Rreth Artikullit

Autori

TRADHETIA ARVANITO-SULIOTE NE EPIKEN DHE KENGET POPULLORE CAME

SHKRUAN ABEDIN RAKIPI

Ne epiken dhe kenget popullore çame shfaqet qarte lufta dhe sakrificat qe çamet dhe shqiptaret e tjere kane bere kunder armatave arvanito-greke. Boçari gjate revolucionit grek i bente thirrje çameve te krishtere te Parges me keto fjale: “Pargarite! Gjarpri u shtyp me kryqin. Flamuri i shenjte me kryq valevitet kudo mbi anedetin e Epirit.” Ndersa arvaniti Theodhori Griva qe se bashku me arvanitin tjeter Gjergj Karaiskaqin masakruan fshatra te tera çamesh ne emer te kryqit dhe Greqise se Madhe, erdhi ne çameri me moton: “Përpara me kryqin në njërën dorë dhe në tjetrën thikën” dhe pasi u versul neper Çamerine Lindore dhe e perzhiti ate deri ne rrjedhen e Kalamait. Fshatra çame muslimane si Forteza, Koriqani, Luzeci, etj thuajse u zhduken fare. Ndersa Noti Boçari kur zbriti nga malet e Sulit per te sulmuar forcat shqiptare te Omer Vrionit nga Berati u derdh mbi to me kushtrimin “Krishti u ngjall”. Perballe ketyre fanatikeve kryqtare kombmohues dhe te tjetersuar ne greke ju doli djaleria dhe trimeria çame shqiptare dhe i kthehu andej nga kishin ardhur nga pllajat e Morese qe dikur shqiptare tashme ishte kthyer ne greke te emer te ideologjise ortodokse. Jane pra keto luftra dhe ky heroizem i çameve shqiptare kunder tradhetareve kombmohues ne emer te Kishes qe populli çam i ka perjetesuar ne kenge epike popullore. Jane keto fakte historike dhe keto kenge popullore qe Sulioti Arben Llalla dhe grekomanet e tjere ja fshehin popullit shqiptar, dhe ne veçanti atij çam, por folklori çam i ka salduar ne memorien e çdo plaku çam keto kenge qe po ju a sjellim me poshte. Keto kenge jane shkeputur nga libri “Bilbila dhe thelleza çame” te folkloristit çam Ibrahim hoxhes.

O SHOKË E SHOQËRI (102)
(82)
O shokë e shoqëri,
do t'u them një llahtari,
e paç me këta di si,
kle Moskovi sebepli.(1)
5 Rrëmbeu kriqin e dolli,
këtej Tunës(2) ordhit' hodhi,
i hodhi e i vërviti,
kaurët në këm' i ngriti,
nga Tuna njam ne Gjiriti.
10 U ngre Llaka,(3) u ngre Suli,
kallaxhitë nga Baburi.(4)
Llakë, Sul e Dumeqe,(5)
zunë besë me More.
Jallah gjarpri që i zuri,
15 kaha Sulejman Behluli,
gjith' skllev' e skllava i zuri,
të tërë në kordh' i vuri.
Vate hëna një mazdrak,(6)
luan hëna me bajrak,(7)
20 bën fanua(8) në Sanxhak,
me Moskovin ram në gjak.
Ram në gjak me shqehërinë,
Karadakun e Serbinë,
na kërkojnë Shqipërinë,
25 raje, çiflik të na binë.
Rrahu teli për Janinë:
Llakat e Sulit u ngrinë,
u gënjien, u fëllijnë,
janë lidhur me Gërqinë,
30 ran' e zunë Çamërinë.
Zunë mesn' e vilajetit,
Fanarin(8) e bregn' e detit.(9)(10)
1) Shkaktar.
2) Lumi Danub.
3) Pellgu a lugina nga Lumi i Zi në veri e deri në Lurë(në jug).
4)) i madh në malësinë lindore të Filatit.
5) Thesalia.
6) Hosten.
7) U duk, u shfaq.
8) Krahina gjatë Lumit të Zi.
9) Anëdeti nga Preveza e deri në fshatskelën: Spllanxë a Spllancë.
10) Ne kete kenge popullore çame tregohet sesi me nxitjen dhe ndihmen e Rusise u ngriten te tere popujt ortodokse te Ballkanit me kryqin ne dore per te fituar mbi myslimanet. Siç tregohet edhe ne vargjet e mesiperme Karadagu(Mali i Zi), , Greqia u ngriten ne kembe, por bashke me ta u ngriten ne kembe edhe Suliotet dhe arvanitet qe u bashkuan me grekun dhe zune te pushtojne çamerine. Vargjet Llakat e Sulit u ngrine, u gënjien, u fëllijnë, janë lidhur me Gërqinë, ran' e zunë Çamërinë tregojne tradhetine qe Suliotet i bene çameve duke u bashkuar me ushtrite greke per pushtimin e çamerise ne emer te kryqit. Per fakte te tilla siç e tregon edhe kjo kenge popullore çame Suliotet dhe Arvanitet jane dhe mbeten tradhetare te turpshem te kombit shqiptar.

