Rreth Artikullit

Autori

Dera e Dinejve – Familja Dino në emigracion

Familja në emigracion

Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, gjendja për familjen Dino u vështirësua shumë. Me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri anëtarët e kësaj familje u denigruan mjaftë rëndë. Personalitet e familjes Dino u bënë viktima të egoizmit kultist komunist si edhe të
manizmit anti çam të diktatorit të Shqipërisë. Nën akuzën e tradhtisë, qeveria komuniste dënoj me vdekje një prej anëtarëve të kësaj familje, i cili kishte dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e krahinës së Çamërisë. Mazar Dino u ekzekutua me varje
në shtator të 1948 në Delvinë.

Në një situatë të vështir dhe persekutuese kjo familje u detyrua të emigronte dhe të jetonte në vende të ndryshme, duke iu mohuar e drejta e jetesës në atdheun e tyre.
Rexhep Dino, i cili kishte mbaruar shkollën e lartë për në Romë dhe zotëronte tetë gjuhë të huaja pas mbarimit të luftës u vendos në Itali dhe prej andej u detyrua të emigronte për në Gjermani ku dhe vdiq në vitin 1994. Kontribut të rëndësishëm ai ka dhënë në përshkrimin e masakrave të popullsisë çame nga bandat e Napoleon Zervës.

Personalitetet më të njohura të familjes Dino si: Ali Dino, Arif Dino Abedin Dino (i riu), Nevin Dino etj., të cilët edhe në emigracion, mundën të përballonin vështirësitë duke qenë të suksesshëm në profesionet e tyre e duke treguar shpirtin luftarak të kësaj familje.

Ali Dino (1891 – 1938), është mbiquajtur “Mjeshtër i karikaturës” dhe qe president i Shoqërisë së Karikaturës së Greqisë. Vdiq në Athinë

Arif Dino (1892 – 1957), përveçse një shkrimtar i njohur qe dhe një piktor i madh, por nuk dinte ti ekspozonte veprat e tij. Pikturonte për vete dhe mjaftohej duke ua treguar ato miqve të tij më të afërt.

Personaliteti më i njohur i kësaj familje pa dyshim që mbetet Abedin Dino ( i Riu) (1913 – 1993). Që në moshë të re bashkë me shokët e tij ai publikoj një të përjavshme të cilën miku i tij i ngushtë, shkrimtari i njohur turk, Jashar Qemali, kandidat disa herë për çmimin Nobel, e titullojë “ Anija”. Abedin duke qenë një njeri aktiv filloj të angazhohej dhe të merrte
pjesë me pikturat e karikaturat e tij tek grupi që botonte gazetën “Njeriu i Ri”.

Për shkak të ideve krijuese mjaftë përparimtare për kohën bashkë me të vëllain, Arifin, internohen në Adëna. Gjatë viteve të internimit punoi në gazetën “Fjala turke”, zyrat e së cilës ndodheshin në bulevardin që mbante emrin e të gjyshit, Abedin Pashës.

Pas internimit kthehet në Stamboll, ku përreth dy javë ekspozon vizatimet e tij, duke u prit mjaftë ngrohtë e duke korrur një sukses të jashtëzakonshëm. Pas këtij suksesi të parë për të, bashkë me shokët e tij krijon “Grupi D”, i cili kishte si qëllim të ndihmonte në zhvillimin e pikturës dhe në afrimin e publikut me artistët.
Pasi kishte tërhequr vëmendjen me krijimet e tij, më 1934 Abedini ftohet nga Rusia. Pasi mbërrin në Leningrad në shtator të vitit 1934 një kineast sovjetik, Jutkiçeviç i bënë ftesën për të punuar si dekorues në kinematografi duke i krijuar kështu mundësin që të ekspozonte veprat e tij në Rusi.
Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Abedin shkon në Ankara, ku fillon ti përkushtohet prodhimit të qeramikës. Qëndrimi i tij në qytetin ku gjyshi i tij kishte qenë qeveritar nuk zgjati shumë. Me pretekstin se në një nga qeramikat e tij ai riprodhonte figurat e
skifterit dhe të çekiçit, ai persekutohet përsëri. Në këto kushte bashkë me të shoqen, Gezinën, detyrohet të emigrojë në Itali.

Por edhe këtu qëndron shumë pak, pasi qeveria turke kërkon ekstradimin e tyre për në Turqi. Pas peripecish e vuajtjesh të shumta, Abedini vendoset përfundimisht në Parisë, ku qëndron deri në momentet e fundit të jetës. Pas një pune titanike ia arriti të krijonte një mjedis të kulturuar e të vlerësuar nga të gjithë. Me veprimtarinë e tij artistike e punën e tij si artistë
shumë dimensional, Abedin Dino zuri një vend të  veçantë në botën e artit. Ai arriti famën e njeriut të kultivuar e të talentuar, duke fituar vlerësimin e publikut francezë e atij ndërkombëtar.

