Rreth Artikullit

Autori

Çamet kthehen ne Kufirin Grek – Tregon Sulltane Bajrami

 

Sulltane Bajrami, 71-vjeçare çame e kthyer nga policia greke në kufi vetëm për faktin se në pasaportën e saj shkruhej se kishte lindur në Çamëri. “I bëj apel shtetit që të mbrojë qytetarët e vet dhe të ë për ta”, thotë 71-vjeçarja, e cila banon në Vlorë, në një nga pallatet e vjetra të zonës, në katin e pestë.

Në orët e vona të mbrëmjes së të dielës është ende e tronditur, ndërkohë që dridhja e duarve ndërsa flet shpreh gjithë shqetësimin e saj.
“Kam djalin në Greqi prej 15 vjetësh, – rrëfen ajo, ndërsa thotë se kishte qenë shumë i sëmurë. – Më njoftoi se po humbiste shikimin, kështu që u nisa për ta takuar. Në momentin që policët grekë morën të gjitha pasaportat, thirrën edhe emrin tim. Më morën në pyetje dhe pastaj më thanë se nuk do të kaloja. Pasi sipas tyre, Çamëria e shkruar në pasaportën time, ishte e Greqisë.

U tregova “Green Card”-in, por as ky dokument nuk bëri punë. Njerëzit aty më thanë se policët ishin shprehur se mund të shkoja në Amerikë e që aty të udhëtoja drejt Çamërisë”, vijon Bajrami.

“U ndjeva shumë e fyer. M'u duk vetja shumë e përbuzur. Ishte komplet racizëm mënyra se si u sollën. Këtu janë liberalizuar vizat. Flet ministri për liberalizimin. Liberalizim është të ikim të gjithë si qytetarë të lirë dhe jo të na sillen kështu në kufi.

U ndjeva keq edhe në doganën tonë, ku ndjeva mospërfillje. Policët thjesht u shprehën se s'kishin çfarë të bënin. Thjesht më gjetën një taksi për të cilën pagova 85 mijë lekë. Dhe u ktheva në shtëpi.

I bëj apel shtetit të mbrojë qytetarët e vet dhe të mendojë për ta. S'është normale të përbuzemi në kufi. Unë kisha të gjitha dokumentet e rregullta. Kisha edhe Green Card…

Jam rritur jetime. Por jam çame.
Vajta në polici. Doja të takoja drejtorin. Nuk më morën shumë në pyetje. Do të shkoj prapë nesër të denoncoj rastin.

Reagimi

Lidhur me ngjarjen ka reaguar menjëherë Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Në të thuhet se PDIU denoncon kthimin në kufi të tre të moshuarve shqiptarë me vendlindje Çamërinë, ndërsa i kërkon ministrit të Jashtëm, Haxhinasto, dhe trupit t'i japin fund heshtjes kur shkelen të drejtat e shqiptarëve.

“Dy ditët e fundit në kufirin shqiptaro-grek janë kthyer tre shtetas shqiptar, me dokumentacion të rregullt, vetëm dhe vetëm pse kanë lindur në Çamëri. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet denoncon sot (dje) rastet e kthimit në kufi të Avdul Sulejmanit, lindur në Varfanj të Gumenicës në vitin 1933, Myfit Rakipit lindur në Sklavë të Filatit në vitin 1935 dhe Sulltane Bajramit lindur në vitin 1940.

Myfit Rakipi dhe Avdul Sulejmani, i cili ka qenë për vite me radhë kryetar i shoqatës “Çamëria” për Durrësin dhe nënkryetar i përgjithshëm i saj, janë kthyer dje paradite në pikëkalimin kufitar të Qafë-Botës. Ata kishin të gjitha dokumentet e kërkuara nga udhëzimi i Bashkimit Evropian, përfshi edhe një shumë të mjaftueshme të hollash.

Pasi u është konfirmuar se kanë të drejtë të hyjnë në Greqi, oficerët grekë kanë vërejtur se vendlindja e tyre ishte përkatësisht Sklavë dhe Varfanj, dy fshatra të Çamërisë, dhe i kanë kthyer.

është kthyer në pikëkalimin kufitar të Kakavijës. Bajrami ka leje qëndrimi afatgjatë në SHBA, qenë mbajtëse e Green Card, që sipas legjislacionit grek, lejon hyrjen në Greqi. Oficerët e kufirit sapo kanë vërejtur vendlindjen e saj Çamëri nuk e kanë të kalojë kufirin.

Ne shpresojmë që këto incidente të mos jenë një politikë shtetërore në vendin fqinj për të mos lejuar shqiptarët që kanë lindur në Çamëri dhe që janë dëbuar me anë të genocidit dhe spastrimit etnik të vizitojnë shtetin grek.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i bën thirrje Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, z. Edmond Haxhinasto dhe trupit diplomatik shqiptar që të reagojnë ndaj këtyre rasteve dhe t'i japin fund heshtjes kur shkelen të drejtat e qytetarëve shqiptarë.
PDIU i bën thirrje shtetit grek që të ndryshojë qëndrimin e vet dhe të përqafojë parimet e organizmit në të cilin bën pjesë, Bashkimit Evropian. Veprime të tilla janë të patolerueshme për një shtet evropian.

Situata të tilla nuk të përsëriten më. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet rikonfirmon qëllimin e saj për një vizitë turistike në Çamëri me të gjithë të moshuarit që kanë lindur në ato troje, sipas të gjitha rregullave në fuqi.

Në rast përsëritjeje të këtyre incidenteve, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është e detyruar të përshkallëzojë reagimin e saj nëpërmjet protestave masive dhe thirrjes ndaj qytetarëve shqiptarë që të bojkotojnë çdo produkt grek në tregun vendas”.

Vetëm një muaj më parë, një tjetër çift çam u kthyen në kufi në Kakavijë për shkak se kishin lindur në Çamëri. Rasti u denoncua nga deputetët çamë edhe në parlament, gjithsesi për këto raste nuk pati reagime të mëtejshme.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.