TAFILI ME TË VËLLANË (76)
(52)
Tafili(1) me të vëllanë,
me Zejnel Gjolekë lamnë
u vërvin' e dojnë fshanë;
e përvëluan Milenë,(2)
5 se duaj të sill Morenë.
Morait' pllajeve mbenë,(3)
ca u vranë, ca u therë.
O Tafil, o Tafil palla,
keshe marr' urat nga nana.
1) Tafil Buzi.
2) Fshat në qafën malore mbi urën e Bogazit(Konispol). Më 1854 armata greke e komanduar nga gjeneral Thodhori Griva -shqiptar nga Narta, po i tjetërsuar në grek- mësyu Çamërinë Lindore. Të nxitur nga priftërinjtë, shqiptarët e krishterë të disa fshatrave kryengritën në përkrahje të armatës greke, po e pësuan.
3) Moraitet ishin arvanitet e Morese qe perbenin pjesen derrmuese te armates se Theodhori Grives.

ERDHI KARTË NGA MECOVA (83)
(59)
5 Erdhi kartë nga Mecova,
bën dufeq Mahmut bej Vlora,
në male pa tretur bora,
e mblodhi Grivën sa dora.(1)
10 Griva me tre kapetanë,
Papakostës bes' i dhanë,
ne klisha u ngren' e vanë,
të tre djelt' e ti u vranë.
Hormova me Jorgaq Janë
15 bashk' me Dhimo Bajraktarë,
shkelën kriqin(2) edhe thanë:
“Jurush, të marrim kalanë,
Mecovës t'i vëmë zjarrë!”(3)
1) Grusht, e shtrydhi.
2) U betuan mbi kryq, më e pashkelshme e të krishterëve.
3) Behet fjale per armaten greko-arvanite te drejtuar nga arvanitet Griva dhe Karaiskaqi qe dogjen dhe shkaterruan çamerine lindore ne vitin 1854. Motoja me te cilen Griva drejtoi armaten ishte “PERPARA ME KRYQIN NE NJE DORE DHE NE TJETREN THIKEN”. Ai me dhjetera fshatra muslimane te çamerise ne emer te kryqit dhe te Greqise. Perballe tij luftoi babai i ISMAIL QEMALIT, Mahmud bej Vlora.

GJËMON TOPI NGA BEDENI (84)
(60)
Gjëmon topi nga bedeni,
drridhet vëndi, Junan qeni.
Mun si qeni aluriti,
kokën në mejdan s'e qiti.
5 O Junan, o Junan-e,
të mbllitin muhasere,
pa rizak, pa xhephane,
kriqelitë ku i ke?(1)
Junan, të erdhi mandata,
10 s'të zuri as dit', as nata,
flakë ta dhezën nga prapa,
sa e lëshove në vraka.
Grivën me taborë shumë,
me evzonë, me kam-kumë(2)
15 e një çikë ngas(3)të zunë,
gjismët t'i mbinë në lumë.(4)
1) Shtetet e krishtere përkrahëse.
3) Bredharakë që lehin andej-këndej për të gjetur ndonjë thelë.
3) Gati, për pak.
4) Lumenjtë Aráht dhe Piné. Ushtarët greko-arvanite dhe andartët që luftonin së toku me ta në Mecovë e në malësitë

