Rreth Artikullit

Autori

Vëzhgim historik i politikave të qeverisë greke ndaj shkollave shqiptare në Çamëri

Në mesin e shek. XIX qarqet nacionaliste greke, kisha dhe kleri grek, iu kundërvunë me të gjitha përpjekjet përhapjes së shkollës dhe gjuhës amtare të etnive jo greke aty. Në të kundërt, në përhapjen e helenizmit në viset e banuara nga shqiptarë, vllehë, hebrenj, sllavo-maqedonas dhe asimilimin e tyre pati rol përhapja e shkollave greke. Për më tej, hapja e shkollave greke në trevat me popullsi ortodokse të Ballkanit pjesë e marrëveshjes së Portës së Lartë me Patrikanën e Stambollit. Momenti i përhapjes më të madhe të këtyre shkollave fillon pas vitit 1769, kur u abrogua autoqefalia e kishës së Ohrit dhe asaj të Pejës dhe kur Patrikana e Stambollit, gjithnjë e më shumë greke, i forcoi pozitat e saj në raport me Portën e Lartë.

Kështu në vitin 1850 me iniciativën e klerit dhe kishës greke formohet e ashtuquajtura shoqëria “Llaos”, e cila furnizonte me mjete financiare shkollat greke në territoret shqiptare. Kjo bëri që nën hijen e pushtetit osman, numri i shkollave greke të përhapej nga dita në ditë në duke pasur dhe përkrahjen e pakufizuar të Patriarkanës së Stambollit. Në këtë kohë u aktivizua edhe “Shoqata për përhapjen e kulturës greke” me qendër në Athinë, duke e shtrirë rrezen e veprimtarisë së saj edhe në vilajetin e Janinës. Ajo me propagandën që zhvillonte, si ngritjen e ndërtesave shkollore greke, me shpërndarjen e , po mbillte farën e re që synonte dhe kushtëzonte me shkombëtarizimin e popullsisë ortodokse shqiptare apo vllehe.

As shqiptarët myslimanë, as ata të krishterë në Çamëri, madje as vllehtë dhe hebrenjtë në Greqi, para vitit 1912 nuk flisnin greqisht. Në këtë kohë hebrenjtë që flisnin greqisht ishin të pakët. Në fund të shekullit XIX, në Shqipërinë e Poshtme që shtrihej deri në Prevezë e deri në Artë, ishin hapur 320 shkolla greke me plane e programe që frymëzonin e ushqenin nacionalizmin helen. Shkollat greke ishin nën kontrollin e Athinës e të të klerit grek, të cilët po i jepnin një drejtim të qartë pan-ortodoks e panhelenik.

Athina, mjetin kryesor për asimilimin e etnive të huaja të përfshira progresivisht në kufijtë e shtetit grek e shihte tek mosnjohja e minoriteteve, e gjuhëve të tyre kombëtare dhe tek helenizimi i tyre nëpërmjet shkollës dhe politikave sociale. I bindur në “fuqinë asimiluese të helenizmit, ministri grek i Punëve të Jashtme deklaronte: “…shqiptarët çamë që popullojnë Epirin në një të ardhme të afërt do të bëhen mbrojtësit më të flaktë të helenizmit dhe të ideve helenë…”. Gjuha shqipe për grekët ishte një gjuhë që përbuzej.

Në fund të shek. XIX, gjendja arsimore në Çamëri, si në të gjitha viset shqiptare ishte e vajtueshme. Çamëria në këtë kohë nuk kishte asnjë shkollë në gjuhën amtare. Ndërkohë, qeveria greke në bashkëpunim me Patriakanën e Stambollit hapi me dhjetëra shkolla greke në fshatrat e qytetet e Çamërisë. Qëllimi i këtyre shkollave shkruan historiani epirot, Zotou Mollossou, ishte të helenizonin ortodoksët shqiptarë. Zyrtarët e lartë të Athinës, kisha dhe kleri i lartë grek e shihnin me shqetësim faktin që siç shpreheshin ata: “… gratë dhe fëmijët e fshatrave ortodokse shqipfolës, flisnin vetëm shqip”. Nisur nga këto qëllime, priftërinjtë grekë shkonin enkas nëpër fshatrat e krishtera ku flitej vetëm shqip dhe u lexonin ortodoksëve shqiptarë liturgjinë greqisht. Athina, me anën e kishës dhe priftërinjve, përpiqej të nxiste përçarjen midis myslimanëve dhe ortodoksëve shqiptarë. Kjo propagandë bëri që të krijohej një hendek i madh midis besimeve. Në kishë, priftërinj fanatikë mundoheshin t'i indoktrinonin turmat injorante me urrejtje fetare, etnike e racore kundër jo-grekëve, kundër shqiptarëve, ashtu si kundër hebrenjve, turqve, sllavëve e vllehve.

