Rreth Artikullit

Autori

HISTORIA E ÇAMERISE

Thesprotia fis Ilir që kufizohej nga veriu me fisin e Kaonëve, nga jugu me fiset e Amfilotëve dhe të Ambrakëve, nga verilindja kufizohej me fisin e Mollosëve dhe nga perëndimi me detin Jon.Thesprotia ndodhet në veri në paralelin 39°,48′,03 31″ të gjërësisë veriore dhe 20°,01′.34 67″ të gjatësisë lindore duke përfunduar në jug në paralelin 38°,56′,34 49″ të gjërësisë veriore dhe 21°,25′,19 08″ të gjatësisë lindore, me sipërfaqe prej rreth 7.200 km2. Gjatësia më e madhe nga veriu në jug e marrë në vijë të ë shkon 109 km, ndërsa nga në perëndim është 92 km. Në kohët e lashta kryeqëndra kanë qënë: Dodona, Kasopi, Pasaroni (Gardhiqi i sotëm), Gitani (Gumani) në afërsi të Gumenicës dhe më pas Nikopoli, rreth 11 km në veri të Prevezës.

Në fund të shekullit të V-të p.e.s. dhe gjatë shekullit të IV-të, rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë filluan të luajnë zhvillimet e mëtejshme të bujqësisë, blegtorisë dhe sidomos të zejtarisë, të cilat bënë të mundur zgjerimin e tregëtisë me qytete e fise të tjera rreth e qark. Ky zhvillim solli më pas edhe nevojën për zgjerime territoriale gjë që krijoi konflikte si ndërmjet fiseve brënda për brënda dhe ndaj njëri tjetrit, deri nga fundi i shekullit të IV-te ku mbretërit Mollosë i u imponuan fiseve të Kaonëve dhe Thesprotëve, duke krijuar mbretëri të fuqishme por me baza federale, ose siç quheshin në atë kohë “kainone”.

Dihet historikisht se zhvillimet e mëdha ekonomike dhe të vrullshme sjellin apo shfaqin fenomenin e diferencimeve të mëdha sociale. Kjo ndodhi në këtë periudhë edhe në Thesproti, ku diferencimet u bënë shumë të theksuara në shek. IV-të p.e.s.duke arritur në përmasa më të gjëra e më të forta e si rjedhim ato diferencime sollën krijimin e “Aristokracisë Epirote të Tokës dhe të Bagëtisë”. Sipas Tuqiditit, diferencimet e brëndëshme dhe luftërat e vazhdueshme që kryenin sundimtarët e fiseve të veçanta për të nënshtruar fqinjët e tyre, krijuan disa “Federata”, që sundimin e tyre e mbështetnin në bashkimin e disa fiseve që quheshin “Koine”, pasi Kainonet e Thesprotëve dhe të Kaonëve deri në këtë kohë nuk e njihnin pushtetin e mbretit. Në krye të Koinoneve qëndronin dy magjistratë që ekzekutivët më të lartë që quheshin “Prostatë” dhe zgjidheshin çdo vit nga rrethet aristokratike të fisit që kryesonte koinonin. Federatat patën një jetë gjatësi nga vitet 432 deri në vitin 404 p.e.s.më pas ato u bashkuan në Mbretërinë Mollose. Në vitet 370-368 p.e.s. e në vazhdim filluan të avancoheshin më shumë proçeset e bashkimeve politike e si rrjedhojë çuan në krijimin e organizimit më të gjërë shtetëror që njihet me emrin “Lidhja e Mollosëve” ku në krye qëndronte mbreti. Mbas mbretit funksionari më i lartë ishte “Prostati” që ishte magjistrat oponim dhe zgjidhej çdo vit nga komunitete të ndryshme etnike që bënin pjesë në këtë Lidhje. Krahas Prostatit ishte dhe Sekretari që zgjidhej çdo vit zakonisht nga i njëjti fis që ishte Prostati .Organizimi shtetëror “Lidhja Mollose” ishte më i fuqishmi në Epir deri në çerekun e fundit të shekullit të IV-të p.e.s. që mori formën e shtetit “Federativ Monarkik” dhe në gjysmën e dytë të këtij shekulli kjo Lidhje u shndërrua në “Aleanca Epirote” edhe kjo form organizimi mbështetej në shtete federative me baza monarkinë, por me të drejta të barabarta të të gjithë pjesëmarrësave në ‘të, ku çdo bashkësi e madhe apo e vogël etnike kishte organizimin e brëndëshëm të saj “kuvëndin e popullit” dhe Prostatin e tij. “Aleanca Epirote” ekzistoi nga viti 334 deri në vitin 233 p.e.s. më pas u zëvëndësua me “Lidhjen Republikane Epirote”.

