Rreth Artikullit

Autori

Suli – nga Sami Frasheri

Është një qyteze e vogël ne krahinen e Camerise ne Shqipëri, 45 km ne jugperendim te Janines, ne një vend malor dhe te fortifikuar prej natyre; banoret prej shqiptare te krishtere. Këta se bashku me popullsine e fshatrave përreth kanë ruajtur te drejtën e mbajtjes se armeve, duke marrë përsipër në rast lufte, detyren për te luftuar ne radhet e ushtrise osmane. Janë njerëz shumë trima dhe te zotet për te ruajtur të drejtat e tyre personale. Ali pashë Tepelena, me qëllim që te shperngulte suliotet nga , dergoi ne vitin 1790 forca kundra tyre por pesoi humbje. Edhe ne vitin 1792 suliotet qendruan burrerisht, por ne vitet 1800 e 1803 u derguan përsëri forca te tjera kundër tyre dhe me në fund popullsia e Sulit nuk mundi t'u ballë dhe u shperngul ne Parge, e cila ne atë kohe gjendej ne dorë te Anglise. Qe ne atë kohe u . Edhe sot nuk ka tjetërveçse një kala te ndertuar prej Ali pashë Tepelenes, e cila është e shkaterruar.

Kur Ali pasha bleu Pargen, suliotet iken se andejmi ne Korfuz dhe me vonë u shperndane andej këtej. Ne revolucionin e fundit grek, kryetaret me trima janë suliotet. Njëherë kur Ali pasha Sulin, ne te gjendeshin vetëm gratë, te për një kohe bënin qendrese, por duke kuptuar se do të detyroheshin te dorezoheshin, te kercenuara nga Tepelenasi, me guxim të madh pranuan te veteflijoheshin. Duke vallezuar ne një shesh që gjendej mbi një shkemb te lartë, te kapura dorë me dorë, u hodhen se bashku ne humnere dhe vdiqen.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.