(*Kumtesë e mbajtur dje në konferencën vjetore “Kujtime për Holokaustin dhe Genocidin”, organizuar nga universiteti “Millersville” i Pensilvanisë, , 6-8 prill, 2011).

SHBA, dje konferencë shkencore mbi fatin e përbashkët tragjik: Çështja çame, paralele me Holokaustin dhe gjenocidin ndaj hebrenjve.

Studiuesit shqiptarë: Ndaj çamëve dhe hebrenjve, pastrim etnik

Shqiptarët e Çamërisë kanë pësuar të njëjtin fat në Greqi si edhe hebrenjtë. Ky ka qenë konkluzioni që doli gjatë një konference shkencore ndërkombëtare treditore (6-8 prill 2011), organizuar me studiues nga gjithë bota në universitetin “Millersville” të Pensilvanisë, SHBA. Nën okelion “Kujtime mbi Holokaustin dhe Genocidin”, në konferencën që organizohet çdo vit, krahas studiuesve nga shumë vende të botës ishin të ftuar edhe studiuesit shqiptarë Hajredin Isufi, Blerina N. Sadiku dhe Agron Alibali. Sesioni i tretë i kësaj konference, i titulluar “Holokausti dhe Shqipëria – Një histori e kurajës dhe i titulluar “Holokausti dhe Shqipëria”mbijetesës”, u përqendrua mbi shqiptarët. Johanna Neuman, studiuese në mbi Holokaustin në SHBA parashtroi sjelljen kurajoze të shqiptarëve gjatë pushtimit nazist, duke nënvizuar faktin historik se shqiptarët mbrojtën jo vetëm hebrenjtë rezidentë në Shqipëri, por u bënë strehë edhe për qindra të tjerë që erdhën nga vendet e Ballkanit.

Blerina N. Sadiku, nga Instituti për Çamërinë, autore e librit të sapobotuar në Tiranë “Lindja e çështjes çame: 1820-1943”, mbajti kumtesën “Një vëzhgim historik i politikave të qeverisë greke ndaj shkollave shqiptare në Çamëri”. Studiuesja e re solli fakte interesante mbi sjelljen e qarqeve nacionaliste dhe fetare greke ndaj komunitetit çam. Sipas saj, në mesin e shek. XIX qarqet nacionaliste greke, kisha dhe kleri grek, iu kundërvunë me të gjitha përpjekjet përhapjes së shkollës dhe gjuhës amtare të etnive jo greke aty. Greqia, ashtu si Shqipëria, kishte nënshkruar në Lidhjen e Kombeve deklaratën e mbrojtjes së minoriteteve, deklaratë që siguronte mbrojtjen e plotë të gjithë banorëve pa dallime fetare, kombësie, race apo vendlindjeje. Pakicave, sipas kësaj deklarate, u garantohej lejimi i gjuhës amtare, të kishin institucionet arsimore, në të cilat të përdornin lirshëm gjuhën e tyre amtare. Ndryshe nga Shqipëria që hapi dhjetëra shkolla për minoritetin grek, Greqia bëri të kundërtën, duke dashur të mbyste edhe përpjekjet e vetë çamëve për arsimim në gjuhën shqipe. Sipas studiueses, “mjetin kryesor për asimilimin e etnive të huaja të përfshira progresivisht në kufijtë e shtetit grek, Athina e shihte tek mosnjohja e minoriteteve, e gjuhëve të tyre kombëtare dhe tek helenizimi i tyre nëpërmjet shkollës dhe politikave sociale.