 

 


Në vazhdimsi Epirit i imponoheshin luftëra të rezikshme si nga fqinjët dhe nga vetë fiset Epirote, deri sa në vitet 30 të shekullit të III-të p.e.s. Mbretëria Epirote përjetoi periudhën e fundit të saj. Në vitin 170 p.e.s. fiset Kaone e Thesprote u radhitën në krah të perandorisë romake kundër Maqedonisë, ndërsa Mollosët u radhitën me maqedonasit. Ishin këto dy qëndrime brënda Mbretërisë Mollose që çuan në humbjen e pavarësisë e të funksionimit të Lidhjes Republikane Epirote. Në vitin 169 p.e.s. krahina të tëra të Epirit u shkatërruan, u plaçkitën dhe u dogjën mbi 70 qytete nga romakët. Pas vitit 168 p.e.s. krahinat e Kaonisë e të Thesprotisë që përkrahën Romën, ruajtën një autonomi formale dhe u organizuan në një “Lidhje të Re Epirote” deri në vitin 148 p.e.s. Në këtë kohë kemi edhe lëvizjen e parë demografike ku u shpërngulën nga këto dy fise rreth 15.000 familje dhe u vendosën në Italinë e Jugu (Kjo lëvizje u krye nga Perandoria Romake në shpërblim të ndihmës që mori kundër Maqedonisë). Kështu mori fund periudha e lavdishme e organizimit federativ të “Mbretërisë së Epirit” e cila e drejtoi vëndin për gati 500 vjet para erës sonë.

 

Që këtu filloi marrja e drejtimit të vëndit nga Perandoria Romake më e madhja e më e fuqishmja e kohës. Kjo perandori sundoi deri në vitin 395 e.s.e cila u nda në dy pjesë. Krahinat e Kaonisë e të Thesprotise kaluan nën sundimin e perandorisë bizantine deri në vitin 1430-1440 të e.s. kur Epiri i u aneksua perandorisë Osmane. Siç shifet nga vitet 150 p.e.s. deri në vitet 1440, për gadi1600 vjet krahina e Thesprotisë, si dhe gjithë të tjerat, kanë qënë të sunduara nga perandoritë më të mëdha të kohës. Periudhë kjo ende e errët, ndofta do të nxirren më vonë të dhëna për qeverisjen lokale të saj.

Shekulli XVI-të e fillimi i shekulli XVII-të ishin arenë e kryengritjeve anti Osmane, deri sa në fillimet e shekullit të XVIII-të në këtë krahinë u bë islamizimi i një pjese të mirë të popullsisë. Gjithashtu në atë shekull, në Çamëri u forcua shumë pushteti ekonomik i feudalëve vëndas. Krahina e Çamërisë gjatë asaj periudhe u sulmua edhe nga kreu i pashallëkut të Janinës Ali Pash Tepelena. (Ky pasha, në vënd që të punonte për ndërtimin e shtetit Shqiptar,siç vepruan kombet e tjera si Greqia, (duke përfituar nga momenti historik i përfundimit të luftës Ruso-Turke në vitin 1829 me thyerjen e Perandorisë Osmane), e cila i kërkoi ndihmë Rusisë për pavarësinë e saj, Rusia e pranoi propozim duke i kërkuar Perandorisë Osmane pavarësinë e Greqisë dhe Sulltani në kuadrin e Traktatit të Andropojës, në vitin 1830 i njohu pavarësinë Greqisë, bënte luftë kundër vllezërve të tij shqiptarë, se donte të shtonte pashallëkun, të cilin e pagoi me prerjen e kokës së tij). Edhe gjatë viteve 1855 dhe 1877 sulmet e andartëve grekë u pritën me armë në dorë nga popullsia e Çamërisë dhe më 1878- 1881 degët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të kësaj treve, morën pjesë në luftën e përgjithshme të popullit shqiptar për mbrojtjen e paprekshmërisë së tërësisë territoriale amtare. Por Çamëria ishte që në atë kohë në planet e platformës së shovinizmit grek, të cilët inspiroheshin nga plani për një “Greqi të Madhe”.

