Rreth Artikullit

Autori

Xhemal Xhemali – tregon historine e tij

Një makinë na parakalon me shpejtësi duke lënë pas një flamur të vendosur në xhamin e pasëm të : “I ♥ Çamëria”. valvitet duke prekur çdo centimetër të hapësirës ajrore të “Qafës së Muzinës”. Pa hequr ende nga mendja flamurin me sfond të bardhë dhe me shkronja të , një autobusë vjen pas nesh. Sërish i njëjti flamur, sërish të njëjtat fjalë.
Në hyrje të Sarandës, në sfond vjen melodia e “Tuman kuqes” dhe pak metra më tej, një grup të rinjshë që kërcejnë. Lëmë Sarandën e zbrazur në këtë kohë nga turistët dhe marrim rrugën drejtë Qafë-Botës. Tashmë makinat me flamuj sa vijnë e shtohen, po ashtu dhe njërëzit që marshojnë drejt Pikës Kufitare. Gati 15 minuta përpara Qafë-Botës, gjendet një fshat thuajse i panjohur për shumicën e shqiptarëve, por jo për popullsinë çame. Kllogjër. Fshati i panjohur, fsheh nën tokën e tij eshtrat e më shumë se 2700 çamëve, të cilët humbën jetën si pasojë e torturave, plagëve, mosngrënies, helmimit nga uji dhe sëmundjeve.
Një memorial i ngritur në mes të një fushe me bar të tharë dhe ferra, është shenja më e mirë për të treguar vuajtet e pelegrinëve çam. Dhe toka është shndërruar në djerrë pas shkeljes së këmbëve të përgjakuara të fëmijëve; pas lotëve të nënave që kërkonin të gjenin forcë për të ecur më tej dhe pas eshtrave të martirëve të groposura në të.
Një tingull violine, tërheq vëmendjen e të gjithë personave të mbledhur në këtë fushë. Ngremë sytë lart në kërkim të tingujve. Pak metra më tutje një vajzë e veshur me të bardha luante me violinë simfoninë e dhimbjes. Tingujt përshkonin çdo fije bari të tharë, prekinin çdo degë ferre dhe depërtonin dhjetra metra poshtë në tokë. Fushë beteja e Kllogjërit, nuk priti asnjë luftë, asnjë përballje ushtrishë armike por veç pelegrinimin e mijëra çamëve të përzënë nga shtëpitë e tyre, ëm se ishin shqiptarë dhe mysliman.
“Çdo metër tokë, një i vdekur” – tregon Xhemal Xhemali, një 73-vjeçar, i cili marshimin e 66-viteve më parë e ka ende në memorien e tij. Edhe pse thinjat në kokën e tij, nuk i fshehin vitet, brengën dhe dhimbjen, Xhemali gjen forcë për të na përshkruar edhe një herë rrugëtimin e tij dhe të familjes, në kërkim të një copëze bukë dhe një pike uji.
“Jesh veç 7 vjeç, kur bashkë me familjen time u dëbuam nga shtëpiët tonë në Gumenicë dhe u detyruam që të largoheshim në drejtim të tokës shqiptare. Mbaj mend që çdo metër rruge, dikush vdiste dhe ende pa qarë mirë atë, një tjatër jepte shpirtë pak metra më tej. Na u dogjë buza për një pikë ujë dhe zorrët tona çirreshin për një kore bukë” – rrëfen i moshuari. Në kujtimet e ngulitur në thinjat e tij, Xhemali pëshpërit me dhimbje se prej Konispolit deri në Kllogjër kanë vdekur më shumë se 2700 veta. Pas ecejakeve pa fund mes ferrave, trupave të pajetë dhe pas kalimit të dimirit të vitit 1944 në këtë zonë, gjyshi çam në tregon se mbërritën në Sarandë, në “Tokë e ” për ta dhe më pas u shpërndanë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke gjetur mbështetjen e vëllezërve dhe motrave shqiptare.
Me sytë e përlotur Xhemal Xhemalit na rrëfen se një vit më parë ai plotësoi një ëndërr 65-vjeçare për të, të shkonte në e tij në Çamëri. “Në prill të 2009 shkela pas 65-vjetësh në tokën time. Arrita të siguroja një vizë italiane, pasi vajza ime jeton atje dhe jam nisur me traget nga Ankona në Gumenicë. Shumë orë udhëtim, por që gjithë lodhja e rrugës iku sapo në sfond pash brigjet dhe malet e Çamërisë time. Me lotë në sy zbrita dhe putha tokën time, atë për të cilën jam gati të jap gjithçka. Nuk ngopesha duke parë malet, detin dhe çdo gjë që i përkiste atij vendi.” – tregon i mallëngjyer 73-vjeçari. Ai në tregon më tej se ecte i çorientuar në rrugët e Guminicës në kërkim të shtëpisë së