Historiani i njohur Hajredin Isufi, me temën “Komunitetet e dëmtuara – hebrenjtë dhe shqiptarët: 1820-1944”, përmes dokumenteve historike argumentoi përpjekjet për spastrim etnik dhe fetar në Greqi. Sipas tij, kjo politikë shkaktoi tragjedi për komunitetet jogreke si hebrenjtë, shqiptarët, vllehtë etj. Sipas H. Isufit, nga një prej varrezave më të mëdha hebraike në Ballkan dhe Evropë, asaj të Selanikut, tashmë nuk ekziston asnjë gjurmë.

Ndërsa Agron Alibali, nga Universiteti i Massachusetts, Boston, trajtoi temën “Aspekte të prezencës ë hebrenjve në Shqipëri”, duke e vënë theksin tek toleranca dhe bashkëjetesa e shqiptarëve me pakicat me etni dhe besim tjetër nga vendasit.

Më 23 korrik 1908, si pasojë e kryengritjes së turqve të rinj kundër regjimit tiranik të Sulltan Hamidit, në Perandorinë Osmane u shpall kushtetuta. Turqit e rinj bënë premtime të bujshme për vendosjen e lirive politike, kulturore, njohjen e barazisë dhe të drejtave të gjithë kombësive të Perandorisë. Atdhetarët shqiptarë nga Çamëria duke përfituar nga situata e krijuar filluan të hapnin shkolla shqipe dhe klube patriotike nëpër fshatrat dhe qytetet e Çamërisë. Zgjerimi dhe forcimi i lëvizjes për gjuhën, shkollën shqipe, si pjesë përbërëse e lëvizjes kombëtare, ndeshi përsëri në reagimin e kishës e klerit grek e të qarqeve nacionaliste greke Për të penguar lëvizjen kulturore shqiptare, Athina vuri në lëvizje të gjitha mjetet e saj propagandistike. Në këtë fushatë të egër të parët që u aktivizuan ishin krerët e kishës. Kështu, për shembull, Mitropoliti i Paramithisë, Neofiti, nxiste të krishterët e fshatrave të Çamërisë të ngriheshin kundër shkollave shqipe të sapohapura dhe veprimtarëve shqiptarë që ishin dalluar për përhapjen e kulturës kombëtare e të shkollave shqipe. Hapjen e shkollave shqipe në Çamëri, Greqia e shihte si një tradhti të madhe ndaj shtetit helen dhe krishterimit. Në një letër që i dërgonte Patriarkut Ikumenik në Stamboll dhe mitropolitit të Athinës, në vitin 1909, vihej në dukje se “shkollat shqipe kishin tronditur bashkëjetesën mes të krishterëve dhe myslimanëve”.

Në këtë betejë kundër shkollave shqipe në Çamëri dhe shqiptarëve myslimanë u angazhua edhe shtypi grek. Gazeta “Agon” që dilte në Athinë e më pas në Janinë do të shkruante pas disa vjetësh për rolin që kishin marrë përsipër mitropolitët grekë dhe bandat greke për ta shuar me zjarr e hekur çdo përpjekje të shqiptarëve në përpjekjet e tyre për hapjen e shkollave shqipe: “Në vitet 1909-1912 Mitropoliti Spiridhon i Konicës dhe Jetotheu i Paramithisë kishin shkuar në krahinën e Çamërisë të shoqëruar me banda të armatosura”.

Pushtimi i Çamërisë nga forcat greke më 1913 dhe vendimi i Konferencës së Ambasadorëve në Londër për aneksimin e asaj krahine shqiptare Greqisë, shënoi një dramë të madhe për popullsinë shqiptare të kësaj krahine nën sundimin grek. Pakicës shqiptare në Greqi iu mohuan të gjitha të drejtat: politike, kulturore, madje iu mohua dhe e drejta e pronësisë. Ajo popullsi, së bashku dhe me komunitetin e hebrenjve, konsideroheshin nga qeveria greke si shtetas të padëshiruar të Greqisë.