Në vitin 1844 kryeministri Grek Ioannis Kolettis ( Kapodistrias) shpalli “Megali Idea” që synonte shtrirjen e Greqisë në territoret e dikurshme të Perandorisë Bizantine. Kështu Grekët që nga viti 1844 kanë qënë kërkues për krijimin e një shteti të madh Grek duke pushtuar edhe trojet Shqiptare. Pas traktatit të Shën Stefanit që u mbajt më 24.03.1876 në Bullgari, Arta dhe Meçova dy qytete të rëndësishme për kohën i kaluan Greqisë, duke ia shkëputur Çamërisë, kjo ishte rrjedhojë e kohës kur Rusia i impononte kushte perandorisë Osmane. Kështu, shtetet që përkraheshin nga Rusia hidhnin në tavolinat e bisedimeve kërkesa për përfitime territoriale mbi hapsirën Ballkanike të Perandorisë Otomane. Stambolli për të siguruar paqe, ishte i detyruar të bisedonte për çdo problem, midis të cilave edhe për Epirin. Nisur nga kjo më 29.06.1878 në Kongresin e Berlinit, Ministri i jashtëm Grek Deliyannis, kërkoi që ti jepeshin asaj veç të tjerash edhe Epiri. Më datë 5.02.1879 në Prevezë filluan bisedimet Greko-Osmane ku merrte pjesë dhe Ministri i jashtëm Osman Abedin Dino, për të arritur një kompromis. Më 18.03.1879 Stambolli i ofroi Greqisë një tokë paralele me kufirin ekzistues me argumentin se po ti jepej më shumë hapsirë asaj, do të krijonte probleme me shqiptarët. Grekët e kundërshtuan dhe filluan veprimet e armatosura, por nuk patën sukses. Më 15.06.1880 Konferenca e Ambasadorëve në Berlin i dha Greqisë gjysmën e Çamërisë, përfshirë dhe Janinën. Grekët e pranuan këtë variant, por e kundërshtoi Stambolli.

Lidhja shqiptare e Gjirokastrës me datë 23.07.1880 e kundërshtoi me forcë coptimin e Epirit. Nga ana tjetër, në Çamëri ishte rritur vala e qëndrimeve antigreke. Çamëria gjatë Osman, ishte pjesë herë e Sanxhakut të Delvinës dhe herë e Janinës. Në Stamboll me datë 21.02.1881 u mbaj Konferenca e dyte e Ambasadorëve, këtu Stambolli propozoi vijën kufitare ku linte jashtë shtetit Grek Janinën, Meçovën dhe Prevezën, por më datë 24.05.1881, Konferenca e Ambasadorëve i la shtetit Grek vetëm qytetin e Artës, kufiri më jugor i Çamërisë. Në luftrat Ballkanike të viteve 1912 e 1913 trupat greke e pushtuan Çamërinë dhe me datë 6.03.1913 pushtuan Janinën pas një beteje 6 mujore ku në mbrojtje të saj ishte Esat Pashë Janina. Përpara një situate të tillë Fuqitë e Mëdha me datë 11.08.1913 caktuan kufirin jugor të Shqipërise, ku Çamëria e shumë vuajtur nga luftra shekullore e pa mbrojtur, pa miq dhe e pa përfaqësuar, ra nën sundimin e shtetit Grek e cila u përkëdhel nga të mëdhenjtë, sikundër përkëdhelet edhe sot.

Territori i Çamërisë i kaloi Greqisë, por për popullsinë e kësaj toke Fuqitë e Mëdha nuk menduan se duke kaluar në shtetin Grek do të hiqte të zitë e ullirit. Përkundrazi Greqia në Luftën e dytë Botërore, megjithese fituan forcat anti Aleate, u përkrah dhe u ndihmua edhe në proçesin e spastrimit etnik të popullatës së Çamërisë, sidomos të çamëve myslimanë duke i internuar e burgosur pa asnjë argument politik apo ekonomik, vrarë, therrur, djegur, çnderuar dhe shpërngulur duke përdorur dhunë nga më çnjerëzoret; me arësyen e vetme sociale, pasi ata ishin myslimanë dhe me origjinë shqiptare në trojet e tyre. Ishin këto arësyet e vërteta të Greqisë, se ajo që nga viti 1844 ka menduar, vepruar e ndërtuar strategjira vetëm për Greqinë e Madhe, prandaj përdori formulën famkeqe Makiaveliste “Qëllimi është më fondamental se sa mjeti për arritjen e tij.”

