Rreth Artikullit

Autori

Shterojmë lumenjtë që na kanë ndarë – Poezi

Shterojmë lumenjtë që na kanë ndarë

A do ta shoh më Çamërinë?!
Me lot në sy i thashë gjyshit:
Tregomë o gjysh, aman,
A do ta shoh më Çamërinë,
Dhe detin Jonian?
Shpresën ta kemi-më tha gjyshi
Do shkojmë në Çamëri,
Do vinë o bir kohë të reja,
Do lindë diell i ri?
Dhe për at' gjak që po shkon lumë,
Në Çamërinë ,
Përmbi helenët e pabesë,
Do shndrisë shpata ,

Ne do fitojmë kur do të ngrihet
Më këmbë çdo shqiptar,
Dhe kur me ne të jetë bashkuar,
Kreshniku kosovar.
C' Çamëria, fush'e male,
Dhe Bregu:Fusha e Zonjës
Asnjë pëllëmbë ne s'do lëmë,
Nën' kthetrat e ujkonjës…
Ja, më të djathtë po shkojnë çeta,
Të mbrojnë atë krah,
Të mos na dalë greku tek ura,
Mbi lumin Kalama.
Hasmi po si re e zezë,
Mbi çamë kërkon të bjerë,
Greku me top e me mortaja,
me maliherë.
Rreptë po lufton kjo Çamëria,
Është i arbëreshit,
Ajo s'njeh luftë pozicioni,
Po veç me pallë sheshit.
Po vinë shqiponjat nga Kurilla,
Nga dulga e nga Bozhuri,
Nga Kladhi i madh e nga Malshinji
Nga Roka, kaza Lluri.
Ja, kush po vjen nga Qafa e Botës,
Duro Balua atdhetar,
Seç po i prin përpara çetës
Me flamurin shqiptar.
Po pse me flamurin e shpalosur,
Shqiponja jonë ësht'nxirë?
Se bijt' e saj i ka shfarosur,
Armiku i pështirë.
Ndaj shumë ajo është egërsuar,
Nga i kullon gjak;
Ky gjak që fushën ka mbuluar
Na thërret të marrim hak…

nga FATOS MERO RRAPAJ

Tags: , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.