Rreth Artikullit

Autori

VESHJET E ÇAMERISE

Kur flasim për veshjen shqiptare, thotë Faik Konica, ka aq kostume shqiptare sa ka edhe krahina. Vizitorët e huaj, që e kanë shëtitur Shqipërinë e Poshtme, kanë vërejtur se kostumet popullore shqiptare janë të bukura e befasuese. Nuk mund të flitet për kostumet shqiptare në Çamëri, pa përmendur ajrëllin.

Ai ka qenë mes çamëve të krahinës së Margelliçit, në vitin 1880. Ai përshkruan një veshje festive të çamëve, parë në një manifestim të madh popullor, që organizohej në fshatin Mazerrek. Ai në librin e tij shkruan për kostumin kombëtar çam, kontrastin e ngjyrave, që e bënte veshjen çame të bukur dhe madhështore. Lidhur me këtë Çajrëll shkruan: “Grupet piktoreske të malësorëve, kësulat e fustanellat e tyre, bënin kontrast me livadhin e gjelbër e me armët e tyre të çuditshme, që vezullonin në diell… Shqiptarët dalloheshin vetëm nga këmishat e kollarisura, nga shkëlqimi i xhaketave dhe madhështia e brezave, në të cilat kamat e pistoletat ishin të vëna në një nemur të madh, që nuk dalloheshin dot”, (V.Chirol, vep.e përm., f.231-250).

 

 

Me interes është dhe përshkrimin që i bën Pukëvili veshjes çame dhe elegancën që u jep ajo banorëve të asaj krahine: “…Udhëtari që do të shikojë ata çamë, që do të kenë shpëtuar nga sundimi feudal i sovranit të Janinës dhe një rënie mortaje , do të njohë me vështirësi ata burra të bukur, me ato qëndisma të bukura lara-lara të veshur me kostume të shkëlqyer dhe të ngarkuar me ar të çmueshëm, që ngjasin të ishin një koloni ushtarësh të Pirros, të pasur me plaçka të Trojës, që kanë zbarkuar sërish në Epir…”, (Pouqueville, “Voyage…”, vep.e përm., vëll.I, f.530).

Kostumi kombëtar çam ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të studiuesve të huaj, por edhe të historianëve grekë. Njëri prej tyre, Spiro Mela, në njërin nga librat e tij shkruan: “ me rrobat e tyre elegante e luksoze, këmisha të bardha të gjata, të qëndisura anash me ar dhe fermeletë, xhamadanët të shkurtër bojë vishnje me shirita të qëndisura me ar e të përpunuar me shije të hollë, me pistoleta të lara me argjend dhe thika të ngjeshura në brez e me guna të gjata…”, ( Sp.Mela, “To lintari…”, vep.e përm., f.274).

Historiani çam Jani Sharra, kur flet për kostumin karakteristik çam, ndalet edhe në disa detaje më të hollësishme:

“Veshja tradicionale çame, thotë autori, ishte kostumi kombëtar: fustanellat e bardha, kalcat e bukura dyngjyrëshe lidhur me fjongo me xhufkat e mëdha me ngjyrë të zezë, me këmisha të bardha e me mëngë të gjëra, me jelek të zi ose blu… të qëndisur me gajtan, me brezin në mes, ku vendosnin edhe koburen. Në kokë mbanin feste me xhufkë…”, (J.Sarras, vep.e përm.).

Përfaqësuesit e krahinës së Çamërisë e kishin për krenari të përfaqësonin atë krahinë në forumet më të larta të kohës. Kështu p.sh., dy nga figurat më të njohura të Çamërisë, Vejsel Bej Dino dhe Abedin Pashë Dino kishin shkuar në Kostandinopojë me kostumet e tyre kombëtare të qëndisur me ar .

Veshja shqiptare në Çamëri, ashtu si në mbarë viset shqiptare, nuk ishte gjithnjë një veshje uniformë. Kostumet kombëtare, që kërkonin copa të shtrenjta dhe punim të hollë artistik, për shkak të gjendjes ekonomike, ishin në gjendje t'i përballonin vetëm klasat e pasura, bejlerët dhe agallarët e Paramithisë, të Margëlliçit, të Filatit, të Luaratit, të Konispolit, Delvinës, Prevezës, Pargës etj. Shtresat e ulëta nuk mund të përballonin një veshje të kushtueshme.

 

 

Heinrri Mercey në fillim të shekullit XX (1907) vuri re në Çamëri se, në disa zona, larmia shumëngjyrëshe e veshjeve kombëtare shqiptare dalëngadalë po tjetërsohej për shkak të civilizimit. Tek banorët e Pargës, thotë ai, veshja e tyre ndryshonte nga fqinjët e tyre shqiptarë: “Veshjen pjesërisht shqiptare e ruanin gratë çame vetëm në fshatin Rrapëz dhe Aija, ndërsa fustanella shqiptare vazhdonte të ruhej vetëm tek parganjotët e pasur. Ata që e ruanin veshjen tradicionale, theksonte autori, ishin me prejardhje nga Suli, Paramithia ose Arpica, ndërsa burrat shqiptarë të shtresave të ulëta i kishin qëndruar besnikë veshjes së ë shqiptare, (Heinrry Mercy, Sohn Verlang, Pragë 1907, f.18-22).