Mbretëria e Greqisë në vitin 1854, dergoi andartët grekë në krahinën e Çamërisë, për të kryer vrasje, djegje dhe shkatërrime, andartët në atë kohë udhëhiqeshin me moton: “Përpara me kryqin në dorën e majtë dhe me thikën në dorën e djathtë”, pasi Greqia inspirohej nga zaptimi i ish hapsirave të bizantit, ku stema kishte shqiponjën e cila në këmbën e djathte mbante shpatën dhe në të majtën kryqin, simbol që e përvehtësoi kisha orthodokse greke. Djemtë e Çamërisë i u kundër përgjigjën dhe i mundën bandat e tyre, duke i zbrapsur nga krahina. Greqia në atë kohë ishte e organizuar, ajo kishte shtetin dhe mbretërinë e saj, ndërsa popullsia e Çamërisë, ishte e paorganizuar, ajo vazhdonte të ishte nën pushtimin e perandorisë Osmane, ashtu si dhe viset e tjera mbarë shqiptare.

Besoj ishin këto argumentet që disa patriotë shqiptar (Abdyl Frashëri etj) kanë kërkuar për të bashkëpunuar me Greqinë kundër armikut të përbashkët të kohës. Si rezultat i kësaj kërkese, me datën 17 dhe 18 Korrik 1877 u mblodhën në qytetin e Janinës krerë nga Shqipëria dhe Greqia për të realizuar në fakt bashkëpunimin e tyre në luftë të përbashkët kundër të njëjtit armik që ishte Perandoria Osmane. Bisedimet u ndërprene nga pala Greke, ajo nuk donte që në ato bisedime Epiri të trajtohej territor i Shqipërisë (siç ishte në të vërtetë), mbasi Greqia kishte synim, që jo vetëm Epirin ta gllabëronte, por orekset e saj ishin të mëdha, ajo kërkonte hapsirat e bizantit. Megjithse bisedimet e Janinës u ndërprenë, ato u lanë që të vazhdonin në Korfuz. Sipas raportit të deputetit të parlamentit grek Stefan Skuludhit, i dërguar i kryeministrit Grek në Korfuz, rezulton se pala shqiptare atje kërkoi që të krijohej një principatë ku të përfshihej edhe Greqia, por ish kryeministri Grek Kumunderos i ndërpreu këto bisedime dhe tinzisht, sipas karakterit grek, filloi pushtimin e pabesë të Shqipërisë, pikërisht nga Korfuzi me në krye të banda andartëve Kosta Aravantino, që ishte pjestar i delegacionit grek në bisedimet dy palëshe. Me fshehtësi, ky me bandat e andartëve zbarkoi në Ksamil nga Korfuzi dhe filloi vrasjet, plaçkitjet e djegjet me parrullën për të “Çliruar Epirin”. Këto banda hasën në rezistencën popullore të krahinës ku u thyen keqas dhe përsëri nëpërmjet detit u strukën në ishullin e Korfuzit. Kjo ishte një kundërpërgjigje e menjëhershme e Athinës (mbasi Epirin e donte të ishte pjesë e saj) ndaj Shqipërisë së pambrojtur, e cila me pastërti kërkonte bashkëpunim të sinqertë, ndërsa Greqia, duke ditur gjëndjen e palës shqiptare, me djallëzi kërkonte të zaptonte hapsirat e Shqipërisë, duke përfituar në çdo rast historik. Shteti Grek nuk i ka ndërprerë ndonjëherë ambicjet e tij shovene kundër Çamërisë dhe mbarë Shqipërisë, ajo edhe në vitet 1878-1881, gjithmonë duke përdorur banda andartësh, ka kryer vrasje, djegje dhe shkatërrime në krahinën e Çamërisë.

