Rreth Artikullit

Autori

ENDRRA E CAMERISE – DOKUMENTAR

 

Filmi dokumentar kushtuar Çamërisë, me regji të Kujtim Gjonajt, do të shfaqet më 11 mars, një rrëfim për historinë, lotët dhe mbijetesën e tyre, me Esat Teliti dhe Margarita Xhepa Një dokumentar që sjell historinë, vuajtjet, dhimbjet, përlotjen dhe mbijetesën e Çamërisë, me interpretimin e Esat Telitit dhe aktores së mirënjohur Margarita Xhepaës, me skenar të Kushit dhe regji të Kujtim Gjonajt. “Ëndrra e Çamërisë” ishte një nga pesë projektet për dokumentar që bordi i Qendrës Kombëtare Kinematografike miratoi në 2008-n. Xhirimet janë mbyllur, dhe premiera është parashikuar të shfaqet më 11 mars në Teatrin e Operës dhe Baletit. “Është një film dokumentar sa historik, aq edhe emocionues”, shprehet regjisori Gjonaj, për të cilin ky projekt përmbyll në njëfarë mënyre misionin e tij drejt temave . “Një ndër boshtet kryesore të veprimtarisë sime si regjisor e dokumentarist është tema historike, përfshirë këtu të gjithë territorin ku jetojnë shqiptarë; Kosova, Çamëria, shqiptarët e Malit të Zi dhe ata të diasporës. Rreth viteve 2000, kohë kur unë xhiroja një film dokumentar për Ali Pashë Tepelenën. U gjendëm në disa troje çame dhe instinktivisht, me dëshirën për t'i pasur këto në arkivin time, xhirova në shumë zona të si në Sul, Prevezë, Janinë etj”, është shprehur regjisori Gjonajt, Sipas të cilit nxitja konkrete për këtë dokumentar erdhi nga një krejt i rastësishëm me Enver Kushin, i cili, në mënyrë të pavarur, kishte shkruar një skenar të mrekullueshëm për Çamërinë. Ideja erdhi duke u kristalizuar deri sa mbërritën në realizimin e një filmi të plotë.

Ëndrra e Çamëris Pj. 1

http://www.youtube.com/watch?v=8LYZCArbBtk

Ëndrra e Çamëris Pj. 2

http://www.youtube.com/watch?v=I46wJjAXkws

Ëndrra e Çamëris Pj. 3

http://www.youtube.com/watch?v=hQ9-pawoqTA

Ëndrra e Çamëris Pj. 4

http://www.youtube.com/watch?v=cd5f7_CgcAg

Ëndrra e Çamëris Pj. 5

http://www.youtube.com/watch?v=dqwj_I8r1VM

Ëndrra e Çamëris Pj. 6

http://www.youtube.com/watch?v=w11pwFNefgA

Ëndrra e Çamëris Pj. 7

http://www.youtube.com/watch?v=OCnQjSTXCoY

Ëndrra e Çamëris Pj. 8

http://www.youtube.com/watch?v=J8jZ-X5FMLU

Tags: , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.