Rreth Artikullit

Autori

Pyesni çamët t’ju rrëfejnë se kush jane grekët

 

Nuk janë as të parat dhe as të fundit ato çfarë thonë grekët për shqiptarët dhe aq më tepër edhe për . Janë po ata grekë, që bënë megaloidhenë, janë po ata që helmuan mësuesit e Rilindjes, janë po ata që zhdukën edhe gjeneral Telinin, janë po ata që më 1913 filluan pa kthim ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe që e përfunduan atë pas 27 qershorit 1944, janë po ata që rrëfen vetë ideologu i madh, Faik Konica në pamfletin e tij “Ju rrëfej grekët”, në portretizimin e grekut Thanas që çdo mëngjes në Janinë kërkonte të kënaqej kur t'i çonin një shportë me sy shqiptarësh të vrarë. I provuan dhe vazhdojnë t'i provojnë bëmat greke edhe refugjatët shqiptarë në këto 20 vjetët e fundit. Ndërsa për kombin turk, ushtarakët e lartë grekë rriten me mesazhin e pandryshuar për rreth 80 vjet: mos e harroni katastrofën e mikrasias, katastrofa që i shkaktoi Qemal Ataturku,Ushtrisë greke që kërkoi të pushtonte këtë vend. Janë këto mesazhe që rikthehen të frikshme për atë çfarë ka provuar kombi shqiptar nga grekokriminalistika e modelit Napoleon Zerva me andartët e tij të lindur dhe rritur me urrejtjen antishqiptare. Është ky moment që na bën të themi se duhen pyetur çamët që t'ju rrëfejnë grekët. Por më shumë se kaq, duhen besuar çamët se çfarë krimesh, çfarë barbarish, çfarë gjenocidi shtetëror ka ushtruar Greqia dhe grekomania ndaj emrit dhe të qenurit shqiptar. Është ky fakt që na bën të citojmë shprehje që përdoren nga pleqtë dhe plakat tona në tërë Shqipërinë: ç'ke biro që vrapon kështu, sikur të ndjek greku prapa, çka është një dëshmi e bëmave që kanë kryer grekët, andartët dhe antishqiptarët me uniformat e Greqisë dhe nën monitorimin e shtetit grek, që gjithnjë ka heshtur para veprave kriminale që bënin ata që rikthehen tashmë përsëri në skenën e opinionit botëror.Në cilësinë e një njeriu që jo pak shkrime dhe komente kam bërë në lidhje me këtë çështje, jam i detyruar të them se asgjë nga këto që thuhen apo se gjoja shqetësohen zyrtarë grekë, se ata marrin masa apo gjoja dënojnë fajtorët, nuk është e vërtetë. Çdo frymëzim kryhet nën ombrellën e shtetit dhe kishës greke, që gjithnjë tregon dhëmbët për interesat e tyre. Nuk është vetëm Vorio-Epiri që trumbetohet shpesh e më shpesh nga falangat greke, por është një strategji dhe taktikë greke që ka shtrirë tentakulat e saj kanceroze në trupin shqiptar përmes PBDNJ dhe Kishës së Janullatosit. Është i njëjti Janullatos që gjithnjë hesht dhe nuk prononcohet për këto shpërthime raciste greke, që nuk ka folur asnjëherë kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos, që gjithsesi gjen kohë të flasë për çështje ndërkombëtare si ajo kundër Kosovës në Moskë para disa vjetësh.Në këtë realitet, edhe tendenca për të bërë të përbashkët historinë e Shqipërisë me atë të Greqisë, është një provokim tjetër që i bëhet shtetit shqiptar që gjithsesi hesht, sikur ka frikë nga ndonjë gjenocid që po vazhdon sipas porosive të geixhopolitikës që është edhe frymëzuesi i tyre, fatkeqësisht me petk amerikan edhe përmes veprës së tij “eleni që është hapur një akuzë antishqiptare.Nuk e di përse ka kaq shumë heshtje, por di të them se heshtja ndaj bëmave greke ka brenda saj gjellën që gatuajnë njerëzit e blerë të Greqisë në çdo sektor të jetës shqiptare. Himara, ngritja e pavend e të drejtave të minoritetit grek, bërbëlitjet e vangjelduleve kudo dhe për çdo gjë e të tjera si këto janë kambana se Greqia punon dhe nuk rri të dëgjojë protesta apo mospranime të Shqipërisë. Edhe heshtja e ndërkombëtarëve europianë ndaj një vendi anëtar në Bashkimin Europian e në NATO, janë një provokim tjetër për shqiptarët e pambrojtur nga parzmorja e të drejtave të njeriut. E çuditshme është heshtja e akademikëve, e profesorëve të historisë, e politikanëve dhe diplomatëve, pa aq sa edhe e njerëzve të medias që vetëm japin konstatimet dhe nuk i kanë dhënë hapësirën e duhur mendjeve të respektuara të kombit shqiptar, që në çdo kohë mbrojnë identitetin dhe dinjitetin shqiptar.Ajo që duhet të theksohet në mënyrë të veçantë, është dukuria se marrëdhëniet shqiptaro-greke në këto 19 vjetët e fundit, kanë diktuar një fenomen tipik ekspansionist të një shteti ndaj një shteti tjetër. Shteti që e ka diktuar këtë lloj ekspansioni në rastin me Shqipërinë është Greqia, fqinji shekullor në Ballkan. Qeveritë e njëpasnjëshme greke kanë zbatuar me përpikëri, programe të helenizimit përmes parimit: çdo ortodoks është një grek. Në këto 19 vjet, Greqia është munduar të fitojë kohën e humbur gjatë diktaturës dhe ka implementuar në një shkallë cilësore të gjitha politikat e shtrirjes së çdo interesi në favor të saj.