MBI JUNAN U HOTH I PARI (42)
(16)
Mbi Junan u hoth i pari
ki Çelo(1) Mehmet Picari,
zdrigji stratigón' nga kali,
si larash(2) që vjen nga mali.
5 Primë, qirje stratigo,
në je burr' atje qëndro,
vet-hen mos e tërpëro,
do lëftojmë domosdo,
daç me pall', daç me horó,(3)
10 që këtu njaam n'Epahto”(4)
Çelua me çepe të glatë
huxhùm(5) me katër bajrakë
dhezi vëndin zjarr e flakë,
15 destur(6) që të vi në Nartë.
O Çelo Mehmet Picari,
sh'të li palla, ta diq strralli!(7)
1) Emri i tij i vërtetë ishte Xhelo (Xhelal apo Xheladin). Shndërrimi i xh-së në ç ndodhur për shkak të shqiptimit kështu nga grekërit dhe nga turqit.
2) Zog grabitqar pak më i vogël se shkaba, por shumë më i fuqishëm. Gjatë fluturimeve të tij pingule, vjeshtrave rrëmben sidomos shelegët e turllosur nga helmimi prej barit me vesë.
3) Këtu, kopaçe, njëlloj topuzi.
4) Qytet në gjirin e Patrës. Nafpaht.
5) Sulm, sipër.
6) Vendim. Ja fitore, ja vdekje.
7) Duket se është fjala për ngjarjet e vitit 1854 kundër gjeneralit Arvanit Thodhori Grivës, i cili duke përfituar nga mungesa e ballit të djalërisë çame në luftimet kundër Cariatit Rus në Krime, zbriti befas në anëdetin e Nartës dhe të Prevezës dhe mundi të arrinte deri në kufirin krahinor çamo-lab: Muzinë, Butrint etj. Çelua në krye te venddashësve kurveleshas bashkë dhe me të tjerë luftëtarë shqiptarë zbritën në ndihmë të luftëtarëve çamë.
6) Çfarë shpëtonte nga palla, e asgjesonte pushka dhe koburja.

KALAJA NË GËRRÇ N'ATHINË (45)
(19)
Kalaja në gërrç, n' Athinë,
ç'e rrethosnë njëzet milë
qark e qark, po s'munt të hinë,
lëfton Gurra me të nimnë,(1)
5 dërgon Gurra për imdat2)
Ku je, mor Karaiskáq,(3)
se më bëri Çelua çark, .(4)
më vjen me taborrë lart(5)
1) Nipin, Gurra një nga krerët arvanitë.qe luftoi kunder çameve te Çelo Picarit qe dhane jeten per te shuar kryengritjen greko-arvanite.
2) Ndihmë.
3) Ishte prej Nartës. Shërbeu në Oborrin e Ali Pashajt e pastaj u bë një nga krerët e “kryengritjes greke”. marrjes së drejtimit të kryengritjes prej tij, kryngritja ishte në të shuar. Ky e rigjallëroi sepse pasi braktisi Aliun pas komplotit te madh qe Suliotet i bene atij, ai kaloi ne anen greke duke luftuar per fitoren e kryqit mbi gjysmehenen. Ai gjithashtu sebashku me Theodhori Griven drejtoi armaten greko-arvanite qe ne vitin 1854 perzhiti dhe masakroi pjesen derrmuese te fshatrave muslimane te Çamerise Lindore.
4)Behet fjale per Çelo Picarin i cili ne rini te moshes bashke me luftetaret e tjere çame i bene balle kryengritjes greke qe drejtohej nga arvanito-suliotet. Çelo Picari ka drejtuar gjithashtu luftetaret çamo-labe ne vitin 1854 kunder gjeneralit Arvanit ne sherbim te Greqise Theodhori Griva i cili ne krye te nje armate greko-arnavite perzhiti gjithe Çamerine.
5) Kjo këngë u kushtohet ngjarjeve të viteve 1822-1823.

