Rreth Artikullit

Autori

Zajo Tafil Haxhiu – Tregon per masakren ne Çamëri

“Isha 12 vjeç kur erdhën këta katilë të pashpirt. Ndo-nëse isha një vajzë e vogël, ndërrova edhe emrin tim, u quajtur Leni. Kështu me këtë emër mundësi të dilja jashtë e të shikoja të vrarët andej dhe këtej. Ditën e premte pashë Abaz Llaçon që e shpinte Shuaip Metja për të marrë hua, por jashtë shtëpisë e therën me thikë dhe e vranë me dyfekë. Më tmerroi britma e tij dhe një llahtari më zuri, kur dëgjova fjalën e tij të fundit: “Oh nënë!”. Kështu kujton Zajo Tafil Haxhiu për masakrat ushtarëve të Napoleon Zervës mbi popullsinë ç, në vitin 1944.

Kur arrita në pranë hanit të fshatit, pashë Abdyl Nuçe, plak 85-vjeçar, që e rrihnin dhe e tërhiqnin si një qen të ngordhur, duke e zhveshur të tërin. Gjatë rrugës takuam shumë vetë të masakruar, fshatarë, fëmijë dhe burra. Në Cimati () vranë tre burra, fashistët i hodhën në një pus. Dymbëdhjetë vetë gra, burra dhe fëmijë u masakruan në pyllin e Fotobelit. Të dielën babanë tonë e arrestuan, pasi e zhveshën përpara meje dhe vëllait tim Azis, ata e fotografuan dhe e lanë duke na thënë: “Mbajeni këtë për ta kujtuar! Ky qe lajmërimi me vdekje i babait tonë. Por kjo nuk mjaftoi, sepse pasi nuk mundën të hiqnin unazën nga gishti, ata ia prenë gishtat dhe rreth muzgut e ekzekutuan. Më pas ndodhi shpërngulja në masë e grave drejt Shqipërisë, kurse për sa më përket mua ndenja pranë tezes sime. Unë kam qenë e pranishme në skenat e lemerishme gjatë masakrave të shkurtit 1945. Masakrat më të mëdha, në të cilat kam qenë e pranishme, kanë qenë ato të shkurtit 1945. Të martën e shkurtit të 1945-s, Tasho Çifutin dhe shokët e tij na grumbulluan në shesh, dhe kështu morëm rrugën e mërgimit më shumë se 3500 vetë burra, gra dhe fëmijë. Bandat e armatosura na ndaluan në kodrat e Filatit, ata na ndanë, nga një anë gratë dhe nga ana tjetër burrat. Ata vranë burrat, duke i therur me thikë ose me shpatë. Tmerri bëri kërdinë, dëgjoheshin veçse thirrjet e agonisë të të vrarëve, të thirrurat e lemerishme të fëmijëve dhe grave që kërkonin njëri-tjetrin. Një tmerr më kapi kur pashë bandat e komanduara nga Kristo Kaçi, që rrinin si qenë të tërbuar, por më shumë u tmerrova kur pashë kokën e Haki Benes, që u lëkund një moment pastaj u rrokullis përtokë. Kam parë gjithashtu trupin e Dalip Hamzait të Verselës të bërë copa-copa dhe të vendosur në thes. Banditët shoqëroheshin nga gratë dhe fëmijët e tyre që mbanin shënim personat e vrarë. U tmerrova kur pashë tre të rinj të lidhur, të cilëve u kishin prerë veshët, hundën, u kishin nxjerrë sytë dhe rrjepur lëkurën. Gjatë këtyre masakrave gratë kishin për detyrë të merrnin gjithçka që gjenin në trupin e viktimave, deri rrobat dhe këpucët. Për mrekulli arrita të shpëtoja veten edhe vëllanë tim, Azisin. Disa nga ne arritën deri në Koskë. Të vonuarit pësuan një sulm të ri të bandave, ku burrat vriteshin, ndërsa gratë dhe fëmijët përdhunoheshin. Kur arritëm në territorin ne gjetëm qetësinë dhe mirëqenien.

Tags: , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.