Lashtesia
Çamëria shtrihet në pjesen veriperendimore të Greqisë. Pelasgo-Ilirët ishing banoret e hershem të Çamërisë, kurse mbret i parë ishte Therporti me prejardhje Pellazge. Fiset ILIRE ishin Molosët, Dodonët, Kasopianet, Efyrianet etj. Çameria ishte pjesë e Mbretrisë ILIRE.
Heroi Pirro ishte heroj i shquar i Çamërisë, sukseset në luftëra e derguan ate dhe ushtrine e tij deri ne Itali. Besohet që Pirro të jetë i afërm i Aleksanderit.
Pirro i Epirit ishte një nga komandantët më të shquar ilire të asaj kohe dhe mbret i Epirit. Thirrej “shqiponjë” nga ushtarët e tij. U bë i famshëm kur në vitin 280 p.e.s kaloi ngushticën e Otrantos me 20 000 këmbësorë, 3000 kalorës dhe rreth 200 elefantë, për të luftuar kundër Romës, e cila rrezikonte qytetin e Tarantos. Në krye të ushtrive të përbëra nga molos, thesprot dhe kaon, Pirro arriti fitore të dhimbshme kundër ushtrive romake. Në kulturat perëndimore edhe sot shprehja “fitore pirrike” nënkupton një fitore me sakrifica të mëdha.
Sundimi bizantin dhe turk
Gjatë pushtimit Bizantin, fise te reja erdhen në Çamëri, siq ishin Gothet, Ostret, Sarakenet, dhe Norset. Me 1449 Çameria u pushtua nga Mbretria Osmane. Populli Çamë luftoj kundër ushtrisë Osmane në vitet 1611 dhe 1803, ku në betejen e fundit u shqua regjioni i Sulit (qendra e Sulit ishte Paramithia, më Shqiponjën dy krershe).
Historia moderne
ohërat e lashta ka qenë e banuar nga Shqiptarët. Gjatë konferences ne Londer ne vitin 1913, pjesa jugore e shtetit amë Shqipërisë, ju morr dhe u pushtua nga barbaret grek. Shqipëtaret e Çamërisë ishin musliman dhe ortodoks. Shqipëtaret e Çamërisë të cilët jetuan në pjesen jugore te Epirit antik, qenë viktima e spastrimit etnik. Tragjedia e Çamërisë është tragjedia më e madhe e Evropës. Në vitin 1936 në Çamëri kan jetuar mbi 30.000 Shqipëtar kurse pas pastrimit etnik te vitit 1944-1945 dhe gjenocidit ndaj Shqipëtarve atje mbeten një pakic. Kurse edhe historianët grek kan deklaruar se Shqipëtaret kan qenë banor të hershem te Çamërisë. Në Qershor të vitit 1944, kriminelet grek vranë dhe masakruan mbrenda 24 orëve me shumë se 1400 Shqipëtar të Çamërisë. Gjatë Qershorit 1944 dhe Marsit 1945, 1286 Shqipëtar u vranë në Filat, 192 në Gumenicë, 626 në Margellic dhe Pargë, kurse mijëra të tjerë të zhdukur.
GJENOCIDI DHE MASAKRIMI I POPULLIT SHQIPTAR TE CAMERISE. PASTRIMI KOMBËTAR I SHQIPËRISË SË JUGUT
dhe pas përfundimit të luftës së dytë botërore. Bashkëpunimi i Helenasve me Gjermaninë fashiste për pastrimin dhe kolonizimin e Shqipërisë së jugut (Janina, Gumenica, Preveza, Paramithia, Filati etj)…
Çë shtja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit shqiptar në Greqi, lindi me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ia aneksoi atë Greqisë. Që nga kjo kohë fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme ultranacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve. Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat, si tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesëmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, madje edhe në shkollat fillore, vrasjet, burgimet, dënimi me dhunë deri në masakrat e përgjakshme.
intensifikua dhuna dhe terrori i qeverisë së re greke mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë. Të burgosurit dhe të internuarit çamë u liruan vetëm pas pushtimit të Greqisë nga ushtritë gjermane në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe shpirtërore.
