kadrije Hamdinë dhe nanën […]
