Rreth Artikullit

Autori

ROLI I DIJETARËVE MUSLIMANË NË REZISTENCËN SHQIPTARE NË ÇAMËRI

Çamëria, krahina jugore e trevave shqiptare, e merr këtë emër nga
lumi Tiamis, qysh në kohën e fiseve ilire, që sot quhet Kalama, e që
përshkon krahinën mes për mes. Në antikitet, në trevën e Greqisë, ka
banuar fisi ilir i Thesprotëve. Kjo trevë, me një sipërfaqe prej
2400 km katror më 1912, ka pasur një popullsi prej 50000 banorësh.
Çamëria kufizohet në veri me lumin Pavel, në jug me gjirin e
Prevezës, në Lindje me malet e Ajdonatit dhe në perëndim me detin
Jon. Gjuha shqipe që flasin çamët, sipas albanologut danez Pedersen,
është një nga dialektet më të pastra të shqipes. Enciklopedia e
Madhe greke e botuar më 1923, jep këto karakteristika për çamët:
Çamët janë shtatlartë, flokëzinj, të shkathët, luftëtarë, të zgjuar,
krijues, të besës dhe shumë besimtarë në fenë e tyre Islame. Çamët
ishin të shpërndarë edhe në vise të tjera të Greqisë veri –
perëndimore, jashtë kufijve që përmendëm më lartë. Para sundimit
turk, në Çamëri ka sunduar princi Gjin Bue Shpata.

Duke filluar qysh nga fundi i shekulit të XV, popullsia
çame përqafoi masivisht islamizmin. Provë për këtë, është xhamia e
Sulltan Bajazitit, e ndërtuar në qytetin e Parathimisë, që mban
datën 1492. Rreth 80% e popullatës së Çamërisë, më 1912 ishte
muslimane, kurse 20 % mbetën të krishterë ortodoksë.

Çamët përqafuan sektin Sunit dhe Çamëria, ishte e vetmja
trevë e populluar nga shqiptarët, që nuk njohu sekte dhe tarikate të
tjera islamike. Në çdo katund të Çamërisë, kishte hoxhë dhe xhami,
ndërsa në qytetet kryesore, si Filati, Gumenica, Margëlliçi,
Pramithia, Arta dhe Preveza, funksiononin medresetë. Një nga
medresetë më të përmendura, ishte ajo e Parathimisë, e ndërtuar më
1870. Qysh kur çamët, përqafuan islamizmin, presioni greko – sllav,
erdhi duke u rritur në progresion gjeometrik.

Dijetari çam, Haki Hamzai, ishte frymëzuesi i vëllait të tij, Myrte
Hamzait, i cili më 1794, grumbulloi 8000 çamër të armatosur, për t'u
mbrojtur nga agresioni greko – rus. Trupat ruse nën komandën e
admiraleve Orlov dhe Ushakov, mbasi pushtuan Korfuzin dhe ishujt e
Jonit, të nxitur nga kisha greke, u orvatën të pushtonin edhe
Çamërinë. Myrte Hamzai luftoi me heroizëm së bashku me çamët e tij,
duke bërë që të dështonin planet shoviniste të ortodoksizmit ruso –
grek. Për t'u hakmarrë nga disfata e pësuar, admirali rus Ushakov,
pushkatoi në ishullin e Korfuzit, një përfaqësi çame, në gjirin e së
cilës bënte pjesë dijetari Haki Hamzai dhe disa hoxhallarë. Më 1809
u formua “Lidhja Çame”, në të cilën aderuan Ali Formaqi, kreu i
Shqiptarëve të Peloponezit dhe Teodor Kollokotroni (bythëguri),
përfaqësuesi i arvanitasve të Greqisë. Në këtë lidhje, mendimi dhe
fjala e dijetarëve çamë ishte parësore. Kjo Lidhje, zhvilloi disa
beteja, për të mbrojtur të drejtat e popullsisë çame, të marra nëpër
këmbë nga pashallarët dhe nëpunësit e Portës së Lartë.

