• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
Cameria Ime

Cameria Ime

Cameria Ime - Faqe e Dedikuar Popullit Cam

  • Historia
  • Genocidi
  • Publikime
  • Figura te Shquara
  • Tmerre te Jetuara
  • Lajme
  • Dokumentare
  • Etnografia
  • Gjeografia e Çamerise
  • Poezi Letersi
  • CESHTJA CAME
  • Show Search
Hide Search
You are here: Home / Galeri / Poezi Letersi / MUHAREBEJA – Poezi te vjetra nga Çameria

MUHAREBEJA – Poezi te vjetra nga Çameria

Cameria · May 23, 2011 · Leave a Comment

Publikoi Olsi Jazesxhi

Poezi çame kushtuar shtypjes së revoltës greke nga muslimanët
shqiptarë në 1827

Elif – Allah ifadeja
Erth sahati i Perëndisë
Sihariqi e myzhdeja
Nusreti ju dha Turqisë

Ba – Bajraku i shehadetit
Hipi majë minaresë
Dha ezan sterës së detit
U ngrit rajaja e Moresë

Ta – tërë kaurristani
Ju vërsul turqërisë
Pa fetva dha Shejh Islami
`Vini karshillëk frëngjisë’

Tha – tha vetë Perëndia
Umeti i Muhametit
Umin e ka te Turqia
Pa shubhe isht’ i xhenetit

Xhim – xheneti isht’ sahi
Me sehire, me të mira
Xhehënemi isht’ i zi
E me shumë adhapërira

Ha – habere dha meleku
Qafirët u ngren e thanë:
Turqërinë do ta humbim
E Muhamet Mustafanë

Hi – hise hiç mos ti lëmë
Këtë e do kriqëria
Vendinë e saj të zëmë
Që të bimë etërira

Dal – dolli vetë sadrazemi
E bujurdisi halinë
Bes’ e islamit ku jeni
Me kaurrë çish do bimë?

Dhal – dha Allahu basiret
U mbloth bes’ e Muhametit
Jyrysh bënë mbi qafirët
I shporrë steres’ e detit

Ra – ra qafiri në gajle
Vallë çish tertip do bimë
Ku do gjejm’ nonjë rafe
Që të shpëtojmë zoinë?

Za – zun’ e bijën shiqajet
Nëpër puta, nëpër drunjë
Mos shohjën ndonjë fajde
Po asnjë s’u riu në punë

Sin – sinor’ e prishi kaurri
Me hilera, musibete
Huxhum bëri nga frëngjia
Që të zi stere e dete

Shin – shum’karavë, shum’ asqerë
Hidet që mori qufari
pa u derth që nga Misiri
Ibrahim Pasha Opari

Sat – sa qereme ke Allah
Turku pres që ti dinjë
Kauri vetë u ngre
Kish me vet’he frëngjinë

Dat – dajandisi turqëria
E vuri në zap kaurrë
Ç’pandehu palo frëngjia
T’i bën turqërisë dhunë?

Ti – të math huxhum bëri
Kalas ju vërtit qafiri
Ju vesh posi mizë lisi
Në këllëç i shkoj veziri

Dhi – dhan e muarr kaurria
T’i shpëton kordhës islamit
Isht hak’ e muslimanisë
Të mësojmë fatihanë

Vaf – vanë frënqt’ dikue klarë
Kokë varur në kaurrkrali
Të lerosur, të pëgërë
Thanë: Zhdo na vejë halli?!

He – hoqëm ezijete shumë
Nga ordhi e padishahut
Na bëri për det’ e lumë
Kan’ uratën e Allahut

Lamelif – lamë shumë shehitë
Nëpër tabije, në kalara
Palla u grriu mëlshitë
S’kemi takat për belara

Je – Ju keshët plot mehanira
Top’ e kumbara të shumë
Çish më thoni marrëzira
Vini më bini në glunjë!

Poezi Letersi MUHAREBEJA, POEZI CAME

Reader Interactions

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Cameria Ime

© 2025 Cameria Ime. All Rights Reserved. Cameriaime ne Facebook

  • Historia
  • Genocidi
  • Publikime
  • Figura te Shquara
  • Tmerre te Jetuara
  • Lajme
  • Dokumentare
  • Etnografia
  • Gjeografia e Çamerise
  • Poezi Letersi
  • CESHTJA CAME