Rreth Artikullit

Autori

Viti 1918. Organizimi i parë i Çamërisë ne USA

Hapin e parë një organizimi të ri, çamët e hodhën në Ëorçester Mass të , në fillim të vitit 1918, duke formuar Shoqërinë “Çamëria” dhe u në Partinë Politikeose siç quhej ndryshe, Partia Kombëtare Shqiptare. Në krye të Shoqërisë “Çamëria” u zgjodhën patriotë me zë të Vorçesterit, si Haxhi Çami, nga Spatari i Filatit, Mesut Çami, Beqo Kushi (Izeti) nga Spatari, Jasin Isufi nga Filati, nipi i Haxhi Muratit, Mit`hat Margëlliçi, Malo Çeço nga Filati etj. Degë simotra të u krijuan nga çamët, brenda një kohe të shkurtër, edhe në qytete të tjera të Amerikës, (gazeta “Albania”, Ëorçester Mass, dt.18 shkurt 1918).
Hapjen e Konferencës së në Paris (janar 1919) Partia Politike dhe Shoqëria e Çamërisë në SHBA e shihte si një moment të favorshëm për të sensibilizuar administratën amerikane dhe për të influencuar në qëndrimet që do të merrte ajo në Konferencën e ardhshme të Paqes, në favor të zhdukjes së padrejtësive të bëra në kurriz të popujve që ajo kishte marrë përsipër mbrojtjen e tyre…
Ndërkohë, drejtuesit e Shoqërisë së Çamërisë në SHBA i drejtuan një notë presidentit , ambasadorëve të Anglisë, Francës e Italisë në Uashington, në të cilën u bëhej prezent situata e rëndë që përjetonin çamët shqiptarë nga dhuna që ushtronte qeveria greke dhe u kërkonin të ndërhyhej për çlirimin e tyre, (ASH, gazeta “Albania”, Ëorçester Mass, dt.18 shkurt 1918).

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.