Rreth Artikullit

Autori

SERENATE ÇAME – Abedin Rakipi

Sot nje serenate une ty po ta kushtoj,
ti je enderr çame sot per ty po kendoj
sa here qe ne endrra te prita ty pafund.
Nje dite tumankuqe, nje tjeter tumanbardhe
nje nate enderr çame , nje tjeter je perralle,
dhe kur ty te prisja te dilje xhamia,
nje here me bonbone, nje here me karamele,
nje here me çokollata, nje tjeter me qershi
Dhe fytyra jote mbushur me nur dhe drite
me kuptonte mua vetem me nje shikim,
dy syte e tu si dy dritare te xhenetit per mua,
sa dua ta shoh veten time ne djepin e syve te tu,
behu ti thesar qe te te mbyll ne zemren time
dhe kur une lundroj ne mjaltin e endrrave te mia
te gjej ty si nje imazh i brishte parajsor,
dhe ne endrren time ulur ne shatervanin e xhamise se Janines
ne lexonim kuran duke thithur eren e trendafilave
ndersa flladi i liqenit ledhatonte endrrat tona,
duke kerkuar kenaqesine e drites se qiejve dhe te tokes
ti syjeshile çame me shami,
une kapedan musliman per çameri.

Sa here qe ne endrra te prita ty pafund
nje dite tumankuqe, nje tjeter tumanbardhe
nje nate enderr çame , nje tjeter je perralle,
dhe kur ty te prisja te dilje nga xhamia
nje here me bonbone, nje here me karamele,
nje here me çokollata, nje tjeter me qershi,

Ne labirinthet e ndjenjave te fala butesine
dhe anijet e shpreses i solla ne brigjet e shpirtit tend,
dhe ti si nje ujevare e perlotur çame
veshur me fustan te bardhe
me jepje uje çamerie me duart e tua.
Me ujin e kristalte te tokes çame
laje syte e tend,
nje ere qe fryn nga Paramithia
te sjell nuse ty,
ne shtepite e bardha te
po te pres une ty.
Sa kenge jane kenduar per ty
ti je çameria ime,
sa endrra jane thurrur me ty
ti je çameria ime.

Sa here qe ne endrra te prita ty pafund
nje dite tumankuqe, nje tjeter tumanbardhe
nje nate enderr çame , nje tjeter je perralle,
dhe kur ty te prisja te dilje nga xhamia
nje here me bonbone, nje here me karamele,
nje here me çokollata, nje tjeter me qershi,

E gjetem njeri tjetrin
per çamerine tone,
nga minareja e bardhe e Janines
sot te them te dua ,
per hir te atij qe bashkon zemrat,
qe lindi ne zemrat tona
historine me te bukur dashurie çame.
Dhe ti vrapoje drejt çamit tend
ne lendinen e bukur çame,
lendina lare me
nga gjysherit e mi dhe te tu,
qe ne te duhemi sot
ne çamerine tone.
Vrapova botes anembane
po si ty vajze nuk pashe
namusqare, lozonjare
Çame e kaluar çame.

Nje dite tumankuqe, nje tjeter tumanbardhe
nje nate enderr çame , nje tjeter je perralle,
dhe kur ty te prisja te dilje nga xhamia
nje here me bonbone, nje here me karamele,
nje here me çokollata, nje tjeter me qershi.

(Kushtuar nuses time çame dhe muslimane Joana Ali )

: ABEDIN RAKIPI

Tags:

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.