DHAN' E DHANË DOT S'U NGJINË (46)
(20)
Kalaja në gërrç n'Athinë,
dhan' e dhanë, dot s'u ngjinë,
ki Çelo Picari inë,
ç'e batërrdisi qafirë,
5 të vrarët bien me milë.
Zun' qafirët blegërinë:
Nuk e presim(1) dot Xhelilë,(2)
trimat e ti na përpinë.
1) S'e ndalojmë dot, s'e përballojmë dot.
2) Xhelil Mehmet Picari(Çelo Picari)

KUSH U HOTH “HOPA” N'ATHINË (47)
(21)
Kush u hoth “hopa” n'Athinë?(1)
Ki Çelo Picari inë,
me Muhtar Bej Qafëzinë,
bashkë e mblodhë ordhinë,
5 zunë skllevërit me milë;
dizet milë skllevër zunë,
peshqesh vezirit(2) ia shpunë.
U nisën për në shtëpi
me njëqint mushka flori,
10 pas u erdhi bujurdi3)
Ktheu, Çelo përsëri,
se na mbloi kauri!(4)
1) Është fjala për ngjarje të kohës së kryengritjes së pavarësisë në Greqi. Ndersa shqiptaret muslimane te çamerise luftuan kunder kesaj kryengritjeje greke dhe antishqiptare, arvanitet dhe suliotet luftuan kunder shqiptareve muslimane per Greqine.
2) Këtu, Ministër i Luftës dhe kryekomandant i trupave rrethuese, Mehmet Reshit Pashai qe ishte shqiptar.
3) Urdhër, komandë, qarkore.
4) Thirrjen ja ben populli Çelo Picarit ne vitin 1854 kur gjenerali arvanit ne sherbim te Greqise Theodhori Griva perzhiti çamerine lindore, dhe masakroi fshatra te tera çamesh. Çelo Picari siç tregohet edhe ne nje foto shkoi deri ne parlamentin grek dhe hyri atje brenda i veshur me fustanelle, si per te turperuar arvanito-greket.

NGREU, ÇELO, BËN ZANANË (78)
(54)
Ngreu Çelo, bën zananë,
ngjesh pisqoll' e jataganë,
të biç dufeq me Junanë!
Kapetan Griva ka dalë,
5 mbushi vëndin me andarë,(1)
zuri fshatërat me radhë,
u mori shpirtin e mallë.
Griva vet me vllezëri,
bëri vëndin paspurdhi,(2)
10 e bëri shkrrum edhe hi,
nekdo gjëmë, nekdo zi.
Ç'e bëtë Çelo Mehmenë,(3)
që të dal' siç kish adenë?!
Del, ore Çelo Mehmeti,
15 se këtu u bë gazepi,
dolli Junani nga deti,
na përrvëloi laneti!
Kur u derth Çelo Picari,
si purtek' u drroth Junani,
20 në More la vramn' i pari,
Grivë derri, kacidhjari.(4)
1) Komitë(grekë).
2) Fëlliqi, qelbi. Lesh e li.
3) Çelo Mehmet Picari. Emri i tij i vërtetë ishte Xhelo; po, ngaqë Ç-ja në turqisht lexohet Xh, ndodhi edhe shqiptimi nga Xhelo, në Çelo.
4) Qeros.

TË XHUMA MË TË XHUMA (80)
(56)
Të xhuma më të xhuma,
nglau(1) e shkrreta hata,
mulla Qemali u vra,
në Nartë, në këshëlla,
5 nek hidhej si ezhdërha.
Mulla Qemal Bejdeshati,
u bë ç'ish shkruarfati,
se të kish ardhur sahati.
U vërvit Qemal shehiti,(2)
10 kordh`e jatagan ç'i qiti,
“ileri”(3) fajkoj bërrtiti,
Grivën gjisej çorroditi,
sa mori ibrret(4) jeziti,
“rahmë-rahmë” ulëriti.
15 Junan, ç'kërkonje në Lurë,
s'të kish shkelur këma kurrë,
e pagove me lëkurë.
1) Ngjau.
2) Dëshmor. Mulla Qemal Bejdeshati, mirallaj(kolonel) në rast lufte; u vra në ballin e allajt(regjimentit) që komandonte, kur po sulmonte për të hyrë në kalanë e Nartës, të rrethuar nga gjeneral Griva më 1854.
3) Përpara, sulm!
4) Shëmbull, mësim. Këtu, tmerr, llahtarë.

