Rreth Artikullit

Autori

Pozicioni Gjeografik i Camerise

Pozita gjeografike

Çameria shtrihet ne pjesen Veriperendimore te Greqise, me nje sip. prej 10000 km2. Kjo krahine eshte jo vetem nje nga pjeset me pjellore te Greqise, por me pozicionin e saj strategjik, eshte dhe rruga me e shkurter e Greqise per ne Europe. Me portet e saj, Çameria ka qene ne kohera nje nga pjeset vitale te ekonomise greke per shkembimin e mallrave dhe produkteve me perendimin. Fale ketij pozicioni gjeografik, infrastruktures se saj, ajo i ka bere me kohe karshillek Egnatias romake, perfshi ketu perfshi ketu edhe resurset e tjera ekonomike ne bujqesi, apo blegtori qe e kane bere token e Çamerise gjithmone edhe me te lakmueshme nga greket.

Kjo krahine e Shqiperise vetem ne vitin 1912 i eshte aneksuar Greqise, si rezultat i vendimit te Fuqive te Medha, ne te njejten , sesi ato i dhane Kosoven dhe territore te tjera shqiptare Serbise, Maqedonise dhe Malit te Zi.

Etimologjia e fjalës ‘Çamëri'

Fjala çam eshte nje evolim i asaj “t'chiam” dhe perkon me emrin e nje lumi te vjeter qe kalonte permes krahines se Çamerise. Fjala T'chamis haset ne shume harta te vjetra romake dhe helenike, duke na treguar se emri “Chameria” eshte me i vjeter se Epiri dhe eshte perdorur vetem nga popullsi shqiptare nder shekuj. Ajo qe eshte me e rendesishme eshte fakti se, popullsia çame ka nje etnitet, tradite dhe zakone te mirefillta shqiptare.

Krahina e Çamerise  perfshinte 189 qytete dhe fshatra me nje popullsi sipas regjistrimit turk te vitit 1908, 72.000 banore. Nje pjese e madhe e popullsise çame ka qene e lokalizuar ne bregdet dhe shkonte pergjate Gjirit te Prevezes. Nje numer tjeter i madh i qyteteve dhe fshatrave te tyre jane te lokalizuara ne te dy anet e “kalamait”.

Popullsia

Qindra dhe mijera shqiptare nga krahina e Çamerise jane perzene me force nga forcat greke ne vitin 1944 dhe tashme jane rezidente bashke me pasardhesit e tyre ne Shqiperi.

Shume çamer, afer 85 mije, jane perzene ne drejtim te Turqise, ne periudhen mes viteve 1913-44.

Gjate veres se vitit 1944, forcat nazi-fashiste qe jane drejtuar nga Zerva kane goditur mjaft fshatra dhe qytete dhe si rezultat i ketij spastrimi etnik gati 9000 shqiptare jane vrare barbarisht.

Popullsia e Çamerise ishte rreth 93 perqind shqiptare, ndersa pjesa tjeter perbehej nga grupe te tilla si greke, vllehe dhe rome.

Ne shekullin e 19-te, 80 perqind e popullsise shqiptare I perkiste besiimit musliman dhe procesi i konvertimit te tyre ka filluar ne shekullin e 18-te.

Sipas te dhenave historike, pjesa tjeter prej 20% e popullsise çame I perkisnin besimit kristian (ortodokse).

Gjithsesi, agimi i frikshem i Luftes se Pare Boterore e gjeti komunitetin shqiptar te Çamerise, te perbere nga 50 % te besimit musliman dhe 50% te besimit ortodoks.

Pas luftes nje pjese e popullsise muslimane eshte perzene nga forcat speciale greke duke lene ortodoksit dhe gati 13 % muslimane, qe tashme konvertuar ne ortodokse per te mbijetuar.

Sami Frashëri mbi Çamërinë

Tesprotia (Çamëria) Është një nga krahinat që perbenin Epirin e lashte. Krahina e lartpermendur zgjatej nga Ambrakija, pjesa jugore e bregdetit d.m.th. nga gjiri i Nartes deri ne lumin Thijamis d.m.th Kalama. Me një fjalë Tesprotia ishte emri i vjetër i pjeses jugore të Shqipërisë të quajtur Çameri.

Kufizohet nga veriu me Mollosine që perbehet nga sanxhaku i Janines dhe me krahinen e Kaonise që perbehet nga sanzhaku u Gjirokastres d.m.th nga krahina e Laberise,nga jugu me Ambrakine d.m.th. me gjirin e Nartes, nga perndimi me detin Jon.

Kjo krahine laget nga Akeron dhe Kogjin,që bashkohen para derdhjes se tyre ne det.

Keta konsiderohen nga greket e lashte si lumenjte e sketerres,ndërsa lumi Haradros d.m.th. Loros e ndante këtë krahine nga Mollosia.

Qytetet dhe qytezat janë Pandosja, Kasupa, Allaka, Haradra, Himrion, Efina, Vruka e të tjera.

Keto përfshihen midis 80 qyteteve që kryekomandanti romak Pal Emili rrafshoi ne Epir.

Megjithekete ekzistoje germadhat e disave prej tyre. dhe besohet se tempulli i famshem i Dodones ndodhej ne këtë krahine.

Pas kësaj romaket themeluan ne skajin jugor të kësaj krahine një qytet të madh me emrin Nikopolis,gjermadhat e të cilit ekzistojne ne një istme të ngushtë një orë larg ne veri të Prevezes.

Tesprotianet e vjetër i perkasin thjesht popullit pellazg. Ishin të një gjaku dhe kishin të njejten gjuhe me popullin e Kaonise dhe të Mollosise.

Për shumë kohë u qeverisen nga kreret e tyre dhe pastaj për një periudhe u qeverisen ne formën e një republike.

Pas kësaj u pushtuan nga sundimtari i Moloseve, Pirrua dhe me vonë iu aneksuan shtetit maqedonas.

Se bashku me Maqedonine kaluan ne duart e romakeve dhe se fundi pas shkaterrimit të shtetit të Bizantit, ashtu si ne viset e tjera të Shqipërisë edhe ne këto anë u principata të vogla, të cilat u pushtuan ne kohën e sundimit të sulltan Mehmetit II dhe të Bajazitit II dhe i'u aneksuan tokave osmane.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

No comments yet.

Dergoni nje Koment

You must be logged in to post a comment.