Më 1850, çamët u ngritën përsëri me në krye Ago Pronjën
nga Paramithia. Familja e Pronjëve ishte një nga familjet më në zë
në trevat çame dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm për mbrojtjen
e identitetit kombëtar për mëse një shekull. Ago Pronja me një forcë
prej 5000 vetash, luftoi kundër andarteve grekë, që kishin filluar
të depërtonin në tokat çame, qysh nga krijimi i shtetit grek më
1829. Kongresi i Berlinit, më 1878 me vendimet e tij të pa drejta,
shtyri aneksimet greke akoma më në veri, duke i dhënë Greqisë disa
nga trojet e Çamërisë, duke përfshirë edhe qytetet e Prevezës dhe të
Artës. Ushtria greke, me të hyrë në këto krahina, dogji dhe rrafshoi
xhamitë, medresetë dhe gjithçka shqiptare dhe islame. Ata vranë
parinë e vendit dhe e detyruan një pjesë të popullatës muslimane
çame, të shpërngulej në pjesën tjetër të Çamërisë, ose në Turqi. Një
rol të rëndësishëm në këtë përiudhë për mbrojtjen e interesave
kombëtare të mbarë shqiptarëve, luajti dijetari i shquar çam Hasan
Tahsin, i lindur më 1811 në katundin Ninat të Konispolit, një ndër
teologët kryesorë të Lidhjes së Prizrenit.

Hasan Tahsini, bëri një punë të palodhur për konsolidimin e Islamit
në trevat çame. Ai hapi me shpenzimet e tij medresenë e Filatit më
1860 dhe rindërtoi shumë xhamira të dëmtuara. Ai ishte i ditur si
Avicena dhe i mprehtë si Dekarti. Feja, atdheu dhe dituria ishin
pasionet e tij për gjithë jetën. Në Stamboll kreu medresenë, kurse
, studioi për 12 vjet, shkencat natyrore. Veprat e këtij
dijetari të madh të kombit shqiptar dhe të fesë islame, u mblohën
dhe u botuan në sajë të kujdesit të nxënësit të tij Nadiri Fevzi.
Një nga kryeveprat e Hasan Tahsinit, “Ilmi Ruh” (Dituria mbi
shpirtin) e përktheu në gjuhën shqipe më 1979, stdiuesi dhe
orientalisti i talentuar, Vexhi Buharaja. Dijetari Hasan Tahsin Çami
ndërroi jetë më 1881. Për nder të kujtimit të tij në qytetin e
Sarandës, është ndërtuar një bust, i cili u dëmtua me turbullirat e
1997, nga grekomanët.

Më 1881 trupat greke pushtuan trevat e Çamërisë së jugut dhe Artën.
Bandat e andartëve, të armatosur nga qeveria greke dhe të frymëzuar
nga kisha ortodokse, ushtruan terror mbi popullsinë çame muslimane.
Në Prevezë dhe rrethinat e saj u masakruan mbi 120 çamër muslimanë,
midis tyre edhe myftiu i Prevezës. Qëllimi i qeverisë greke ishte
largimi i çamëve muslimanë nga trojet e tyre etnike. Për të
përballuar presionin greko – ortodoks, u formua një forcë
vullnetare e përbërë nga çamër muslimanë, nën komandën e trimit
Muharrem Rushiti. Dijetarët dhe hoxhallarët çamë, e ndihmuan Muharem
Rushitin si nga ana financiare ashtu dhe për shtimin e rradhëve të
luftëtarëve të tij. Ai zhvilloi shumë beteja dhe i shkaktoi shumë
humbje grekëve. Muharem Rushiti gjatë periudhës kohore 1870 – 1920 u
plagos pesë herë dhe mori 12 plagë në trup të tij. Me zemër të
plagosur dhe trup të sakatosur, Murahem Rushiti u largua nga Çamëria
e tij e dashur më 1920, në moshën 70 vjeçare i ndjekur këmba –
këmbës nga andartët grekë. Ai u vendos në qytetin e Sarandës ku vdiq
në varfëri të plotë në 1931, në moshën 81 vjeç. Kisha greke edhe të
vdekur nuk e la të qetë këtë mbrojtës të identitetit kombëtar dhe të
islamizmit. Ajo dërgoi njerëz të paguar për t'i prishur varrin.