komuniteteve shqiptare dhe greke. Për të nxitur përçarjen e tyre ata nxitën vrasjen e çamëve me influencë si Tfeik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptarëve të tjerë nga çeta e Koçnikollës, punët morën një drejtim të rrezikshëm. Të revoltuar nga këto akte, një grup çamësh u drejtuan për të djegur Rahulin, por u doli përpara popullsia e Karbunarit, një fshat i madh i përbërë prej shqiptarësh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpëtoi nga një katastrofë e sigurtë, “më pas bandat e Zervës therën edhe gratë dhe fëmijët e atyre që shpëtuan Rahulin”, domethënë banorët e Karbunarit. Në këto rrethana, disa krerë të Çamërisë u përpoqën të formonin një batalion për mbrojtjen e saj. U formua një batalion i cili kishte vetëm gjysmën e efektivit të një batalioni të zakonshëm, afro 300 veta. Për arsye se gjermanët nuk donin të prishin marrëdhëniet me qeverinë kuislinge të Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politikë të shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi të bashkëpunonte me gjermanët, nuk u fut në këtë batalion dhe nuk i përdori armët kundër popullsisë greke, por përkundrazi u rezistoi në mënyrë demonstrative përpjekjeve të gjermanëve për ta hedhur kundër elementit grek. Qëllimi i armatosjes së popullsisë çame ishte thjesht një masë vetëmbrojtëse, pasi ata kishin vuajtur shumë nga shovinizmi grek. Por ajo që i shqetësoi më shumë atëherë forcat shoviniste greke ishte ngritja e këshillave shqiptare në të gjithë Çamërinë.
me qëllime të hapura antishqiptare. Të dërguarit e EAM-it në minoritet, si Aleks Janari, me propagandën e tyre shfrytëzuan marrëveshjen që përmendëm më sipër, për të ngjallur ndjenjat nacionaliste të minoritetit, “për t’i bërë masat e minoritetit t’i drejtojnë sytë nga Greqia”. Në një miting që ishte bërë në Akrovjan ishte deklaruar hapur se “ne pranojmë të jemi një Greqi qoftë komunikste, qoftë djalliste, por vetëm Greqi të jemi”. Sipas të njëjtit burim del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me të holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnic ishin dërguar për tek Zerva 23 veta “pasi ky paguante 1 stërlinë për tre anëtarë të familjes” (minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin forcë në minoritetin shqiptar në Greqi, domethënë në Çamërinë e përtejme, duke ndikuar në çoroditjen e popullsisë çame ndaj situatës në luftës dhe të mbështetjes së saj. Megjithatë, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Shqipërisë, duke pasur bindje në vijën e bashkëpunimit midis dy popujve, dërgoi një delegacion në Konferencën Panepirotike të EAM-it sipas ftesës së bërë nga Komiteti Panepirotik Nacionalçlirimtar i Greqisë më 14 qershor 1944. Duhet shënuar se ky bashkëpunim inspirohej nga qëllime fisnike të bashkëjetsës midis fqinjëve me devizën: luftë e ashpër dhe e paprerë armikut nazist dhhe gjithë reaksionit në shërbim të tij.
këmbëngulëse pranë të Dërguarit të Posaçëm gjerman për Evropën Juglindore Nojbaherit “për rivendosjen e prefektit të administratës greke në Thesproti”, “të cilët do të kryenin funksionet e tyre zyrtare në Çamëri, duke u mbështetur në Vermahtin gjerman”. Mirëpo autoritetet gjermane mbanin një qëndrim të dyfishtë. Sipas këtij qëndrimi, gjermanët nuk njihnin zyrtarisht veprimtarinë e Këshillit Krahinor çam, çka presupozonte njohjen e administratës shqiptare. Nga ana tjetër, nuk i jepte përgjigje të prerë as qeverisë së Ralisit. Megjithaë, në heshtje, autoritetet gjermane e pranonin punën e Këshillit, i cili siguronte mbajtjen e qetësisë në krahinë, gjë që u interesonte edhe gjermanëve. Nacionalistët shqiptarë çamë nuk përkrahnin përpjekjet e oficerit anglez të ndërlidhjes pr një marrëveshje bashkëpunimi me grupin nacionalist të Zervës. Është e qartë se këto përpjekje nuk dhanë ndonjë rezultat, sepse qëllimet e këtyre grupimeve nacionaliste ishin diametralisht të kundërta.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.