Kuptohet shumë qartë, Athina e dinte mirë që ekzistenca e Çamërisë me banorët autoktonë të saj, ishte pengesa kryesore për të marrë në dorë kyçin për të gllabëruar Epirin. Fakt ky që duhej të ishte i qartë si nga Faik Konica dhe Fan Stilian Noli (që në datat 13.05.1911 dhe 9.08.1912, përpiqeshin për arritje mirëkuptimi shqiptaro-grek) të cilët e gjenin zgjidhjen në krijimin e shtetit të përbashkët shqiptaro-grek, kur dihej që shteti Grek ishte i organizuar dhe synonte për gllabërimin e Epirit, atij, në këto kushte, nuk i interesonte propozimi. Fati i mirë e desh të mos realizohej.

Kjo ishte rruga që ka shkelur në mbi 2.500 vjet, gjithmonë në trojet e veta popullsia e krahinës së Thesprotisë e pavarur, me qeverisje mbretërore por me baza federative duke ruajtur plotësisht pavarësinë dhe të drejtat e fisit thesprot. Në kohën e mbretërisë së Epirit, ka qënë tipike dhe e veçantë nga mbretëritë e tjera, ku vendim marrjet bëheshin në konsultime të sovranit ( mbretit ) me popullin e tij.

 

Fahri Dahri

Që këtu filloi marrja e drejtimit të vëndit nga Perandoria Romake më e madhja e më e fuqishmja e kohës. Kjo perandori sundoi deri në vitin 395 e.s.e cila u nda në dy pjesë. Krahinat e Kaonisë e të Thesprotise kaluan nën sundimin e perandorisë bizantine deri në vitin 1430-1440 të e.s. kur Epiri i u aneksua perandorisë Osmane. Siç shifet nga vitet 150 p.e.s. deri në vitet 1440, për gadi1600 vjet krahina e Thesprotisë, si dhe gjithë të tjerat, kanë qënë të sunduara nga perandoritë më të mëdha të kohës. Periudhë kjo ende e errët, ndofta do të nxirren më vonë të dhëna për qeverisjen lokale të saj.

Shekulli XVI-të e fillimi i shekulli XVII-të ishin arenë e kryengritjeve anti Osmane, deri sa në fillimet e shekullit të XVIII-të në këtë krahinë u bë islamizimi i një pjese të mirë të popullsisë. Gjithashtu në atë shekull, në Çamëri u forcua shumë pushteti ekonomik i feudalëve vëndas. Krahina e Çamërisë gjatë asaj periudhe u sulmua edhe nga kreu i pashallëkut të Janinës Ali Pash Tepelena. (Ky pasha, në vënd që të punonte për ndërtimin e shtetit Shqiptar,siç vepruan kombet e tjera si Greqia, (duke përfituar nga momenti historik i përfundimit të luftës Ruso-Turke në vitin 1829 me thyerjen e Perandorisë Osmane), e cila i kërkoi ndihmë Rusisë për pavarësinë e saj, Rusia e pranoi propozim duke i kërkuar Perandorisë Osmane pavarësinë e Greqisë dhe Sulltani në kuadrin e Traktatit të Andropojës, në vitin 1830 i njohu pavarësinë Greqisë, bënte luftë kundër vllezërve të tij shqiptarë, se donte të shtonte pashallëkun, të cilin e pagoi me prerjen e kokës së tij). Edhe gjatë viteve 1855 dhe 1877 sulmet e andartëve grekë u pritën me armë në dorë nga popullsia e Çamërisë dhe më 1878- 1881 degët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të kësaj treve, morën pjesë në luftën e përgjithshme të popullit shqiptar për mbrojtjen e paprekshmërisë së tërësisë territoriale amtare. Por Çamëria ishte që në atë kohë në planet e platformës së shovinizmit grek, të cilët inspiroheshin nga plani për një “Greqi të Madhe”.