Që në fillimin e Luftës së Parë Ballkanike, më 1912, ushtria greke
invadoi Çamërinë. Me mijëra çamë, luftuan për mbrojtjen e Janinës
për pesë muaj rrjesht duke bërë heroizma të padëgjuara. Lufta e
Bezhanit, që njihet nga shqiptarët me emrin lufta e “pesë puseve” i
shkaktoi grekëve humbje të rënda. Ushtrinë greke e drejtonte vetë
mbreti i Greqisë Kostandin, i ndihmuar nga një repart special
francez. Në një telegram që i drejtonte myftiu i Filatit, Mehmet
Zeqiraj, Ismail Qemalit më 1 dhjetor 1912 i njoftonte, se e gjithë
Çamëria ishte në agoni dhe i kërkonte ndihma në armë dhe në njerëz.
Në mars të 1913, Janina ra në duart e grekëve. Një terror i
padëgjuar shpërtheu mbi popullsinë muslimane. Shumë familje
muslimane çame u larguan nga Janina të tmerruar duke u vendosur në
trojet shqiptare të papushtuara, ose në Turqi. Vetëm në krahinën e
Parathimisë grekët masakruan 72 krerë të krahinës, midis tyre edhe
myftiun e qytetit, Dalan Prënjasi. U shtuan presionet për ndërrimin
e fesë islame, për ndalimin e festave islame, për ndalimin e
përdorimit të gjuhës shqipe në zyrat e administratës, shtimin e
taksave dhe shumë masa të tjera me pikësynim largimin e popullatës
çame muslimane nga trojet e tyre. Konferenca e fuqive të mëdha në
Londër, më 1913, që u konsakrua me Protokollin e Firences në gusht
të po atij viti, ia dha krahinën e Çamërisë shtetit grek. Brenda
kufirit shqiptar mbetën shtatë katunde çame me kryeqendër
Konispolin. Ky ishte coptimi më radikal që iu bë trevave të
Çamërisë. Pazarllëqet e shtetit grek vazhduan, për shpërnguljen e
çamëve nga trevat e tyre duke nënshkruar marrëveshjen e 14 majit
1914 me shtetin Turk. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, mbi 10000
çamër muslimanë u shpërngulën me forcë në Turqi dhe 1000 familje
çame për t'i shpëtuar persekutimit grek, u vendosën brenda kufirit
shqiptar. Mbas përfundimit të luftës greko – turke u nënshkrua
marrëveshja e Lozanës më 1922, që parashikonte këmbimin e
minoritetit turk në Greqi, me grekët e Azisë së Vogël. Qeveria greke
me paturpësinë më të madhe i quante çamët muslimanë minoritet turk,
duke iu mohuar kështu identitetin kombëtar shqiptar. Çamët refuzuan
të bëhen plaçkë tregu në këtë pazar të ndyrë. Duke hasur në
kundërshtimin energjik të tyre qeveritarët grekë vunë në përdorim
thikën dhe dhrahminë. Të ndjekur me armë dhe me mashtrime,
shpërngulën me lot në sy nga vatrat e tyre rreth 30000 çamër. Ata u
vendosën në Anadoll, e sidomos në krahinën e Izmirit. Çamët, që
mbetën brenda kufijve të mbretërisë greke, iu nënshtruan
represioneve të panumërta. Kjo shtypje mori përmasa të
pakrahasueshme kur më 1936, në krye të shtetit grek u vendos
diktatori Joan Metaksai. Në këtë kohë në Çamëri filloi një proces i
egër helenizmi. Filloi zëvendësimi i emrave të me emra
greke. Kështu p.sh. katundi i Varfaj u quajt Parapetamo, Picari u
quajt Aites, Spadari – Trikos etj. U ndërruan dhe emrat e lumenjve,
fushave, maleve dhe çdo gjë që mbante emra shqip u zëvendësua me
fjalë greke. U ndalua mësimi i fesë islame nëpër mejtepe dhe
medrese. U ndalua komunikimi në gjuhën shqipe në gjykata, në ushtri
dhe në zyrat qeveritare. U vendosën taksa shumë të larta dhe ua
morën një pjesë të pasurisë së patundshme. Nga kisha greke,
predikohej hapur se ata çamër që do të konvertoheshin në orthodhoksë
do gëzonin të gjitha të drejtat dhe do të përjashtoheshin nga
taksat. Çamet i rezistuan edhe kësaj stuhije greke, duke ruajtur
fenë islame, e cila ishte bërë pjesë e identitetit kombëtar të tyre.
Çamët që mbetën ortodoksë u asimiluan nga grekët, humbën identitetin
e tyre shqiptar dhe sot shumë prej tyre janë bërë më grekër se
grekët. Në vitet e sundimit të diktatorit fashist Metaksa, shumë
dijetarë dhe hoxhallarë çamë i kthyen shtëpitë e tyre në vende të
lutjeve dhe të mësimëve të fesë islame. Është për t'u përmendur në
këtë drejtim, nga Paramithia, Muharem Sali Bollati, i cili
edhe pse u kërcënua nga autoritetet greke, nuk hoqi dorë nga
predikimet e fesë islame.

