• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
Cameria Ime

Cameria Ime

Cameria Ime - Faqe e Dedikuar Popullit Cam

  • Historia
  • Genocidi
  • Publikime
  • Figura te Shquara
  • Tmerre te Jetuara
  • Lajme
  • Dokumentare
  • Etnografia
  • Gjeografia e Çamerise
  • Poezi Letersi
  • CESHTJA CAME
  • Show Search
Hide Search
You are here: Home / Galeri / Poezi Letersi / NENE CAMERI – Poezi

NENE CAMERI – Poezi

Cameria · May 23, 2011 · Leave a Comment

PA LIRINE CAME S’KA QETESI BALLKANI !!

Po ti s’je jetime, moj burrnesha ime,
Me simotrat treva ngjan si lule e Spartes,
Tosk’ e Gege bashke njihen per luftime
Sic hidhet bashke vallja Osman Takes

Do te trokasin fort te aresyes dyer,
Ti themi Evropes: Ndreqi padrejtesite!
Po nuk na u hap ka mjet per t’I shqyer…
Po s’u hap prape, pse jane borite?

Atehere fyti yt hapur botes mbare,
Nga ere e mbrapsht, hapur pa meshire;
Do ta shnderrojne thirjen bori per ushtare,
Do kthehen te tere gjinjve tu te dlire.

Do njesojme zemrat, zemrat t’i bashkojme,
Do t’i veme ne brez si fisheke gjerdani
Me klithma vullkani botes t’i kujtojme:
Pa Lirine Came s’ka qetesi Ballkani!

Pastaj e di Ti, si kohet e shkuar,
Hiq rrobat e zise, si ne dit’ gezimi,
Me liri ne gji, me flamur ne duar,
Shih si iken nata me krahe hidherimi.

Simotrat e tjera qe hoqen zinxhire,
Shqipet e Tetoves, Kosove e Mal I Zi
Drite e rruges tyre do te ndrije me mire…
Me simotra bashke do rrosh ne liri.

Njeshi i mbetet mendjes dhe gezimit,
Arsyes se kohes pa kufi e fre;
Ka mure ndares si mur’ i Berlinit,
Fryma njerezore I rrezoi perdhe.

Vec te gjithe lipsen ta dine mire:
Ka ardhur ne pike shperthyese vullkani,
Rrug’ e aresyes oguri me i mire,
Vec pa kthimin ton’ s’gjen qetesi Ballkani!

Fadil Zeqiri

Pjese nga poema Nene Cameri

Poezi Letersi Fadil Zeqiri, NENE CAMERI

Reader Interactions

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Cameria Ime

© 2025 Cameria Ime. All Rights Reserved. Cameriaime ne Facebook

  • Historia
  • Genocidi
  • Publikime
  • Figura te Shquara
  • Tmerre te Jetuara
  • Lajme
  • Dokumentare
  • Etnografia
  • Gjeografia e Çamerise
  • Poezi Letersi
  • CESHTJA CAME