Që prej përfundimit të gjenocidit antishqiptar në Çamëri, në vitet 1944-1945, Greqia ishte prezente në këtë vend përmes filogrekëve të infiltruar në të gjithë strukturën e partisë-shtet. Ata gjithnjë punonin për Eladhën, por duke mos shprehur tendenca të hapura. U desh përmbysja e diktaturës, që të risillte në skenë fuqinë e megalidhesë, si një nga programet më jetëgjatë antishqiptare.Por edhe ardhja e eksarkut Anastas Janullatos, si një kryepeshkop në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, i hapi rrugën një ekspansioni në shumë drejtime të tentakulave helenizuese në jetën e shqiptarëve. Kishat shqiptare, përveç asaj të Shën Marisë në Elbasan, flasin, veprojnë dhe mendojnë greqisht, se priftërinjtë e tyre janë shpirtëzuar në Greqi, duke shkelur parimet e statutit të kokash 1922. Rezultati i fundit ishte edhe mazhoranca me greqishtfolës në Senatin e kësaj kishe, si një vepër me dorë të lirë janullatusiane.Nga ana tjetër, përmes një sistemi shkollash, kudo, jo vetëm në Dropull, ku vërtet ka minoritet, synohet që të shtrihet një dorë e zezë greke në përgatitjen e një grupimi nxënësish si prapavijë helenizuese. Ngritja së fundi e Kolegjit Greko-Shqiptar me emrin e një renegati si Arsakieo (Arsaqos) në afërsi të Saukut në Tiranë, po zbaton idenë e një qarku të mbyllur në vëmendje të interesave greke.Vlen të vë në dukje dhe një fakt se bëma të tilla greke shpërthejnë sa herë në Shqipëri bëhen zgjedhje apo në prag zgjedhjesh, sa herë në Shqipëri opozita socialiste krijon dhe shpik probleme, çka në sinkron janë me pjesën më ekstreme grekofile që paguhet për t'i shërbyer Greqisë. Janë faktet që flasin se drejtuesit e lartë socialistë e ftohin kokën tek Greqia sa herë që kanë probleme, qoftë edhe nga më të thjeshtat.Për të portretizuar këtë shpërthim të racizmit të tipit andartë, po jap një panoramë të rrëfimit të një çami, Xheladin Abdullai, lindur dhe rritur në fshatin Galbaq të Çamërisë, shumë pranë filatit që ka parë me sytë e tij masakrat e andartëve dhe servistëve, për të kuptuar se cilët janë grekët dhe për të besuar më pas se kombi shqiptar duhet të ketë një Kuvend mbarëshqiptar për të mbrojtur shqiptarizmin sipas parimit të rilindësit të madh, Pashko Vasa.Më 5 maj 1944, në mal të Sidherit, te lisi i Dalanit në Çamëri, u bë një mbledhje e fshehtë e të gjithë dashamirësve dhe besnikëve të Zervës (Napoleon Zervës). Ai kishte fjetur në darkë te Sotir Pandua dhe të nesërmen në mëngjes erdhi në mbledhje, ku kishin ardhur të gjithë të lajmëruarit. Kishte