Një tjetër dijetar çam që ia kushtoi gjithë jetën fesë islame dhe
kombit shqiptar është Murat Ferhat Canaj. Studioi për teologji në
Kajro në fillim të shek. XX. Zhvilloi aktivitet të vrullshëm për të
penguar shpërnguljen e çamëve nga trojet e tyre etnike për në Turqi
në periudhën 1923 – 1924, duke u zgjedhur kryetar i një komiteti
shqiptarësh, që vepronte atëherë në Çamëri. Vjen disa herë në
Shqipëri dhe krijon lidhje me kryetarin e ëve shqiptarë
Mid'hat Abdyl Frashëri. Dënohet nga një Gjykatë ushtarake greke më
1936 me vdekje në mungesë. Kur Çamëria çlirohet nga thundra greke,
kthehet në Çamëri dhe zhvillon një aktivitet të ethshëm fetar dhe
kombëtar. I ndjekur nga zervistët grekë, nga Çamëria duke
lënë në flakë shtëpinë dhe gjithë pasurinë e tij. Qeveria komuniste
e Enver Hoxhës e arrestoi për aktivetetin fetar dhe kombëtar të
kryer në Greqi dhe ia dorëzon grekëve, të cilët e dënojnë me burgim
të përjetshëm në burgun e Janinës. Mbasi vuan disa vjet burg në
Greqi, lërohet për arsye sëmundjeje dhe kthehet në Shqipëri. Përsëri
burg dhe internim deri sa vdes më 1953.

Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, qeveria greke e
mori një sërë masash represive kundër popullsisë çame
muslimane. Rreth 2000 të rinj çamër u mobilizuan në repartet e punës
të ushtrisë greke. Ata detyroheshin të bënin një punë prej
skllevërish në hapje llogoresh dhe ndërtime ushtarake. 4000 burra
muslimanë çamë, u internuan në kampet e përqëndrimit të Kretës dhe
të Mitilinit gjatë muajve shtator – tetor të vitit 1940. Rreth 500
prej tyre gjetën vdekjen nga trajtimi mizor i autoriteteve greke.
Një fat tragjik pati myftiu i Filatit, Mehmet Zeqiraj, i lindur në
Filat më 1865 një nga dijetarët më të shquar të trevës së Çamërisë.
Për shumë kohë kishte qenë drejtori i medresesë së Filatit dhe
kryemyftiu i gjithë Çamërisë. Gëzonte një autoritet dhe simpati në
të gjithë popullatën çame. Në moshën 75 vjeçare, në shtator të 1940,
arrestohet nga qeveria greke dhe internohet në kampin Kaqino afër
Pireut. Me urdhër të kryeministrit Metaksa, merret nga kampi dhe
dënohet me vdekje nga një gjykatë ushtarake greke. Pushkatohet
publikisht në Paramithi, më 30 tetor 1940. Gjatë tërheqjes së
ushtrisë greke nga trevat çame edhe në maj të 1941, ushtria greke
vrau rreth 300 çamë dhe grabiti me mijëra kokë bagëti. Largimi i
pushtetit të urryer grek u prit me hare nga popullata muslimane
çame. U la i lirë përdorimi i gjuhës shqipe, u hapën shkollat,
xhamitë dhe medresetë. Çamëria nuk u bashkua me Shqipërinë, por atje
u vendos një administratë ushtarake italiane. Duhet theksuar se
flamuri kombëtar shqiptar në disa qytete çame, u hoq nga pushtuesit
italianë me nxitjen e autoriteteve kolaboracioniste greke.
Hoxhallarët dhe dijetarët çamë ishin të parët që propagandonin për
bashkimin me Shqipërinë dhe ndihmuan për formimin në Filat, të një
force ushtarake çame prej 2000 vetash, nën komandën e Nuri Dinos dhe
Dine Kalos. Kjo forcë, kishte për qëllim mbrojtjen e trevave çame,
por u kufizua vetëm në Filat dhe Gumenicë. Si gjithmonë edhe në këtë
periudhë muslimanët çamë nën mësimet e dijetarëve dhe hoxhallarëve,
treguan një tolerancë për t'u lavdëruar ndaj armiqve të tyre. Në
asnjë rast nga hoxhallarët çamë nuk ka patur thirrje për urrejtje
dhe hakmarrje ndaj ortodoksëve grekë. Në të kundërt, janë strehuar
në shtëpitë e hoxhallarëve çamë, shumë grekë dhe familjet e tyre që
ndiqeshin nga okupatorët. Po kështu janë strehuar në shtëpitë e
muslimanëve çamë me dhjetëra familje hebreje të ikur, nga Janina,
Korfuzi dhe ishujt e Qefalonisë.

