Rreth Artikullit

Autori

Deshmi te Çameve mbi masakren ne takimin ne Vlore

http://www.youtube.com/watch?v=Ya9fMcEYvQc

 

Partia Drejtësi dhe Unitet ka zhvilluar dje në Vlorë një takim me dëshmitarë të genocidit ndaj popullsisë çame të 1944-45, në të cilin kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të një studioje ligjore britanike, të cilët do e çojnë çë çame juridikisht në Gjykatën Ndërkombëtare. Në takim, dhjetëra dëshmitarë okularë kanë treguar tmerret që kanë përjetuar në genocidin e vitit 1944. Kështu, 97-vjeçari Mehmet Hajrullai, nga fshati Çiflik i Çamërisë, tregon se trupat e gjeneralit Zerva nuk përdornin plumbat për të vrarë burrat, gratë, fëmijët dhe të moshuarit, por thikat. “Një gruaje i çanë barkun me thikë, duke e lënë të në vend dhe më pas e hodhën në një gropë bashkë me të tjerët. Mua ma shpëtoi jetën një ushtar grek, të cilin e kisha pasur shok ushtrie”, thotë 97-vjeçari me zërin që i dridhej. Më tej ai ka rrëfyer se përballë humbjes së familjarëve, të afërmve, bashkëfshatarëve, nuk kishin dhe nuk kanë asnjë rëndësi pronat dhe pasuria që lanë pas, teksa vinin në ëri për ti shpëtuar ndjekjes dhe tmerrit. Ndërsa për 76-vjeçarin Harun Zeneli, tmerri i atyre ditëve ishte i pafund dhe i paimagjinueshëm. “Grave u çanin barkun me thika dhe u hidhnin mace nëpër çitjane, për ti torturuar. Nga ana e tij, 74-vjeçari Mehmet Sako nga fshati Skopjon i Igumenicës, tregon se ka humbur në atë genocid 8 vetë nga familja, mes të cilëve babain, xhaxhallarët etj. “Mes fshatrave tona kishte edhe fshatra të banuar nga grekë që flisnin shqip dhe me ta shkonim shumë mirë, si vëllezër. Familja jonë ishte e përbërë nga 35 vetë, së bashku me xhaxhallarët. Gjatë rrugës për të ardhur në Konispol, për ti shpëtuar vrasjeve të grekëve, ne u gdhimë në fshatin Spatharë. Me vete kishim edhe dy të rinj grekë nga Korfuzi, të cilët rritur në shtëpinë tonë dhe nuk u ndanë nga ne. Në Spatharë na rrethuan forcat zerviste. Shumë burra u vranë, ne gratë dhe fëmijët arritëm të shpëtonim dhe të vazhdonim rrugën për në Filat. Ishte një rrugë prej 3-4 km, por gjatë saj pamë shumë trupa të masakruar. Të i hidhnin në kanal dhe i mbulonin”, tregon Sako. Sipas kryetarit të PDU-së, Shpëtim Idrizi, dëshmitë e të moshuarve, të mbijetuar nga genocidi grek i viteve 1944-1945, do të shërbejnë si prova juridike për të trajtuar çështjen çame në Gjykatën Ndërkombëtare.

Tags: , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.