shumë nga bandat zerviste. Napoleon Zerva filloi të flasë: “elines, ka ardhur koha që t'i shërbejmë çështjes sonë. Këto që do të dëgjoni këtu sot, janë tepër sekret. Nuk duhet t'ua tregoni as grave dhe të afërmve tuaj. Kush do të nxjerrë sekretin, do të dënohet me vdekje. Kemi vendosur që do të sulmohen fshatrat myslimane në një ditë të caktuar dhe me të gjitha forcat. Burrat do t'i shfarosim, ndërsa gratë dhe fëmijët do t'i përzëmë nga ky vend që i takon Elladhës. Kjo punë do të bëhet në të katër kazatë, në të njëjtën orë dhe për këtë janë caktuar forcat që do të veprojnë, njëherësh zervistët ditën e parë nuk bënë ndonjë të keqe, – tregon Xheladini. Të nesërmen shkojnë në Spatar dhe në fshatrat e tjera. Grumbulluan të gjithë burrat dhe i shpunë në burg. Në darkë i marrin, i lidhin dorë pas dore dhe i vranë shumicën tek Vanra . Është për t'u theksuar se Avdul Nurçja nga Spatari kishte bërë të mira kudo dhe kurdoherë. Gaq Sholiu, komandanti i zervistëve, mblodhi anëtarët dhe u tha: Avdul Nurçja më ka shpëtuar fëmijët nga thonjtë e gjermanit. Ai vuri veten në për këtë punë. Ai të vritet i pari. Xheladin Abdullai vazhdon të rrëfejë edhe këtë ngjarje. Vanthia, grua e Spiro Evgjitit, që i binte daulles në fshatin tonë në Galbaq në kohën e Ramazanit më tregoi një ngjarje kur unë u ktheva nga Konispoli: Këtu pranë, – dhe më tregoi vendin ajo, – është vrarë një familje e tërë 9 ose 10 vetë. Kishte mbetur gjallë një fëmijë i vogël që ishte pak më shumë se 1 vjeç. Ai kërkonte të pinte sisë nga gjiri i së ëmës që kishte vdekur. Një nga zervistët tha se na ka shpëtuar gjallë një kulish mysliman dhe u bë gati ta vriste. Një shoku i tij i tha të mos e bëjë këtë. Unë s'kam fëmijë dhe do ta marr ta rris. Me lutjet e tij për të mos e vrarë, zervisti i parë nuk e dëgjoi dhe e vrau. Këtë ngjarje e kam parë me sytë e mi. Tre herë pushka nuk i ndezi. Ai e theri me thikë – përfundoi me lot rrëfimin e saj Vanthia.Ky ishte sinjali i parë për kasaphanën që u bë atë natë dhe që vazhdoi më pas me të gjithë forcën e kriminelëve grekë, që kurrsesi s'mund të shlyhen nga e një populli dhe një kombi, nëse me të vërtetë do që ato të mos përsëriten më tragjikisht. Për këtë duhen pyetur çamët, që t'ju rrëfejnë grekët dhe historitë e tyre antishqiptare. Ata janë të pandryshuar në çdo kohë dhe dinë të përsërisin masakra të pashembullta me çdo mjet, sa herë që frymëzohen nga megalidheja dhe shteti e kisha greke.

Nga: Hyqmet  ZANE

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.