Personaliteti krijues u reflektua duke botuar artikuj në gazetat e revistat më të njohura të Stambollit. Për artin e tij piktori Ferit Mullai do thoshte: “Abedini bën pjesë në talentet e veçanta; është zot i të gjitha teknikave piktorike”.

Vlerësimet për krijimtarinë e tij do të vinin edhe nga vendi që e kishte munduar aq shumë, Turqia. Për të gazeta turke “Tarih ve Toplun” do të shkruante: “ Abedi Dino pati një vend të posaçëm në botën e artit.
Ai ishte një pus në njohurit shkencore; njohës i letërsisë, historisë, sociologjisë. Ishte një njeri që jetonte në lidhje të ngushtë me artin e kulturën natë e ditë. Tek ai çmohej sidomos humanizmi dhe miqësia…
Abedin Dino do të vazhdojë të jetojë me emrin dhe pikturën e tij në fytyrën e ndritur të botës së artit, midis shkrimtarëve dhe poetëve të shquar, por veçanërisht midis piktorëve gjenial si Pikaso”.

Emrat e mësipërm na dëshmojnë se familja Dino nuk qe vetëm një familje ku atdhetare qenë kultivuar thellë, por edhe një familje që vlerësonte artin e i
përkushtohej me shpirt krijimtarisë artistike. Emrat e tyre, të renditur denjësisht përkrah artistëve me famë botërore, na dëshmon qartë talentin e tyre krijues, që ka markuar në historinë dhe kulturën botërore.

Dokumente arkivore të botuara
Naska, Kaliopi, Dokumente për Çamërinë 1912 – 1939,  Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Tiranë, Dituria, 1999.
Organe Shtypi “Bashkim”,Tiranë, 9 janar 1981, nr 7.
Burime bibliografike
Cervi , Mario, Storia della Guerra di Grecia, Milano, Sugar Editor.

Çështja çame dhe integrimi Evropian, Instituti i studimeve për Çamërinë, Tiranë, Arbëria, 2005.

Fischer, J. Bernd, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, Tiranë, Çabej,1996.

Fischer, J. Bernd, Shqipëria gjatë luftës, 1939 – 1945, Tiranë, Çabej, 2004.

Haskaj, Zihni, “Mendimi politik e shoqëror i Rilindjes Kombëtare Shqiptare (Përmbledhje artikujsh nga shtypi)”, vëll I, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë, 1971.

Historia e Popullit Shqiptar, vëll II, Instituti i Historisë, Tiranë, Toena, 2002.

Hoxha, Ibrahim, Çamëria dhe në vitet 1912 – 1922, Tiranë, Hasan Tahsini, 1996.

Hoxha, Ibrahim, Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek, Tiranë, Hasan Tahsini, 2000.

Isufi, Hajredin, Politika e shtetit grek për dëbimin e popullsisë çame në vitet 1914 – 1928 dhe qëndresa shqiptare, “Studime historike”, nr 1 – 4, Instituti i Historisë, Tiranë, 1993.

Jacques, Edwin, Shqiptarët: Historia e popullit shqiptar nga lashtësi deri në ditët e sotme, Tiranë, Kartë e pendë, 1995.

Kotini, Albert, Çamëria denoncon, Tiranë, Fllad, 2002.

Kondi, Arben, Rikthim në Çamëri, Tiranë, Arbëria, 2003

Konica, Faik, Ju rrëfej grekët, Tiranë, Ora, 2002.

Kolgjini, Tahir, Të vërtetat shqiptaro – , Tiranë, 1997.

Mehmet, Ahmeti, Abedin Dino, Tiranë, Onufri, 1998.

Meta, Beqir, Tensioni Greko – Shqiptar (1939 – 1949), Tiranë, Geer, 2002.

Punimet e seminarit të parë kulturorë mbi Çamërinë, Shkodër, Pohenix, 2002.

Puto, Arben, Qeveria e Vlorës dhe Konferenca e Ambasadorëve, “Studime historike”, nr 4, Instituti i Historisë, Tiranë, 1979.

Rrapaj, Fatos, Këngë popullore nga Çamëria, Tiranë, Shtypshkronja e Re, 1983.

Rraça, Shkëlzen, Marrëdhëniet Shqiptaro – Greke: 1829 – 1881, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1990.

Salleo, Ferdinando, Shqipëria: gjashtë muaj mbretëri, Tiranë, Shtëpia e librit dhe komunikimit, 2001.

Smirnova, Nina, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit të XX, Tiranë, Ideart, 2004.

Sheme, Selman, Çamëria, vendi, popullsia dhe jeta ekonomike, Tiranë, Progres, 2005.

Vlora, bej Eqerem, Kujtime, Tiranë, Shtëpia e librit dhe komunikimit, 2003

 
SHKRUAN NERTILA HODO

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.