Rreth Artikullit

Autori

Masakrat greke, ja cfare ndodhi ne Cameri

Masakrat greke, ja cfare ndodhi ne Cameri

Masakra me e eger ndaj shqiptareve myslimane u be nga ushtaret greke, qe nuk benin me pjese ne formacionet ushtarake, me 27 qershor 1944, ne zonen e Paramithise, ku e Liges Republikane Greke () te gjeneralit Zervas hyne ne qytet dhe vrane rreth 600 shqiptare myslimane, burra, gra dhe femije – shume prej te cileve u perdhunuan dhe u torturuan para vdekjes. Sipas deshmitareve okulare, te nesermen, nje batalion tjeter i EDES hyri ne Parge, ku u vrane 52 shqiptare te tjere. Me 23 shtator 1944, u plackit qyteti Spatar dhe u vrane 157 vete. Gra te reja dhe vajza u perdhunuan dhe ata burra qe mbeten gjalle u grumbulluan dhe u derguan ne ishujt e Egjeut. Ne baze te statistikave qe jep Shoqata “Cameria” ne Tirane, gjate goditjeve qe jane bere ne vitet 1944-1945, ne fshatrat jane vrare gjithsej 2771 civile shqiptare dhe konkretisht si me poshte: Ne Filat dhe rrethinat 1286, ne Igumenice dhe rrethinat 192, ne Paramithi dhe rrethinat 673 dhe ne Parge 620. Jane plackitur dhe djegur 5800 shtepi ne 68 fshatra. Ne nje liste te hollesishme te materiale perfshihen 110000 dele, 24000 bageti te trasha, 25000 tone grure dhe 8000 tone vaj ushqimor.

Si rezultat i ketyre goditjeve, llogaritet qe 28000 came te jene larguar per ne Shqiperi, ku u vendosen ne periferi te Vlores, Durresit dhe Tiranes. Disa came u vendosen gjate bregut te Himares, ne te lena nga familjet qe u larguan gjate luftimeve te egra, fillimisht kunder pushtuesve te Boshtit dhe me pas, me 1944, midis Frontit nacionalist grek te Clirimit te te Veriut dhe luftetareve te Ballit Kombetar te Shqiperise. Disa nga camet u vendosen ne fshatrat ekzistuese gjate bregdetit, si Borshi, qe tradicionalisht ishin myslimane, duke forcuar karakterin te zones. Came te tjere krijuan fshatra krejtesisht te reja, si Vrina afer kufirit grek.

Miranda Vickers, “Reprezalja greke dhe nderkombetarizimi i ceshtjes came”

Amerikanet

Ja si i perzune shqiptaret nga Cameria

Vezhgues nderkombetare kane konstatuar brutalitetin e perdorur gjate debimeve te cameve. Joseph Jakobs, shef i Misionit Amerikan ne Shqiperi (1945-1946) shkruan: “Ne mars 1945 njesi te forcave te shperndara te Zervas kryen nje masaker ndaj cameve ne zonen e Filatit dhe praktikisht e spastruan ate nga pakica shqiptare. Sipas te gjitha te dhenave, qe kam mundur te mbledh mbi ceshtjen came, ne vjeshten e 1944-es dhe gjate muajve te te 1945-es, autoritetet e Greqise veriperendimore kryen goditje te egra, duke debuar rreth 25000 came – banore te Camerise nga shtepite e tyre. Ata u ndoqen deri ne kufi, mbasi iu grabit toka dhe prona. Qindra meshkuj came te moshave 15 deri 70 vjec u internuan ne ishujt e Detit Egje. U dogjen ne total 102 xhami”. Autoritetet greke miratuan me pas nje ligj qe sanksiononte shpronesimin e pronave te cameve, duke iu referuar bashkepunimit te bashkesise se tyre me forcat pushtuese te Boshtit, si nje arsye kryesore per marrjen e ketij vendimi.

Documents of the US Department of State, No.84/3, Tirana Mission, 1945-1946, 6-646

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.