• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
Cameria Ime

Cameria Ime

Cameria Ime - Faqe e Dedikuar Popullit Cam

  • Historia
  • Genocidi
  • Publikime
  • Figura te Shquara
  • Tmerre te Jetuara
  • Lajme
  • Dokumentare
  • Etnografia
  • Gjeografia e Çamerise
  • Poezi Letersi
  • CESHTJA CAME
  • Show Search
Hide Search
You are here: Home / Galeri / Poezi Letersi / Shterojmë lumenjtë që na kanë ndarë – Poezi

Shterojmë lumenjtë që na kanë ndarë – Poezi

Cameria · May 23, 2011 · Leave a Comment

Shterojmë lumenjtë që na kanë ndarë

A do ta shoh më Çamërinë?!
Me lot në sy i thashë gjyshit:
Tregomë o gjysh, aman,
A do ta shoh më Çamërinë,
Dhe detin Jonian?
Shpresën ta kemi-më tha gjyshi
Do shkojmë në Çamëri,
Do vinë o bir kohë të reja,
Do lindë diell i ri?
Dhe për at’ gjak që po shkon lumë,
Në Çamërinë martire,
Përmbi helenët e pabesë,
Do shndrisë shpata ilire,

Ne do fitojmë kur do të ngrihet
Më këmbë çdo shqiptar,
Dhe kur me ne të jetë bashkuar,
Kreshniku kosovar.
C’merr Çamëria, fush’e male,
Dhe Bregu:Fusha e Zonjës
Asnjë pëllëmbë ne s’do lëmë,
Nën’ kthetrat e ujkonjës…
Ja, më të djathtë po shkojnë çeta,
Të mbrojnë atë krah,
Të mos na dalë greku tek ura,
Mbi lumin Kalama.
Hasmi po vjen si re e zezë,
Mbi çamë kërkon të bjerë,
Greku me top e me mortaja,
Ata me maliherë.
Rreptë po lufton kjo Çamëria,
Është gjaku i arbëreshit,
Ajo s’njeh luftë pozicioni,
Po veç me pallë sheshit.
Po vinë shqiponjat nga Kurilla,
Nga dulga e nga Bozhuri,
Nga Kladhi i madh e nga Malshinji
Nga Roka, kaza Lluri.
Ja, kush po vjen nga Qafa e Botës,
Duro Balua atdhetar,
Seç po i prin përpara çetës
Me flamurin shqiptar.
Po pse me flamurin e shpalosur,
Shqiponja jonë ësht’nxirë?
Se bijt’ e saj i ka shfarosur,
Armiku i pështirë.
Ndaj shumë ajo është egërsuar,
Nga zemra i kullon gjak;
Ky gjak që fushën ka mbuluar
Na thërret të marrim hak…

nga FATOS MERO RRAPAJ

Poezi Letersi FATOS MERO RRAPAJ, martire, Poezi, Shterojmë lumenjtë që na kanë ndarë - Poezi

Reader Interactions

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Cameria Ime

© 2025 Cameria Ime. All Rights Reserved. Cameriaime ne Facebook

  • Historia
  • Genocidi
  • Publikime
  • Figura te Shquara
  • Tmerre te Jetuara
  • Lajme
  • Dokumentare
  • Etnografia
  • Gjeografia e Çamerise
  • Poezi Letersi
  • CESHTJA CAME