tij, të cilën e braktisi 65-vite më parë, duke lënë aty ëndrrat e fëmijërisë dhe lodrat e para të tij. “Ecja pa ditur se ku në kërkim të shtëpsië time dhe në krah mbaja nipin 8-vjeç, i cili pas çdo hapi që hidhnin më pyeste për Çamërinë dhe për historinë e saj. Mes pyetjeve të nipit dhe emocioneve të shumta që më përshkonin trupin, arrita të shquaj diku larg shtëpinë time. Me një frymë renda drejt saj, por ç'të shihja…gërmadhë. Shtëpia ime, nuk ishtë më ajo që mbaja mend unë, por ishin veç 4 mure të rrënuara dhe barishte të mbira kudo” – rrëfen me sytë e përlotur Xhemali. Rrugëtimin në Çamërinë e tij 73-vjeçari e përshkruan me shumë detaje duke mos lënë asgjë pa përmenduar. Për të, ky udhëtimin ishte realizimi i një ëndrre 65-vjeçare, plotësimi i një amaneti të të parëve dhe lënia e një amaneti brezit të ri: Të mos e harrojnë kurrë Çamërinë. “Doja të ulërisja, të çirresha dhe të qaja më të madhe, por s'mundesha. Një lëmsh mu mblodh në grykë dhe nuk më linte të bëja asgjë. Prekja me mall atë çfarë kish mbetur nga shtëpia dhe shihja nipin që vraponte sa nga njëri cep në tjetrin dhe më kujtohej vetja tek bridhja nëpër rrugicat e këtij vendi.”
Mes historive të pelegrinazhit dhe prekjes së ëndrrës, Xhemali nxjerr nga xhepi i tij një copë letre në të cilën kish hedhur disa vargje, dedikuar udhëtimit të tij në viset Çame. Arrijmë të shkëpusim disa: Kur ika unë nga ti, jesh i vogël, jesh fëmijë,/ Tani plot shtatëdhjet e dy, kokën thinjat më kanë mbuluar, por unë s'të kam harruar/ Të kujtoj ty Paramithi, ti Filat e ti Pargë, për ata mijëra të vrarë/ Nga Ankona në Gumenicë, trageti seç ka mbërrit, dëshira mua mu plotësua/ Dola lart mbi traget, të shikojë Çamërinë, ja tek vij unë përsëri, të nxjerr mallin që kam në gji, seç më zuri një paraponi…
Palosim copën e letrës dhe bashkë me të arkivojmë dhe historinë e Xhemal Xhemalit, e cila si historia e 300 mijë çamëve është pothuajse e njëjtë: masakër, dhimbje, lot, brengë për Çamërinë. Lëmë pas krahëve “fushë betejën” e Kllogjërit dhe nisim marshimin drejtë portës hyrëse të popullsisë Çame, “Qafë Bota”.  Një tra doganor i varur, gati duke dhënë shpirt, është pamja e parë sapo mbërrin në këtë Pikë Kufitare. Dhjetra metra më tej, një cep kodre, ku 66 vite më parë jetonin shqiptar, valvitet flamuri grek.
Nga kjo portë, rreth 35 mijë çam kaluan dukë lënë pas shtëpit, tokat dhe gjithçka që i lidhte me viset e tyre. Sot, 66-vite më pas, pasardhësit e tyre mblidhen çdo vitë në “Qafë-Botë” për të përkujtuar kalvarin e mundimit të tyre. Këtu çdo pëllëmbë toke fsheh një histori, çdo copë guri mban një pikë lot dhe çdo fije bari mbart dhimbje. Nipër dhe mbesa, të rinj e të reja, me flamuj në duar dhe me Çamërinë në zemër prekin, puthin dhe vajtojnë çdo milimetër të kësaj toke ku shkelën të parët e tyre. Më të moshuarit hedhin sytë e përlotur nga cepi i kodrës, ku pas saj shtrihet Çamëria. Më të rinjt mbajnë vesh dhe dëgjojnë me kureshtje historitë e gjyshërve që u tregojnë për Marglliçin, Pargën, Volën, Filatin, Gumenicën dhe për gjithë bukuritë e Çamërisë. Një minutë heshte në nderim të të parëve. Sy të mbyllur, duar që shtrëngojnë njëra-tjetrën dhe zemra që rrahin për një qëllim të vetëm: Çamërinë.
Qafë-Botë – Kllogjër, një aks i mbushur me dhimbje. Të qarat e fëmijëve, të 66-viteve më parë, dëgjohet ende në malet e kësaj zone; britmat e nënave jehojnë ende në shtigjet e këtyre viseve; malli për vendlindjen vlonë më shumë se kurrë në këtë vend, ku vetëm pak kilometra i ndajnë nga vendi i tyre.
Lëmë pas mallin e të moshuarve, kuriozitetin e më të dhe brengën e atyre që nuk janë më. Hedhim sytë për të fundit herë nga cepi i kodrës, ku pas saj fshihet Çamëria… Një flamur bardhë e blu “ndot” pamjen…

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.