Pranvera e lirisë Çame vazhdoi vetëm 3 vjet (1941 –1944). Në fillim
të 1944, forcat shoviniste greke, të udhëhequra nga gjenerali
Napoleon Zerva dhe të armatosura gjer në dhëmbë nga aleatët anglo –
ë, filluan përgatitjet e ethshme për të sulmuar trevat çame.
Forcat e gjeneral Zervës që numëroheshin në 10000 vetë ishin shumica
me prejardhje çamësh shqiptarë, por të helenizuar nga kisha
orthodhokse greke. Edhe vetë gjeneral Zerva, ishte një i tillë. Këto
forca vepronin simbas urdhërave që merrnin nga qeveria greke në
emigrim, me seli në Kajro. Përballë kësaj force agresive ndodheshin
reparte të vogla çame muslimane të armatosura keq dhe të
paorganizuara. Më 27 Qershor 1944, 5000 forcat greke të komanduara
nga vetë gjenerali Zerva, filluan sulmin masiv kundër fshatrave dhe
qyteteve çame. Grekët me bajoneta, çanin barqet e grave shtatzëna
dhe hidhnin në flakë të gjallë fëmijë dhe pleq. U dogjën xhami,
shkolla dhe gjithçka që identifikonte kombësinë shqiptare. Në një
xhami në qytetin e Parathimisë u dogjën të gjallë rreth 40 gra dhe
fëmijë që kishin shkuar atje për të gjetur strehim. U dogj medreseja
e qytetit dhe të gjitha xhamitë në qytet dhe në fshat. Grekët vranë
myftiun e Parathimisë, dijetarin Hasan Efendiun së bashku me
hoxhallarët Mulla Çafaja, Haxhi Shehun dhe hafiz Esat Ademin. Vetëm
në krahinën e Parathimisë dhe Margëllëçit në datën 27 qershor u
vranë 782 veta. Forcat zerviste me thika ndër dhëmbë dhe ura të
ndezura në duar, u vërsulën si ujq të tërbuar, veriut, duke e
kthyer Çamërinë në një tokë të djegur. E vetmja rezistencë e
armatosur u bë në vendin e quajtur Munin, gusht 1944 ku 72 çamë
luftuan heroikisht për 24 orë kundër 5 batalioneve zerviste të
përbërë prej 2500 vetash. Të 72 çamët ranë në fushën e betejës duke
i shkaktuar forcave greke 400 të vrarë dhe 600 të plagosur. Napoleon
Zerva që drejtonte nga një majë kodre, në fund të betejës i deklaroi
korrespondentit të B.B.C. se muslimanët çamë i kishin asgjësuar
lulen e ushtrisë së tij. Masakrat greke vazhduan në Gumenicë dhe
Filat, duke shkaktuar 2400 të vrarë dhe një numër të madh të
plagosurish. 27 Qershori i 1944-ës me vendim të Parlamentit të
Republikës së Shqipërisë, ka hyrë në historinë e Shqipërisë si dita
e genocidit të popullsisë çame. Forcat greke, vazhduan masakrat dhe
plaçkitjet prej 27 qershorit deri më 1 nëntor të 1944-ës. Gjatë
kësaj kohe, ata vranë përveç Hasan Efendiut, myftin e Parathimisë,
edhe Izet Cukarin, myftin e Pargës, Qamil Abazin, myftin e
Margëlliçit dhe shumë hoxhallarë të tjerë. Në katundin Drizë të
Margëlliçit, grekët dogjën të gjallë, hoxhën e fshatit së bashku me
djalin e tij 11-vjeçar. Zervistët dogjën me qindra shtëpi dhe
grabitën krejt gjënë e gjallë, që llogaritet në 400.000 dele, dhi,
lopë dhe mushka. 22.000 çamë të ndjekur nga fërshëllimat e plumbave
me foshnja në duar dhe me një bohçe në krah, hynë në kufirin e
Shqipërisë si muhaxhirë të mjeruar. Ata lanë mbrapa pasurinë e tyre
të vënë gjatë brezave që llogaritet me vlerë, 4 miliardë dollarë.
Shtëpitë, ullishtet, kopshtijet, pyjet dhe zabelet iu dhanë grekëve
dhe vllehëve të shpërngulur nga zona e Gramozit, gjatë luftës
civile 1945 – 1949. Autoritetet greke nuk e ndalën dorën e tyre edhe
ndaj varreve të çamëve muslimanë. Me buldozerë, ata rrafshuan të
gjitha varret, kudo që ishin. Mbi Çamërinë gjatë shekujve, frynë
erërat e ftohta të ortodoksisë greke, por uragani i tmerrshëm i 1944-
ës, i çrrënjosi çamët, nga trojet e tyre etnike. Përgjegjësi
indirekte për këtë genocid, mbajnë edhe fuqitë aleate, të cilët nuk
lëvizën as gishtin. Me qëndrimin e tyre ata inkurajuan shovinistët
grekë, për të kryer masakrën çame. Aktualisht në Çamëri, zyrtarisht
nuk ka mbetur asnjë çam i besimit musliman. Atje mund të gjesh vetëm
ca rrënoja të xhamive dhe medreseve, që kanë ekzistuar para vitit
1945.

