Rreth Artikullit

Autori

Grekët “bllokojnë” çamët ne Kufi

http://www.youtube.com/watch?v=VMC0m3TMxx4

 

I moshuari , kishte lindur në Gumenicë.

SKANDALI I shefi i doganës greke ne Kapshtice. Çamëve do t'u presim kokën se Çamëria ka vdekur”, tregon i moshuari.

 

Një i moshuar nga Vlora, i lindur në Gumenicë në 1937, nuk është lejuar të udhëtojë drejt Greqisë për të parë fëmijet e tij, vetëm për shkakun se ka lindur në Çamëri.Xhelal Hajrulla, u ndalua dy herë me radhë në Kapshticë dhe Kakavijë, vetëm për prejardhjen e tij.

Gjatë një interviste dhënë Top Channel ai tha se në Kapshticë i thanë se ndalohej me urdhër të qeverisë greke dhe në raportin për kthimin e tij u shtua se ishte i rrezikshëm në disa shtete të BE-së.

“U nisa nga Kapshtica për të vajtur për të takuar fëmijët në Athinë. Kur shkova në Kapshticë dogana greke më tha që dy ditë që e kemi ndaluar me urdhër qeverie për të mos kaluar ata që kanë lindur në Çamëri. I padëshirueshëm për rendin publik në Greqi dhe person i rrezikshëm në disa shtete të Europës, për mua”, thotë për Top Channel, Xhelal Hajrulla.

Ndërsa shefi i doganës greke të Kakavijës e ka shtuar më tepër dozën e urrejtjes duke i thënë se Çamëria ka vdekur.

“Më merr dhe më con tek shefi i doganës greke. U ula në . pa pasaportën më tha hajde këtu. Çamëve më tha do t'u presim kokën se Çamëria më tha ka vdekur”, tregon i moshuari.

I moshuari ka bërë apel Ministrise së Jashtme që të ndërhyjë për të bërë zgjidhje për rastet e shqiptarë me origjinë çame, si dhe i bëri thirje PDIU-së të protestojë në lidhje me këto .

 

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.