O JU PAMPORË QË SHKONI (48)
(22)
O ju pamporë që shkoni,
në Hìdhër të më qëndroni,
Bubullimës(1) t'i dërgoni
kartë edhe të m'i thoni:
5 Ç'na gjeti, moj Bubullimë,
vranë atë trimin e mirë,
Mustafa bej Qafëzinë
Nuk e droj dot këtë fjalë,
se s'gjëndet i tili djalë,
isht nga trimat e rrallë.
10 Po të ish akoma gjallë,
burrë e keshinj(3) për te marrë,
të zërë me të një djalë,
që në kordhë të nglit(4) t'anë.(5)

1) Ajo që të huajt e quanin Bubulinë.
2) Po ta dija.
3) Kisha.
4) Ngjiste.
5) Ne kete kenge populli i çamerise i drejtohet me ironi Heroines arvanite qe luftoi per Greqine, Laskarina Bubulines, duke i kerkuar asaj se pse kryengritesit greko-arvanite vrane shqiptarin Mustafa bej Qafeziun, dhe duke vene ne gojen e saj ironikisht fjalet me te bukura per Mustafa beun, dhe si per ta turperuar ate ne fund populli thote me gojen e Bubulines qe po te mos kish vdekur Bubulina do e kish marre per burre.

ZEJNEL HUSA BURR' I BURRIT (79)
(55)
Zejnel Husa(1) burr'i burrit,
i vuri frërin kaurit,
ruajti kalan' e Sulit,
kalan' e Sulit e roi,
5 duaj te mirr arhjigoi,(2)
me kok' të ti e pagoi.
Zejnel Husë, ku më je,
një muaj muhasere,
sose rizak, xhephane,
10 se lëftonje me More,
me More e me Junan,
me dufeqe, jatagan,
mbronje vënt, mbronje vatan.
O Zejnel Husa me derte,
15 me pall' në dorë mbete,
për vatanin tënt ç'u trete.
Zejnel, të penes(3) veziri,
nga dovleti vjen tagdiri,(4)
bres i ardhur nga Misiri.
l) Një nga parësia e Margëllëçit. Me shoqëruesit e tij të asokohe ishte në ruajtje të kalasë së Sulit.
2) Komandanti.
3) Lëvdon.
4) Këtu, vendimi, emërimi, dekretimi.
Është fjala për rrethimin e kalasë së Sulit nga armata e gjeneral arvanit Theodhori Grivës më 1854.

DILI SHIHNI Ç'ASQER' VINË (81)
(57)
Dili shihni ç'asqer' vinë?
Vjen Mahmuti(1) me tri milë,
Mecovës seç ju vërvinë.
Mecov' e zeza Mecovë,
5 vunë zjarrë e të dojnë.
Gjashtëqint shtëpi Mecova,
shtatëqint copë duqanë,(2)
një kullë përtej në anë
e mbushur me kapetanë,
10 ata që vranë Selamnë.(3)
O Selam, kur u vërvite,
pall' e jatagan ç'i qite,
të zëre Grivën për grike,
medet, në gjoks ç'u godite
15 pa vatur mesi i dite!
Ku vall' ish rritur Selami?
Në një brimë, rrëzë mali.(4)
Bir, o bir, Selam Hasani,
sokëllit sa drridhej mali,
20 gjak të këllon' jatagani!
Bir, o bir Selam Behluli,
sokëllit sa drridhej guri!
Gjashtë dit' e gjashtë net,
Selam labi vret e pret.
1) Mahmut bej Vlora, i ati i Ismail Qemalit, komandant epror i luftëtarëve vetëdashës çamër e lebër që shpartalluan më 1854 armatën greko-arvanite të gjeneral Grivës.
2) Në Mecovë kishte më tepër shitore se shtëpi, ngaqë gjëndet në udhën kresore që lidh Thesalinë me Epirin.
2) Selam Hasani nga Velça e Lumit të Vlorës. Nuk e di se përse përmendet edhe me mbiemrin Behlulu.
3) Padyshim që është fjala për gravat(guvat shkëmbore) që gjënden poshtë e mbi fshatin Velçë.
thesprotia nuk është në linjë

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.