Qeveria diktatoriale komuniste e Shqipërisë, i la në mëshirën e
fatit çamët e ardhur nga Greqia dhe nuk bëri asnjë përpjekje, për
t'iu siguruar strehim, bukë dhe punë. Me forcat e veta dhe me
përkrahjen e popullsisë shqiptare, ata u vendosën në zonën e
Shqipërisë së Mesme, sidomos në Vlorë, Durrës dhe Tiranë. Çamët,
shikoheshin me dyshim nga qeveria e Tiranës dhe trajtoheshin si
qytetarë të dorës së dytë. Më 1948, qeveria komuniste e Tiranës
urdhëroi mobilizimin e disa qindrave çamëve, për të dërguar në Greqi
që të luftonin në radhët e komunistëve grekë. Çamët refuzuan me
këmbëngulje dhe s'pranuan të bëheshin mish për top, për interesat
komuniste. Mbi 1000 çamë u arrestuan dhe u dërguan në kampin e
përqëndrimit, ne Lozhan. Nga trajtimi çnjerëzor, vdiqën rreth 80
vetë. Persekutimi i çamëve në Republikën e Shqipërisë, vazhdoi gjer
më 1991. Me qindra çamë u pushkatuan dhe u dënuan me burgime të
rënda. Sot në Republikën e Shqipërisë, jetojnë rreth 150000 çamë.
Ata janë nga muslimanët më të devotshëm, midis popullatës shqiptare.
Në Shqipërinë e Jugut dhe të mesme, shumë hoxhallarë janë me
origjinë nga trevat e Çamërisë. Historia e Çamërisë është historia
më e trishtuar e trevave të kombit shqiptar. Kjo histori, është
trajtuar nga ë dhe publicistë jo vetëm shqiptarë por edhe
grekë. Historiani arvanitas, Aristidh Kola, në librin e
tij “Shqipëtarët e Greqisë” dënon denocidin grek ndaj çamëve
muslimanë dhe thotë se çamët kanë lënë gjurmë të thella në kulturën
greke. Historiani grek, Niko Zenga, në librin e tij “Imperalizmi
Englez dhe rezistenca greke 1940 – 1945” ndër të tjera shkruan: “Të
na vijë turp para historisë dhe të fshehim fytyrën me duart tona,
për aktet e shëmtuara që janë kryer ndaj popullsisë çame”. I gjithë
kombi shqiptar është i obliguar për zgjidhjen e problemit çam, që
sot është i ezauruar si nga qeveria greke, ashtu dhe nga fuqitë e
mëdha botërore. Nuk duhet harruar kurrë tragjedia çame dhe trevat
shqiptare të aneksuara nga shovinisët grekë.

Shënim.

Në këtë studim, është shfrytëzuar artikulli i Sali
Bollatit “Vështrim i shkurtër historik mbi trevën e Çamërisë”
botuar në gazetën “Iliria” të New Yorkut më 1998 dhe janë
intervistuar nga autori me qindra çamë, dëshmitarë okularë të
masakrave greke

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.