Rreth Artikullit

Autori

Pushtimi i Gumenicës e vrasja e Kristo Pitulit

Pushtimi i Gumenicës nga pushtuesit u shoqërua me veprime barbare. iu vu zjarri dhe dyqanet e të krishterëve, kryesisht të Kristo Pitulit, po shkrumbëzoheshin me ç'kishin brenda. Këto veprime barbare revoltuan elementin e shëndoshë mysliman të fshatit Grikohor e për pasojë, Hizder me disa bashkëfshatarë të tij. si Hamid Mero, Beqiri e dhjetëra të tjera, arritën në qytet duke dhënë alarmin se flaka po përpinte dyqanet e myslimanëve. Komanda italiane dhe Hazis Çami, përballë presionit të çamëve dhe duke mos qenë në gjendje të dallonin se cilët në të vërtetë dyqanet e të krishterëve, urdhëruan të ndalej djegia e qytetit. Falë ndërhyrjes së Hizder Ahmetit, u bë e mundur të shpëtojnë shumë dyqane të pronarëve të krishterë.
Djegia e Gumenicës, u përhap menjëherë në të gjithë Çamërinë dhe sapo Kristo Pituli e mësoi këtë, u nis nga Peshtani për të ardhur në qytet së bashku me nipin e tij, Vasil Pitulin. Pa mbërritur në fshat, Kristua me të nipin, Vasil, arrestohet nga forcat fashiste dhe nga disa elementë çamë, që ishin rekrutuar nga Skënder Çami dhe Hazis Çami dhe me pranga në duar, dërgohet në fshatin Grikohor, që Haziz Çami e kishte kthyer qendër të Komandës Italiane. Si seli e kësaj baze ishte bërë godina e fabrikës së vajit të Ahmet Muhos, një mik i vjetër i Hazis Çamit.
Arrestimi i Kristo Pitulit dhe nipit të tij, Vasil Pituli, u prit me zemërim nga myslimanët shqiptarë në Grikohor. Fill pas këtij lajmi të kobshëm, Hizder Ahmeti me disa bashkëfshatarë të tij, arriti në qendrën e Komandës Italiane dhe i kërkoi Hazis Çamit lirimin e tyre. Përpjekja e tij ishte e kotë dhe pa asnjë shpresë. Në këto rrethana ai mendoi një plan tjetër: ta merrte me lejen e komandës, qoftë edhe për një natë në shtëpi, Kriston me të nipin dhe ta përcillte për në zonat e lira. Hizdar Ahmeti, lidhur me këtë ka pohuar: “Ishin kohëra të vështira. Njerëzit me emër të Çamërisë ishin internuar dhe ndonjëri që kishte mbetur, ishte bërë e mundur falë përpjekjeve të shumta të Kristo Pitulit. Në këtë kohë, në Çamëri ligjin e bënin njerëzit e pandërgjegjshëm”, (Dëshmi, libri “Çamëria”, faqe 141). Edhe në këto situata të rënda, Hizdar Ahmeti tregon se bëri shumë përpjekje tek Haziz Çami për ta marrë Kriston në shtëpinë e tij me leje kthimi, por hasi në kundërshtim të prerë. Më pas Ahmet Muho ndërhyri tek Hazis Çami dhe Hizdra e me leje Kriston për një natë në shtëpinë e tij. Ai, me të arritur në shtëpi, ia tregoi Kristos planin që kishte bërë: ta në drejtim të Peshtanit me njerëzit e vet dhe kur puna të kishte përfunduar plotësisht, të hapte lajmin se Kristua me të nipin ishin arratisur natën pa dijeninë e Hizdar Ahmetit.
Kristo Pituli e dëgjoi me vëmendje planin që kishte bërë miku i tij mysliman për ta shpëtuar dhe pasi e falënderoi me përzemërsi e mirënjohje, i tha Hizdar Ahmetit: “Hizdar, je agai i Grikohorit, një njeri me emër në të gjithë kazanë, i njohur për nder e besë. Unë kurrë nuk do të pranoj që ty të krijoj vështirësi e telashe me këta që na kanë zënë derën…Unë do të kthehem atje ku më more. Nuk kam frikë nga vdekja dhe nuk dua të më quajnë frikacak, po të arratisem”, (Arkiva, nga “Çamëria”, po aty).
Kristo Pituli kthehet në qendër të komandës dhe pas disa orësh, më 8 nëntor 1940, ekzekutohet nga Hazis Çami e pasuesit e tij, jashtë fshatit të Grikohorit, pranë bregut të detit. Aktin e shëmtuar të vrasjes së Kristo Pitulit, në shenjë mirënjohje e respekti popullsia çame e shprehu në një këngë, e cila këndohet edhe sot…

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.