Rreth Artikullit

Autori

Lindja e çështjes çame 1820-1943

 

Titulli: Lindja e çështjes çame 1820-1943
Origjinali: Lindja e çështjes çame 1820-1943
Histori (libër me kopertinë të trashë)
Autori: Blerina Namik
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2011
fq. 296
Pesha: 0.48 kg
ISBN:978-9928-109-01-9

 

“Ky libër na tregon se historia e dramës çame nuk mund të rishkruhet duke u mbështetur gjithnjë në ato burime të njohura deri dje, por duke hulumtuar për burime të reja, për t'i sjellë lexuesit pjesët e munguara të historisë së asaj treve, që është e pasur me histori dhe figura të shquara.” – Hajredin Isufi

“Blerina N. Sadiku e sheh lindjen e çështjes çame si pjesë të historisë së rindërtimit gjeopolitik të Ballkanit pas dalejs së sundimit osman; që pati kosto e veta të rënda tek popujt e hershëm, sidomos tek shqiptarët. Kjo është një çështje tejet e ndërlikuar, me implikime të drejtpërdrejta të fuqisë së së traktateve ndërperandorake, të ndikimit të Fuqive të Mëdha, të historisë dramatike si u caktuan kufijtë e shteteve që shpallën pavarësinë nga ish- pernadoria osmane, deri tek marrë dypalëshe, të hapura e të fshehta, që kjo e fundit ndërtoi me shtetin grek, me qëllim që të garantoheshin interesat e tyre të përbashkëta.” – Prof. Dr. Shaban Sinani

“Libri: “Lindja e çështjes çame 1820-1943” i studiueseës së re Blerina N. Sadiku pasuron në mënyrë origjinale historiografinë mbi Çamërinë, e cila, me gjithë botimet e shumta të këtyre njëzet ëve të fundit, vazhdon të mbetet defiçitare në raport me interesimin e lexuesit e të vetë shkencës.

Ky libër, që përveçse është një akt i vërtetë dashurie i autores ndaj tokës së të parëve të , është, gjithashtu, një shpalosje të vërtetash , nga ato që dikush do të donte të mbeteshin të fshehta e të panjohura përjetë.” – Prof. Dr. Pëllumb Xhufi

 

Tags: , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.