Rreth Artikullit

Autori

Vrasja makabër në Picar të Filatit

Operacionet që ndërmorën greke, i detyruan italianët të tërhiqeshin më 17 nëntor 1940, duke lënë pas gjurmë të thella të invazionit barbar: vrasje, djegie, shkatërrime dhe përçarje. Në kohën kur Çamëria ishte në prag të çlirimit të plotë nga pushtimi fashist dhe tërheqjes së tyre Konispolit, të ndjekur këmba-këmbës nga forcat greke, greke ndërmori një valë të re terrori e dhune kundër popullsisë shqiptare myslimane në Çamëri. U internuan në masë të gjithë meshkujt çamë nga mosha 17-vjeç e sipër, deri edhe pleqtë 70-vjeçarë. Ata u internuan nëpër kampet e ishujve grekë.
Edhe pse çamët ishin aktivë në luftën kundër pushtuesit, persekucioni grek vazhdonte skenarin për eliminimin pasuror e fizik të shqiptarëve të Çamërisë, mbështetur e shoqëruar me një propagandë të egër nacionaliste, etnike e fetare.
…Mes dhjetëra episodeve tragjike e të dhembshme të dokumentuara në arkiva, veçojmë një prej tyre, atë të fshatit Picar të Filatit, një fshat i madh shqiptar i banuar kryesisht nga myslimanë shqiptarë. Krejt pa shkak, kapet një ditë hoxha i fshatit dhe bashkëfshatari i tij, Omer Dema, e me katër të shtëna ekzekutohen në mes të ditës në periferi të Picarit. Rreshteri, Spiro , i togës së dytë të një njësiti grek, në librin e tij “Kujtimet e një ushtari 1940-1941”, që e botoi në vitin 1944, shkruan:
“Kapteri Lianopuoli me ushtarin Kosta Hajrudhi nga Pleshovica, shoqëruan hoxhën me një shqiptar tjetër nga Picari dhe i vranë me urdhër të nënkolonelit nën akuzën “për veprimtari antigreke”. Ata u akuzuan se kishin shkelur ikonat e kishave dhe flamurin grek”.
Më pas, vetë burimet greke shkruajnë se dy nga ata që u vranë, nuk kishin asgjë të përbashkët me akuzat që u ishin veshur, por ishin njerëz të ndershëm dhe dashamirës të krishterëve.
“…Hoxha u vra, vetëm e vetëm se ishte një klerik mysliman, ndërsa Omer Dema u ekzekutua për ambicie personale, që kishte një i krishterë kundër tij. Shkelja e ikonave dhe e flamurit grek ishte një trillim… Përkundrazi, që të dy (myslimanët) ishin njerëz të mençur dhe ushqenin ndjenja dashamirësie për të krishterët”, ( J.Sarras, vep.e përm., f.630).
Vrasjet e çamëve të pafajshëm vazhduan: në fshatin Ledhëz, në e quajtur “Vigleza” në një kodër të fshatit, ushtarët grekë vrasin dy udhëtarë nga fshati Mazrrek, që shkonin për në shtëpinë e tyre, (J.Sarras, po aty).
Është koha që në Çamëri u shkallëzuan veprime të pashembullta të dhunës dhe grabitjet kundër shqiptarëve. Shembull domethënës i terrorizmit grek, është vrasja e vëllait të Bido Dules, Idrizit, bashkë me të dy djemtë e tij, njeri 25 dhe tjetri 22-vjeç. Para se ta vrisnin, xhelatët detyruan Idrizin të hapte një gropë të përbashkët për djemtë e masakruar para syve të tij. Ndërkohë edhe në fshatin Grikohor vranë Avdi Mazen dhe Jaho Idrizin. Padrejtësitë dhe dhuna kundër myslimanëve vazhduan në forma të ndryshme. Myslimanët që përjetonin dramën e terrorit u drejtoheshin xhelatëve: “Pse na vrisni, çish u bëmë”?
Ndërkohë të krishterët ishin vërsulur në fshatrat myslimane dhe grabisnin çdo gjë në shtëpitë dhe pronat e myslimanëve. “Disa të krishterë të pandërgjegjshëm, – shkruan historiani grek, Jani Sarras,- lojtën menç. Grabitjet e shtëpive, grabitjet e kafshëve bëheshin hapur, si dhe përdhunimet e vajzave dhe të grave me emër të familjeve çame. Shumica e këtyre aktorëve kriminelë,- vijon më tej autori,- prej vitesh kanë vdekur. Ata të paktën që jetojnë do t'i kujtojnë ato ngjarje të shëmtuara dhe do t'i vrasë ndërgjegjja e do pendohen për këto ngjarje, që bëheshin nën bekimin e shtetit, (J. Sarras, vep. e përm., f.631-132).

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Nje Koment per “Vrasja makabër në Picar të Filatit”