Rreth Artikullit

Autori

Preveze – nga Sami Frasheri

Është një qyteze ne skajin jugor te Shqipërisë, në fund te një gadishulli që mbyll anën perendimore te gjiut te Artes, ne bregun verior te grykes që mban te njëjtin emër. Është qendra e sanxhakut me te njëjtin emër, te përfshirë ne vilajetin e si dhe e krahines se Camerise. Ndodhet 92 km ne jugperendim te Janines. Pozicioni i saj shumë i bukur te kujton atë te Stambollit.

Ka 8000 banorë dhe shumë kopshte me portokalle e limone si dhe ullishte. Ne anën nga toka është e mbrojtur nga një kanal, nga deti me dy fortifikata dhe 4 kala, te ndertuara prej Ali pashë Tepelenes. Ne qytet ka dy xhami, njera e ndertuar prej Ali pashë Tepelenes dhe tjetra prej Ahmet aga Dinos. Ka gjithashtu dy teqe, disa tyrbe, një shkolle plotore e disa shkolla fillore, dy shkolla fillore , një për vajza e një për djem, një mulli me avull, një punishte për regjjen e lekures, disa fabrika sapuni e vaji.

Prodhohet një lloj pelhure shumë e preferuar, pambuku e mendafshi e punuar shumë holle, corape e te tjera prodhime.

Ka një liman mjaft te frekuentuar, që bën shumë tregti me skelat e Triestes, Korfuzit, te Greqise dhe te Italise. Ne veri dhe brenda gjiut ka edhe një liman me të madh te quajtur Vati ose me emrin Drin, i cili ka qenë liman i qytetit te lashtë te Nikopolisit.Emri Preveze rrjesh nga emri i qytetit te lashtë te ndertuar prej te famshmit , i cili ka marrë emrin e se vjehrres se tij,

Berenika, e shoqja e Ptolome Lagosit dhe ishte quajtur Berenikia. Ky qytet ndodhej ose ne e Prevezes se sotme ose ne atë te qytetit te Nikopolit. nikopoli, i ndertuar prej Oktavianit dhe germadhat e te cilit duken edhe sot një ore larg ne veri te Prevezes, u shkaterrua nga sulmet e bullgareve dhe te serbeve, kurse Preveza e tanishme u ndertua prej venedikasve;ajo qendroi për shumë kohe ne dorë te francezeve bashke me ishujt e Dodekanezit. Ne 1798, Ali pashë Tepelena e mori qytezen nga francezet me lufte dhe qysh prej asaj kohe ajo bën pjesë ne territorin otoman. Preveza për rendesine ushtarake dhe tregtare i ka

të gjitha mundësitë te perparoje. Sanxhaku i Prevezes. Është me i vogli katër sanxhaket që formojne vilajetin e Janines.Ndodhet ne skajin jugor te Shqipërisë dhe perbehet nga gjysma jugore e krahines se Camerise. Kufizohet nga veriu me sanxhakune Janines, nga lindja me kufrin grek, nga jugu me gjirin e Nartes dhe me gryken e Prevezes, nga perëndimi dhe jugperendimi me detin Jon. Pjesa me e madhe e tokes perbehet nga kodra te uleta, me kullota te bukura, te veshura me portokalle e limona. Megjithëse tokën e ka shumë pjellore, për shkak te helmimit te ajrit nga kenetat dhe te mungesës se popullsise, tokat

kanë mbetur djerr dhe përdoren vetëm si kullota .

Lumi i Nartes rrjedh ne lindje te sanxhakut dhe ndan kufirin me Greqine. Ne tokat e sanxhakut ka edhe dy lumenj te tjerë, njeri është Lorosi që mbledh ujerat që zbresin prej te Olickes, te cilat ndodhen ne sanxhakun e Janines dhe që derdhet ne gjirin e Nartes. Ky lume e kthen ne një kenete fushën që ndodhet midis Nartes dhe Prevezes. Tjetri është lumi Ferari që rrjedh nëpër kazane e Margellicit, buron prej maleve te Sulit pastaj drejtohet nga veriu e duke marrë me vete lumin Vovo, derdhet ne detin Jon. ky është lumi Akeron që mitologjia greke e quante sketerre. Popullsia e tij arrin ne 55.000 banorë,shumica janë myslimane e te tjerët te krishtere e një numer i pakte cifutesh. E gjithë popullsia myslimane dhe shumica e te krishtereve janë shqiptare, përveç te krishtereve te vete qytezes se Prevezes dhe te vendeve kufitare me Greqine, te cilët janë greke. Kazaja perfshin 179 fshatra, 48 xhami e mesxhide, dy medrese, 30 shkolla (fillore kuranike), 220 kisha e manastire,450 dyqane, 50 mullinj e te tjera. Prodhohen drithera të ndryshme dhe me shumicë ullinj, portokalle, limone, vaj ulliri e

pemë te tjera;si sasi e madhe vaj ulliri eksportohet. Ka shumë bageti, dhente e shumta që kullosin veres nder malet e sanxhakut te Janines dimrit zbresin nder kullotat e Prevezes. Klima është e bute dhe e këndshme, rrale bie bore. Sanxhaku ndahet ne 3 kaza e dy nahije si me poshtë:

Kaza nahije fshatra

Preveze 38

Loros Xhemernik 68

Parge 73

Kazaja e Prevezes ndodhet ne skajin jugor te sanxhakut dhe kufizohet nga verilindja me kazane e Lorosit dhe nga veriu me kazane e Margellicit. Megjithëse kazaja ka toka te gjëra më pak banorë, ka vetëm 38 fshatra me një popullsi deri ne 13.000

banorë. Shumica e atyre që banoje ne fshatra janë shqiptare te krishtere. Në këtë kaza gjenden shumica e kullotave dhe e ullishteve te sanxhakut.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.