Rreth Artikullit

Autori

Çamët gjate një shekulli

“Lindja e Çështjes Çame: 1820-1943” e studiueses së re Blerina Sadiku pasuron historiografinë mbi Çamërinë me dokumente dhe dëshmi, shumica e të cilave publikohen për herë të parë
Monografia shkencore “Lindja e Çështjes Çame, 1820-1943” (Naimi, 2011), e autores së re Blerina Sadiku pati vëmendje të gjerë në prezantimin e parë në publik. Titullarë si ministri i Kulturës dhe historianë në zë, gjykojnë se ky studim, me lëndën dokumentare arkivore të pashfrytëzuar deri më sot që sjell mbi një temë delikate, e varrosur dhe e rizgjuar në njëzet vitet e fundit, e meriton dhe kërkon njëmend vëmendje nga institucionet akademike dhe shtetërore.
Çështja çame në një shekull, qysh në kohën e Revolucionit Grek, kur kombi grek luftonte për pavarësi dhe krah tyre edhe çamët, deri në vitin 1943, në kohën e Spastrimit Etnik që iu bë popullatës e përzënë nga rrënjët e territorit të vet.
që autores Sadiku i mori 6 vjet, trajtohet lufta e qeverisë greke ndaj komuniteteve të huaja më 1820-ën. Ato kohë objekt i sulmeve greke ishin jo vetëm shqiptarët, por edhe vllehët, hebrenjtë, sllavo-maqedonasit dhe turqit e Thrakës.
Një kapitull zë vështrimi i çështjes në periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881), më tej gjatë Konferencës së Paqes në Paris (1919-1920).
i për çështjen çame , i cili ka bërë redaktimin shkencor të monografisë, thotë se autorja tregon që “historia e dramës çame nuk mund të rishkruhet duke u mbështetur gjithnjë në ato burime që dihen e të njohura deri dje, por duke hulumtuar për burime të reja, për t'i sjellë lexuesit pjesët e munguara të historisë së asaj treve, që është e pasur me histori dhe të shquara”.
Për shembull Isufi merr kapitullin e fundit “Lufta për shkollën shqipe në Çamëri 1908-1943”, ku hidhet dritë në një periudhë paraprirëse të luftës për shkollën shqipe në krahinën e Çamërisë, në vitet 1908-1940.
Nga studimi i Sadikut, thotë historiani Isufi, del se jo vetëm që rrethet patriotike çame në Paramithi, Margëlliç, Mazrek, Filat, Pargë etj., nuk iu nënshtruan akteve të dhunshme të qeverisë osmane e më pas të asaj greke, por, luftuan të përhapnin në Çamëri shkrimin e librin shqip.
“Me gjithë botimet e shumta të këtyre njëzet vjetëve të fundit, historiografia mi Çamërinë vazhdon të mbetet deficitare në raport me interesimin e lexuesit e të vetë shkencës”, thotë recensuesi i monografisë, prof. dr. Pëllumb Xhufi.
Historianët e vlerësuan për hulumtimin e materialeve në arkivat greke, italiane, gjermane dhe dokumentacionin që Sadiku ka ditur të vjelë prej tyre dhe ta shfrytëzojë me rigorozitet, aq sa të na provojë, “se edhe një vajzë e re mund të na japë një libër që të bën të mendosh”, pohoi historiani Sabri Godo në prezantimin në Tiranë, i organizuar nga Shoqata “Çamëria” dhe Shtëpia Botuese “Naimi”.
Për ta përmbushur këtë detyrë nuk mjafton sedra për një punim shkencor dinjitoz e skrupuloz. Por janë ndonjëherë motive të brendshme të forta, që shërbejnë si shtysë për të përmbushur nëpërmjet një punimi shkencor edhe një mision qytetar. Autorja Blerina N.
Sadiku është pasardhëse e një prej familjeve më të njohura të Çamërisë, familjes patriote Sadiku. Duke falënderuar asistencën e profesorëve Xhufi dhe Isufi gjatë procesit të hartimit të librit, thotë se interesimi për t'u njohur me historinë dhe dramën e Çamërisë është bërë pjesë e pandarë e jetës së saj, duke nisur me diplomën universitare të mbrojtur me temën “Diplomacia shqiptaro-greke ndaj çështjes çame 1913-1944”, e për të vijuar me këtë libër të ri që doli në qarkullim pas një pune të pandërprerë prej afro 5-6 vjetësh dhe pas një kërkimi dhe konsultimi të gjerë me dokumentet dhe literaturën në arkivat shqiptare, greke, italiane, gjermane etj.. Autorja 25-vjeçare, ka kryer studimet në Universitetin e Nju-Jorkut për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Tags: , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.