Në vitin 1844 kryeministri Grek Ioannis Kolettis (Jani Kapodistrias) shpalli “Megali Idea” që synonte shtrirjen e Greqisë në territoret e dikurshme të Perandorisë Bizantine. Kështu Grekët që nga viti 1844 kanë qënë kërkues për krijimin e një shteti të madh Grek duke pushtuar edhe trojet Shqiptare. Pas traktatit të Shën Stefanit që u mbajt më 24.03.1876 në Bullgari, Arta dhe Meçova dy qytete të rëndësishme për kohën i kaluan Greqisë, duke ia shkëputur Çamërisë, kjo ishte rrjedhojë e kohës kur Rusia i impononte kushte perandorisë Osmane. Kështu, shtetet që përkraheshin nga Rusia hidhnin në tavolinat e bisedimeve kërkesa për përfitime territoriale mbi hapsirën Ballkanike të Perandorisë Otomane. Stambolli për të siguruar paqe, ishte i detyruar të bisedonte për çdo problem, midis të cilave edhe për Epirin. Nisur nga kjo më 29.06.1878 në Kongresin e Berlinit, Ministri i jashtëm Grek Deliyannis, kërkoi që ti jepeshin asaj veç të tjerash edhe Epiri. Më datë 5.02.1879 në Prevezë filluan bisedimet Greko-Osmane ku merrte pjesë dhe Ministri i jashtëm Osman Abedin Dino, për të arritur një kompromis. Më 18.03.1879 Stambolli i ofroi Greqisë një tokë paralele me kufirin ekzistues me argumentin se po ti jepej më shumë hapsirë asaj, do të krijonte probleme me shqiptarët. Grekët e kundërshtuan dhe filluan veprimet e armatosura, por nuk patën sukses. Më 15.06.1880 Konferenca e Ambasadorëve në Berlin i dha Greqisë gjysmën e Çamërisë, përfshirë dhe Janinën. Grekët e pranuan këtë variant, por e kundërshtoi Stambolli.

Lidhja shqiptare e Gjirokastrës me datë 23.07.1880 e kundërshtoi me forcë coptimin e Epirit. Nga ana tjetër, në Çamëri ishte rritur vala e qëndrimeve antigreke. Çamëria gjatë sundimit Osman, ishte pjesë herë e Sanxhakut të Delvinës dhe herë e Janinës. Në Stamboll me datë 21.02.1881 u mbaj Konferenca e dyte e Ambasadorëve, këtu Stambolli propozoi vijën kufitare ku linte jashtë shtetit Grek Janinën, Meçovën dhe Prevezën, por më datë 24.05.1881, Konferenca e Ambasadorëve i la shtetit Grek vetëm qytetin e Artës, kufiri më jugor i Çamërisë. Në luftrat Ballkanike të viteve 1912 e 1913 trupat greke e pushtuan Çamërinë dhe me datë 6.03.1913 pushtuan Janinën pas një beteje 6 mujore ku në mbrojtje të saj ishte Esat Pashë Janina. Përpara një situate të tillë Fuqitë e Mëdha me datë 11.08.1913 caktuan kufirin jugor të Shqipërise, ku Çamëria e shumë vuajtur nga luftra shekullore e pa mbrojtur, pa miq dhe e pa përfaqësuar, ra nën sundimin e shtetit Grek e cila u përkëdhel nga të mëdhenjtë, sikundër përkëdhelet edhe sot.

Territori i Çamërisë i kaloi Greqisë, por për popullsinë e kësaj toke Fuqitë e Mëdha nuk menduan se duke kaluar në shtetin Grek do të hiqte të zitë e ullirit. Përkundrazi Greqia në Luftën e dytë Botërore, megjithese fituan forcat anti Aleate, u përkrah dhe u ndihmua edhe në proçesin e spastrimit etnik të popullatës së Çamërisë, sidomos të çamëve myslimanë duke i internuar e burgosur pa asnjë argument politik apo ekonomik, vrarë, therrur, djegur, çnderuar dhe shpërngulur duke përdorur dhunë nga më çnjerëzoret; me arësyen e vetme sociale, pasi ata ishin myslimanë dhe me origjinë shqiptare në trojet e tyre. Ishin këto arësyet e vërteta të Greqisë, se ajo që nga viti 1844 ka menduar, vepruar e ndërtuar strategjira vetëm për Greqinë e Madhe, prandaj përdori formulën famkeqe Makiaveliste “Qëllimi është më fondamental se sa mjeti për arritjen e tij.”

Mbretëria e Greqisë në vitin 1854, dergoi andartët grekë në krahinën e Çamërisë, për të kryer vrasje, djegje dhe shkatërrime, andartët në atë kohë udhëhiqeshin me moton: “Përpara me kryqin në dorën e majtë dhe me thikën në dorën e djathtë”, pasi Greqia inspirohej nga zaptimi i ish hapsirave të bizantit, ku stema kishte shqiponjën e cila në këmbën e djathte mbante shpatën dhe në të majtën kryqin, simbol që e përvehtësoi kisha orthodokse greke. Djemtë e Çamërisë i u kundër përgjigjën dhe i mundën bandat e tyre, duke i zbrapsur nga krahina. Greqia në atë kohë ishte e organizuar, ajo kishte shtetin dhe mbretërinë e saj, ndërsa popullsia e Çamërisë, ishte e paorganizuar, ajo vazhdonte të ishte nën pushtimin e perandorisë Osmane, ashtu si dhe viset e tjera mbarë shqiptare.

