• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
Cameria Ime

Cameria Ime

Cameria Ime - Faqe e Dedikuar Popullit Cam

  • Historia
  • Genocidi
  • Publikime
  • Figura te Shquara
  • Tmerre te Jetuara
  • Lajme
  • Dokumentare
  • Etnografia
  • Gjeografia e Çamerise
  • Poezi Letersi
  • CESHTJA CAME
  • Show Search
Hide Search
You are here: Home / Dokumentare / Grekët “bllokojnë” çamët ne Kufi

Grekët “bllokojnë” çamët ne Kufi

Cameria · June 20, 2011 · Leave a Comment

http://www.youtube.com/watch?v=VMC0m3TMxx4

 

I moshuari ndalohet në kufi, kishte lindur në Gumenicë.

SKANDALI I RRADHES shefi i doganës greke ne Kapshtice. Çamëve do t’u presim kokën se Çamëria ka vdekur”, tregon i moshuari.

 

Një i moshuar nga Vlora, i lindur në Gumenicë në 1937, nuk është lejuar të udhëtojë drejt Greqisë për të parë fëmijet e tij, vetëm për shkakun se ka lindur në Çamëri.Xhelal Hajrulla, u ndalua dy herë me radhë në Kapshticë dhe Kakavijë, vetëm për prejardhjen e tij.

Gjatë një interviste dhënë Top Channel ai tha se në Kapshticë i thanë se ndalohej me urdhër të qeverisë greke dhe në raportin për kthimin e tij u shtua se ishte i rrezikshëm në disa shtete të BE-së.

“U nisa nga Kapshtica për të vajtur për të takuar fëmijët në Athinë. Kur shkova në Kapshticë dogana greke më tha që kemi dy ditë që e kemi ndaluar me urdhër qeverie për të mos kaluar ata që kanë lindur në Çamëri. I padëshirueshëm për rendin publik në Greqi dhe person i rrezikshëm në disa shtete të Europës, për mua”, thotë për Top Channel, Xhelal Hajrulla.

Ndërsa shefi i doganës greke të Kakavijës e ka shtuar më tepër dozën e urrejtjes duke i thënë se Çamëria ka vdekur.

“Më merr dhe më con tek shefi i doganës greke. U ula në stol. Pasi pa pasaportën më tha hajde këtu. Çamëve më tha do t’u presim kokën se Çamëria më tha ka vdekur”, tregon i moshuari.

I moshuari ka bërë apel Ministrise së Jashtme që të ndërhyjë për të bërë zgjidhje për rastet e shumta ndaj shtetasve shqiptarë me origjinë çame, si dhe i bëri thirje PDIU-së të protestojë në lidhje me këto akte.

 

Dokumentare, Lajme Ali, dogana, grek, Grekët "bllokojnë" çamët ne Kufi, Greqi, interviste, ishte, Jashtme, kaluar, kemi, kufi, lidhje, ministri, Ministrise, ndalohet, ndalua, ndaluar, nisa, PDIU-sÃ, prejardhje, prejardhjen, raportin, rastet, RRADHES, rrezik, shkova, shqiptar, shtetasve, shumta, skandal, stol, top channel, ula, vdekur, vdekurâ

Reader Interactions

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Cameria Ime

© 2025 Cameria Ime. All Rights Reserved. Cameriaime ne Facebook

  • Historia
  • Genocidi
  • Publikime
  • Figura te Shquara
  • Tmerre te Jetuara
  • Lajme
  • Dokumentare
  • Etnografia
  • Gjeografia e Çamerise
  • Poezi Letersi
  • CESHTJA CAME