VESHJET CAME


Mjaft të bukura e të larmishme janë dhe veshjet popullore të përdorura nga popullsia e krahinës së Çamërisë. Deri në fund të shek.XIX veshja më e përhapur për burra si tek ato të besimit mysliman dhe tek ortodoksët, ishte ajo me fustanellë e shoqëruar me stoli të qëndisur  me fije argjendi me gjunjake, xhamadan, mëngore, këmishë të shkurtër me mëngë të gjëra, qeleshja me majucë, opingat me xhufka të kuqe dhe çorapet e bardhë. Pjesë tjetër shoqëruese e kësaj veshje konsideroheshin zbukurimorja e gjoksit e nga argjendarët e qytetit të Janinës si dhe silahu i zbukuruar me fije argjendi i cili i vendosur mbi brez, shërbente për të mbajtur armët e brezit si dhe koburet, vezmet, vajnicën
etj.
Deri në këtë kohë fustanella ishte veshje e të gjithë burrave shqiptarë me shtrirje gjeografike nga Novi pazari në Veri e deri në Prevezë në Jug, veçse ndryshonte pak gjatësia e saj. Burrat veriorë e mbanin më të gjatë (deri në pulp të këmbës), ndërsa ato të krahinave jugore deri në gjunj, përfshirë dhe burrat çam. Sidomos më e bukur ishte fustanella e
burrave të shtresave të pasura, e qepur me shumë kinda (rreth 250-300).
dokumenteve edhe në Çamëri në shek XIX sipër fustanellës vishej  edhe një dolloma prej cohe, e qëndisur me fije ari. Më pas kjo veshje ia la vendin asaj me poture, ndërsa veshja me fustanellë filloi të kufizohej për raste festash të mëdha dhe për ceremonitë martesore.
Ashti si nëtrevat e tjera shqiptare në veshjen e grave çame krahas veshjeve tradicionale vendase prej kohësh kishte hyrë moda orientale. Kësisoj veshja më e përhapur ishte ajo me tumane. Pjesë kryesore të kësaj veshje ishin tumanet, një lloj brekushesh të gjëra. Për raste  ceremonish bëheshin me pëlhurë mendafshi, ndërsa për veshjen e përditshme përdorej pëlhurë pambuku e stampuar, sidomos nëpër .
Pjesë të tjera të kësaj veshje ishin këmisha e mëndafshtë e endur në avlemend shtëpiak dhe jelekët e mëngoret e qëndisura më fije ari ose argjendi. Ndonjëherë mbi jelek vishnin edhe një sako prej kadifeje me mëngë të gjata, gjithashtu të qëndisura me fije ari. Në kokë vinin shami mëndafshi të zbukuruara me oje të punuara nga vetë gratë çame. Nëpër
qytete sidomos gratë e shtresave të pasura mbi tumane vishnin edhe dolloma të gjatë, të mbuluar në të gjithë sipërfaqen me motive të qëndisura me fije ari apo kondaxhupe. Kësisoj bashkëjetonin elemente të veshjes vendase me ato të modës orientale.
Në një periudhë më të vonshme pas viteve 1880-90, gratë qytetare janë veshur më shumë me fustane ose me funde të gjatë prej kadifeje herë me ngjyrë manushaqe e herë vishnje, të qëndisur me fije ari. Pjesë e kësaj veshje ishin dhe jelekët pa mëngë si dhe këmisha prej mëndafshi me mëngë të gjatë e të gjëra të zbukuruara me oje të punuara me një finesë të rrallë brezat prej argjendi. Në raste ceremonish ose për vizita jashtë shtëpisë vishej edhe një sako treçerekëshe me të njejtën ngjyrë si fustani apo fundi, gjithashtu e zbukuruar me motive të shumta floreale.
Akoma më shumë ia shtonin bukurinë kësaj veshje brezi prej argjendi, shamija e mëndafshit me oje dhe një numër i shumtë stolish prej ari si vëthët, varëset, unazat, byzylykët, etj.
Për veshjet e grave çame informohemi edhe nëpërmjet vargjeve të    poezisë popullore çame.
Midis tyre përmenden:
Hiqe vallen me javash
Fustan kuqa me mëndafsh
Ose:
Dil moj të të shoh gjerdhanë
Fustan në kërcof të larë
Qëndisur gajtan, gajtanë.
Ose:
Dullamani i verdhë dillë
Prerë e qepur në Janinë
Ose:
Feride, moj Feride
Tuman kuqe kadife.
Në këngë të tjera gjejmë vargje të cilat na informojnë edhe për  shumë elemente veshjesh për burra dhe për si dhe për aspekte të tjera të jetës së përditshme. Konkretisht në këto vargje përmenden pjesë veshjesh për burra veçanërisht fustanella është ngado e pranishme.

Tags: , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.