Besoj ishin këto argumentet që disa patriotë shqiptar (Abdyl Frashëri etj) kanë kërkuar për të bashkëpunuar me Greqinë kundër armikut të përbashkët të kohës. Si rezultat i kësaj kërkese, me datën 17 dhe 18 Korrik 1877 u mblodhën në qytetin e Janinës krerë nga Shqipëria dhe Greqia për të realizuar në fakt bashkëpunimin e tyre në luftë të përbashkët kundër të njëjtit armik që ishte Perandoria Osmane. Bisedimet u ndërprene nga pala Greke, ajo nuk donte që në ato bisedime Epiri të trajtohej territor i Shqipërisë (siç ishte në të vërtetë), mbasi Greqia kishte synim, që jo vetëm Epirin ta gllabëronte, por orekset e saj ishin të mëdha, ajo kërkonte hapsirat e bizantit. Megjithse bisedimet e Janinës u ndërprenë, ato u lanë që të vazhdonin në Korfuz. Sipas raportit të deputetit të parlamentit grek Stefan Skuludhit, i dërguar i kryeministrit Grek në Korfuz, rezulton se pala shqiptare atje kërkoi që të krijohej një principatë ku të përfshihej edhe Greqia, por ish kryeministri Grek Kumunderos i ndërpreu këto bisedime dhe tinzisht, sipas karakterit grek, filloi pushtimin e pabesë të Shqipërisë, pikërisht nga Korfuzi me në krye të banda andartëve Kosta Aravantino, që ishte pjestar i delegacionit grek në bisedimet dy palëshe. Me fshehtësi, ky me bandat e andartëve zbarkoi në Ksamil nga Korfuzi dhe filloi vrasjet, plaçkitjet e djegjet me parrullën për të “Çliruar Epirin”. Këto banda hasën në rezistencën popullore të krahinës ku u thyen keqas dhe përsëri nëpërmjet detit u strukën në ishullin e Korfuzit. Kjo ishte një kundërpërgjigje e menjëhershme e Athinës (mbasi Epirin e donte të ishte pjesë e saj) ndaj Shqipërisë së pambrojtur, e cila me pastërti kërkonte bashkëpunim të sinqertë, ndërsa Greqia, duke ditur gjëndjen e palës shqiptare, me djallëzi kërkonte të zaptonte hapsirat e Shqipërisë, duke përfituar në çdo rast historik. Shteti Grek nuk i ka ndërprerë ndonjëherë ambicjet e tij shovene kundër Çamërisë dhe mbarë Shqipërisë, ajo edhe në vitet 1878-1881, gjithmonë duke përdorur banda andartësh, ka kryer vrasje, djegje dhe shkatërrime në krahinën e Çamërisë.

Kuptohet shumë qartë, Athina e dinte mirë që ekzistenca e Çamërisë me banorët autoktonë të saj, ishte pengesa kryesore për të marrë në dorë kyçin për të gllabëruar Epirin. Fakt ky që duhej të ishte i qartë si nga Faik Konica dhe Fan Stilian Noli (që në datat 13.05.1911 dhe 9.08.1912, përpiqeshin për arritje mirëkuptimi shqiptaro-grek) të cilët e gjenin zgjidhjen në krijimin e shtetit të përbashkët shqiptaro-grek, kur dihej që shteti Grek ishte i organizuar dhe synonte për gllabërimin e Epirit, atij, në këto kushte, nuk i interesonte propozimi. Fati i mirë e desh të mos realizohej.

Kjo ishte rruga që ka shkelur në mbi 2.500 vjet, gjithmonë në trojet e veta popullsia e krahinës së Thesprotisë e pavarur, me qeverisje mbretërore por me baza federative duke ruajtur plotësisht pavarësinë dhe të drejtat e fisit thesprot. Në kohën e mbretërisë së Epirit, ka qënë tipike dhe e veçantë nga mbretëritë e tjera, ku vendim marrjet bëheshin në konsultime të sovranit ( mbretit ) me popullin e tij.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.