Rreth Artikullit

Autori

Beteja e Ajdonatit Çameri 6-20 janar 1913

Greket ne perendim te Janines ne zonen e Ajdonatit filluan sulmin ndaj trupave osmane qe ne 25 dhjetor duke i detyruar ato qe te shtrengohen ne nje rezistence heroike duke qene se ne ate zone Osmanet kishin vetem nje top dhe dy mitraloza te vjeter. Por ne 26 dhjetor trupat e çetave çlirimtare shqiptare hyne ne sulm duke ndihmuar trupat osmane kunder grekeve. Trupat e çetave shqiptare ishin te perbere prej çamesh dhe labesh dhe i shkaktuan grekeve humbje te renda derisa keta te u terhoqen per disa dite me rradhe. Por greket brenda disa ditesh armatosen dhe organizuan fshatrat ortodokse te zones dhe bandat e andarteve qe vepronin naten dhe ne befasi. Ato dite u shume burra muslimane ne zonen e Ajdonatit dhe fshatrat e Filatit te cilet rezistonin ndaj trupave pushtuese greke. Por gjendja u rendua akoma me shume kur grekeve ju erdhen perforcime nga Korfuzi dhe ne 31 dhjetor ata rifilluan sulmin ndaj trupave turko-çame. Por beteja me e veshtire qe zgjati 16 ore ishte ajo e 6 Janarit ku nje grusht burrash çame dhe turq i bene balle me heroizem sulmeve te fuqishme te grekeve. Ne ate beteje greket u thyen por ata rifilluan sulmin ne 12 dhe e vazhduan ate ne 13, 14, 15, 16, 17 Janar ku luftime te rrepta trup me trup bene qe greket te lene ne token çame me qindra te vrare. Ne date 18 Janar turqit dhe çamet sebashku ndermorren kundersulmin heroik qe i zbrapsi greket dhe me 19 Janar nje anije osmane ndihmoi çamo-turket duke bombarduar nga bregu pozocionet greke gje qe i dha mundesine trupave çame dhe turke qe te vazhdojne sulmin ndaj grekeve. Por trupat e paket , mosperforcimet e trupave me te tjere beri qe ne 20 Janar trupat çamo-turke ne ndihmuara me municione dhe ushqime edhe nga qeveria e Vlores te kapitullojne dhe te terhiqen duke ja lene zonen trupave greke te cilet si hakmarrje filluan masakrat ndaj burrave ne fshatrat muslimane. (Milli Gazete dhe Yanya Muharebesi)

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.