Shqipëria më 27 dhjetor 1920 u bë anëtare e Lidhjes së Kombeve. Pas kësaj fati i Shqipërisë ishte në duart e Lidhjes së Kombeve. Në shtator 1921, përfaqësuesi i Britanisë parashtroi para Lidhjes së Kombeve problemin e mbrojtjes së minoriteteve. Deklarata siguronte mbrojtjen e plotë të gjithë banorëve pa dallime fetare, kombësie, race apo vendlindjeje. Pakicave, sipas kësaj deklarate që u aprovua, u garantohej lejimi i gjuhës amtare, të kishin institucionet arsimore, në të cilat të përdornin lirshëm gjuhën e tyre amtare. Të gjitha këto detyrime që shtronte deklarata e Lidhjes së Kombeve për minoritetet në shtetet kishte pakica të kombësive të huaja i firmosi si kryeministri i Greqisë ashtu edhe ai shqiptar dhe u angazhuan për mbrojtjen e pakicave. Qeveria shqiptare i përmbushi të gjitha angazhimet që shtronte Lidhja e Kombeve për pakicat greke që ishin në Shqipëri. Në ndryshim nga , qeveria greke vazhdoi të njëjtat qëndrime ndaj pakicave shqiptare duke penguar si hapjen e shkollave shqipe, ashtu edhe të lirive të tjera për shqiptarët në Çamëri. Fëmijët shqiptarë vazhdonin të arsimoheshin vetëm në shkollat greke. Përfaqësuesit e Çamërisë në këtë kohë iu drejtuan Josef Avenollit, sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, me ankesën se qeveria greke nuk i respektonte angazhimet që kishte marrë. Po në këtë periudhë edhe përfaqësuesi i qeverisë shqiptare, Z. Mehdi Frashëri në Lidhjen e Kombeve ngriti zërin në atë forum të lartë ndërkombëtar duke deklaruar që shqiptarëve çamë të Çamërisë u mohoheshin të gjitha të drejtat nga qeveria greke dhe përballeshin me presione të dhunshme të bandave greke dhe administratës lokale greke.

Në atë kohë, megjithëse minoriteti grek në Shqipëri kishte më shumë se 70 shkolla greke, ajo insistonte pranë qeverisë shqiptare të hapte një shkollë greke në Himarë dhe rrethinat e saj. Athina paralajmëronte: nëse Tirana e plotëson këtë kërkesë, atëherë do të hapeshin shkollat shqipe në Çamëri. Qeveria shqiptare e miratoi kërkesën greke për hapjen e shkollës greke në Himarë në 12 qershor 1936. Fill pas këtij vendimi që mori qeveria shqiptare, Athina lejoi formalisht hapjen e shkollave shqipe në Çamëri. Por me pengesat që krijoi në administratën greke ato shkolla shqipe nuk u hapën asnjëherë. Në këtë kohë, diktatura e Metaksait ushtronte një presion të madh mbi popullsinë shqiptare në Çamëri për t'i detyruar ata të largoheshin nga trojet e tyre: ai nxori një urdhëresë sipas së cilës të gjithë shtetasit greke nuk duhet të flisnin asnjë gjuhë tjetër, përveç greqishtes. Dhe në të njëjtën kohë u bëhej presion çamëve që kërkonin hapjen e shkollave shqipe: sipas autoriteteve, nëse donin mësim shqip, të shkonin diku tjetër, sepse nuk kishin vend në Greqi.

Minoritetit shqiptar në Greqi nuk iu lejua nga grek të hapte shkolla në gjuhën amtare, megjithatë shqiptarët e Çamërisë ashtu si në kohën e Sulltanit, mësuan të shkruajnë e të lexojnë në gjuhën e tyre fshehurazi. Historia e shkollës shqipe në Çamëri në vitet 1913-1944, përbën një nga faqet sa të trishtuara aq edhe të ndritura të përhapjes së arsimit kombëtar, në një nga trevat shqiptare në histori aq heroike sa dhe tragjike.

Tags: , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.